Ky vend ndihmon Bosnjën me 10 milionë euro pas përmbytjeve të mëdha

Kroacia do të dërgojë 10 milionë euro ndihmë për zonat e përmbytura në Bosnje dhe Hercegovinë, është vendosur sot në mbledhjen e Qeverisë kroate.

Kjo ndihmë urgjente financiare do t’i dërgohet Këshillit të Ministrave për nevojat e ndihmës së popullsisë në zonat e prekura nga përmbytjet, për të ndihmuar në rivendosjen e infrastrukturës dhe sigurimin e nevojave themelore për viktimat dhe të evakuuarit, njoftoi qeveria kroate.

Qeveria kroate i ngarkoi organet e administratës shtetërore që, në kuadër të kompetencave të tyre, të shqyrtojnë mundësitë dhe të ndërmarrin hapat e duhur për t’i ofruar ndihmë popullatës në zonat e prekura nga përmbytjet, në përputhje me kërkesën për ndihmë ndërkombëtare.

Në njoftim theksohet se Kroacia merr pjesë aktive në dërgimin e ekipeve të shpëtimit dhe pajisjeve për rehabilitimin e terrenit dhe mbetet e gatshme për të gjitha format e tjera të ndihmës.

Ky është shteti që u godit nga një tërmet me magnitudë 5.7

Një tërmet me magnitudë 5.7 ka goditur kryeqytetin e Zelandës së Re, Wellington, ka njoftuar monitoruesi sizmik qeveritar GeoNet.

Deri më tani, raportet fillestare tregojnë se nuk ka të lënduar apo dëme të konsiderueshme.

Bëhet e ditur se tërmeti goditi 25 kilometra në perëndim të Wellingtonit në një thellësi prej 30 kilometrave, shkruan Reuters.

GeoNet tha se më shumë se 37,000 njerëz e kishin ndjerë lëkundjen.

Megjithatë, nuk ka paralajmërim për cunami të mundshëm si rezultat i tërmetit.

Djali i Hashim Thaçit publikon foton emocionuese me gjyshin: Rrëfimet e tij janë gjithmonë inkurajuese

Endrit Thaçi, djali i politikanit të njohur Hashim Thaçi, ka tërhequr vëmendjen e mediave dhe publikut me një postim të veçantë në rrjetet sociale.

Ai ndau një foto me gjyshin e tij, duke shkruar: “Sot me gjyshin muhabet e ecje nëpër oborr. Rrëfimet e tij janë gjithmonë inkurajuese. E shtunë diell në Burojë!”

Ky postim nuk është vetëm një pasqyrim i një momenti të bukur familjar, por gjithashtu një simbol i lidhjeve të forta ndërmjet brezave.

Endriti, duke ndarë këtë përvojë, tregon se si vlerat dhe mësimet e gjyshit të tij janë të rëndësishme për formimin e karakterit të tij.

Shiko foton:

Shkaqet e arrestit kardiak

Shkak i menjëhershëm i arrestit kardiak është në përgjithësi prishja e ritmit normal të zemrës (aritmia), shkaktuar nga probleme të sistemit elektrik të zemrës. Ndryshe nga muskujt e tjerë të trupit të njeriut të cilët kanë lidhjet nervore nga ku marrin stimulin që u duhet për funksionin e tyre, zemra ka stimuluesin e vet elektrik, një grup qelizash të specializuara të quajtura nodi i sinusit.

Nëse ndodh një problem në nodin e sinusit kjo sjell çrregullim të ritmit. Jo të gjitha aritmitë janë malinje, një pjesë e tyre janë serioze dhe mund të çojnë në ndalimin e funksionit të zemrës (arrest kardiak).

Shkaku më i shpeshtë i arrestit kardiak është një aritmi që quhet “Fibrilacioni Ventrikular”, ku impulse elektrike të shpejta dhe të çrregullta bëjnë dhomat e zemrës vetëm të dridhen dhe jo të kryejnë funksionin e tyre të pompimit të gjakut. Ndër shkaqet e tjera janë dhe brakikarditë (ulja e rrahjeve). Në 10% të rasteve këto janë aritmi ku ritmi i zemrës është shumë i ulët.

Sëmundjet kardiake që mund të çojnë në arrest kardiak

Aritmitë që rrezikojnë jetën në përgjithësi ndodhin në personat me probleme kardiake të mëparshme si:

  1. Sëmundja e arterieve koronare
  2. Ataku kardiak ose infarkti i miokardit
  3. Zmadhimi i zemrës
  4. Patologjitë Vaskulare
  5. Sëmundjet e lindura të zemrës
  6. Problemet elektrike të zemrës

Faktorët e rrezikut

Edhe faktorët e rrezikut për sëmundje koronare rrisin gjasat për arrest kardiak.

Ato janë:

• Historia familjare
• Hipertensioni
• Kolesteroli i lartë
• Obeziteti
• Diabeti
• Standardi i jetesës
• Përdorimi i alkoolit

Faktorët të tjerë janë:

• Arrest kardiak i mëparshëm
• Mosha
• Gjinia (meshkujt janë më të prekur)
• Përdorimi i drogave
• Historia familjare me probleme kardiake

Parandalimi

Nuk ka një mënyrë të sigurt për të ditur rrezikun e arrestit kardiak, por ndryshimi i stilit të jetesës, kontrolli i vazhdueshëm te mjeku ulin rrezikun e prekjes nga sëmundjet e zemrës. (Spitaliamerikan.com)

Haradinaj: Tregon shifrat se sa persona e kanë braktisur Kosovën në katër vitet e fundit

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka thënë se mbi 211 mijë persona e kanë braktisur Kosovën në këto katër vitet e fundit.

Haradinaj thotë se qe katër vjet Kosova ka regres ekonomik e assesi progres dhe përkundër kësaj, Qeveria sipas tij, vazhdon me sjelljen e papërgjegjshme.

“Pagat e njëjta, çmimet e larta, perspektiva zero. Qeveria vazhdon sjelljen e papërgjegjshme. Nuk e pranon problemin por e vazhdon mashtrimin se më shumë po kthehen se sa që po shkojnë e të gjithë e dimë se askush nuk po kthehet. Kjo qasje urgjent duhet të ndryshojë!”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.

7 hapat që ju ndihmojnë të largoni fryrjen e barkut!

Fryrja e përditshme është vërtetë e parehatshme. Zakonisht shkaktohet nga mos-shkarkimi normal i ujit ose i gazit që krijon një hapësirë në stomak duke ju dhënë ndjesinë se stomaku juaj është shumë i fryrë.

Nëse kjo gjendje është e përsëritur ju duhet të flisni me mjekun tuaj dhe të siguroheni se nuk është një problem gastrointestinal pasi mund të jeni duke vuajtur nga ulçera ose komplikacione të tjera.

Të tjera shenja më pak të rënda mund t’ju ndihmojnë në një diagnostikim më të qartë siç janë konstipacioni apo kapsllëku ose irritimi i zorrëve.

Por nëse ju jeni të sigurtë se është thjesht një fryrje këto janë 7 hapat që mund t’ju ndihmojnë të ndiheni më mirë:

Shmangni pijet e gazuara
Zëvendësojini me ujë të freskët
Shmangni ushqimet e kripura. Kripa e tepërt mban ujë.
Kufizoni alkoolet që vijnë nga sheqernat siç janë sorbitoli dhe maltiloli që gjenden zakonisht në ushqimet pa sheqer dhe në çamçakëzat me më pak sheqer, pasi mund të përmbajnë gaz dhe mund t’ju përkeqësojnë shqetësimet.
Kufizoni ushqimet që përmbajnë gaz, siç mund të jenë brokoli, lakra e Brukselit, lulelakra, fasulet. Kur t’i hani provoni të merrni një suplement që trupi juaj të mund t’i tresë lehtësisht.
Mos e teproni me sasinë e fibrave në dietën tuaj. Fibrat janë shumë të rëndësishme, por nëse ju konsumoni shumë, atëherë mund t’ju shkaktojnë fryrje. Për të qenë të sigurtë rriteni sasinë e tyre gradualisht dhe konsumoni shumë ujë.
Shmangni vaktet që janë të pasura në karbohidrate dhe yndyrna të tepërta. Zëvendësojini me porcione më të vogla përgjatë ditës dhe ushqehuni çdo 4-5orë.
Përfshini proteinat në çdo vakt në racione të vogla. Proteinat mund të veprojnë si diuretikë të vërtetë dhe t’ju shpëtojnë nga uji i tepërt

Tentim vrasja në Mitrovicë – Zbulohen të dyshuarit

Gjatë ditës u raportua për një incident që ka ndodhur para disa minutave në Mitrovicë, ku një person ka mbetur i plagosur si pasojë e të shtënave me armë zjarri në rrugën “Shemsi Ahmeti”.

Sinjali mëson se personi që u plagos sot është Smajl Hyseni rreth 38-vjeçar i cili mbeti i lënduar nga arma e zjarrit.

38 vjeçari dyshohet se u plagos në të dyja këmbët dhe se rasti ndodhi në dyqanin e autopjesëve “Besi”.

Ai ka kërkuar ndihmë mjekësore në Emergjencën e Spitalit të Mitrovicës, ku edhe po trajtohet.

Ndërkaq, Policia e Kosovës ka bërë të ditur se të dyshuarit tashmë janë identifikuar dhe se ka filluar kërkimin për kapjen e tyre.

 

 

Tutje rasti është cilësuar “Vrasje e rëndë në tentativë”.

Mbyllet para kohe thirrja publike për aplikim për subvencionin për Pajisje Efiçiente për Ngrohje

Ministria e Ekonomisë ka njoftuar qytetarët se aplikimi për thirrjen publike për mbështetje të konsumatorëve familjarë për investimin në pajisje efiçiente për ngrohje, sapo u mbyll.

Mbyllja e parakohshme, është rezultat i pranimit të një numri të mjaftueshëm të aplikimeve për shumën e caktuar për këtë thirrje.

Deri në mbylljen e thirrjes gjithsej kanë aplikuar 13,415 qytetarë.

Pajisjet që do të subvencionohen përfshijnë:

•Pompë Termike: 30% e vlerës investive, deri në 2000.00 €
•Kondicioner/Klimë efiçiente: 40% e vlerës investive, deri në 400.00 €; për prindërit vetushqyes dhe ata në ndihmë sociale (kategoria I & II), 60% e vlerës investive, deri në 550.00 €
•Kalda me Biomasë (dru, pelet dhe briket): 70% e vlerës investive, deri në 1200.00 €
•Stufa Individuale: 70% e vlerës investive, deri në 435.00 €; për prindërit vetushqyes dhe qytetarët në ndihmë sociale, 90% e vlerës investive, deri në 560.00 €.

Komisionet për vlerësimin e aplikacioneve kanë filluar punën e tyre të procesit të verifikimit të aplikacioneve dhe dokumentacionit të nevojshëm. Të gjithë ata që kanë aplikuar do të njoftohen për ecurinë e procesit përmes mjeteve të informimit dhe rrjeteve sociale të Ministrisë së Ekonomisë.

Thirrja publike për mbështetje të konsumatorëve familjarë ka qenë e hapur nga data 12 shtator 2024 dhe ishte planifikuar të përfundojë më 11 tetor 2024.

Subvencionimi i efiçiencës së energjisë mbështetet nga Bashkimi Evropian dhe zbatohet nga Ministria e Ekonomisë.

Çfarë po ndodh në veri, pjestarë të ARF shtaqen te Ura e Ibrit dhe në pjesë tjera

Pjesëtarë të Forcës Reaguese të Aleatëve (ARF) janë parë sot tek Ura e Ibrit dhe në pjesë tjera të veriut të vendit, përcjell Gazeta Express.

Në njoftimin e NATO-së thuhet se ARF është e gatshme që të kontribuojë për stabilitet në gjithë Ballkanin Perëndimorë.

“Sot, oficerët e lartë të Shtabit të Korpusit të Shpejtë të Dislokueshëm të NATO-s në Itali #NRDCITA ishin në veri të Kosovës me personelin e Komandës Rajonale në Lindje të misionit #KFOR të udhëhequr nga #NATO.  Personeli i ARF-së aktualisht është i dislokuar në Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut, deri në mes të tetorit. Ata po kryejnë aktivitete të ndryshme trajnimipër të identifikuar kërkesat për mbështetje logjistike, infrastrukturore dhe operative, në rast të një rritjeje të konsiderueshme të qëndrimit të KFOR-it”, thuhet në njoftim.

Vjen paralajmërimi: Gjërat në Ballkan po nxehen sërish, Rusia dhe Serbia qëndrojnë prapa

 

Mjafton pak shi në Veternik dhe veturat “të fundosen” në ujë

Reshjet e shiut kanë bërë që veturat thuajse të “fundosen” në ujë në Veternik.

Në pamjet që kanë ardhur në adresë të gazetës online Reporteri.net shihet se rruga në këtë pjesë të kryeqytetit është mbushur me ujë dhe për pasojë qarkullimi i veturave është vështirësuar.

Kujtojmë se reshje të mëdha të shiut ka pasur këto dy ditë edhe në rajon, duke shkaktuar vërshime katastrofike në Bosnjë e Hercegovinë, me pasojë edhe në njerëz.

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar sot se Kosova nuk rrezikohet nga vërshimet.