Ballafaqimi në kufi: Ushtarët serbë hyjnë në territorin e Kosovës, banorët përballen me ta

Ushtarë të armatosur të xhandarmërisë serbe kanë shkelur sërish territorin e Kosovës.

Kësaj radhe, incidenti ka ndodhur në fshatin Rakinicë të Podujevës, ku forcat serbe kanë kaluar vijën kufitare, transmeton lajmi.net.

Ky zhvillim vjen pas disa ditësh reagimesh të ashpra nga Presidentja dhe zyrtarë të tjerë të shtetit, lidhur me informacionin e mëparshëm se xhandarmëria kishte hyrë në veri të Kosovës, kishte rrëmbyer një qytetar dhe më pas ishte larguar.

Sot, RTV Dukagjini ka publikuar pamje që dokumentojnë këtë incident, duke shfaqur momentin e ballafaqimit të xhandarmërisë serbe me banorët e zonës në vijën kufitare në Rakinicë./lajmi.net/

Krimi në Golluboc: Historia e konfliktit të të dyshuarit me miqtë e tij, ishte dënuar para dy muajsh
Autori i dyshuar i krimit të dyfishtë në Golluboc të Malishevës, Astrit Isufi, ‘shpëtoi’ me një dënim të lehtë për kërcënimin me jetë të dy miqve të tij, familjarëve të bashkëshortes së tij, në shtator të këtij viti.

Isufi, i arrestuar sot për vrasjen e dy vëllezërve të bashkëshortes së tij – Driton (32-vjeç) dhe Naim Morinës (45-vjeç) – ishte dënuar me 200 euro gjobë për kanosje, sipas një aktgjykimi të Gjykatës Themelore në Prishtinë të cilin e ka siguruar Paparaci.

Dhëndri 42-vjeçar nga Sankoci i Drenasit ishte shpallur fajtor për kërcënimin me jetë të dy miqve të tij I.M dhe M.M.

Ngjarja kishte ndodhur më 5 prill të këtij viti, vetëm gjashtë ditë pasi i dyshuari ishte denoncuar për rrahjen e bashkëshortes së tij, motrës së të dëmtuarve. 11 ditë më vonë, për rastin e dhunës në familje, Astrit Isufi do të dënohej me 154 ditë burgim e 800 euro gjobë nga një gjykatë e shkallës së parë, raportoi sot Betimi për Drejtësi.

Zanafilla e mosmarrëveshjeve mes dy familjeve, dyshohet të ketë qenë dhuna që i dyshuari ka ushtruar ndaj bashkëshortes së tij.

Sipas aktakuzës së ngritur nga prokurori i Prokurorisë Themelore në Prishtinë, Paulin Pashku, vrasësi i dyshuar Astrit Isufi dhe vëllai i tij Petrit Isufi i kishin kanosur seriozisht me dashje dy anëtarë të familjes së miqve pas një konflikti verbal.

Në shkresat e lëndës janë të redaktuara shënimet për vendin e ngjarjes së konfliktit.

“I akuzuari Astrit Isufi iu ishte drejtuar me fjalë të dëmtuarve ‘dilum nga lokali se ju vras dhe kini afat deri të shkoni në shtëpi, sepse si te shkoni ne shtëpi unë do t’iu vrasë’, kurse i akuzuari Petrit Isufi iu ishte drejtuar me fjalët ‘dilni jashtë se ju vras’”, thuhet në aktakuzën e Prokurorisë Themelore në Prishtinë, raporton Paparaci.

Astrit Isufi dhe vëllai i tij e kishin pranuar fajësinë për kanosje që në seancën fillestare të rastit në Gjykatë, sipas dosjes së Gjykatës.

Prokurori Pashku i kishte propozuar Gjykatës që pranimi i fajësisë nga dy të pandehurit të merrej si rrethanë lehtësuese, të cilën Gjykata e kishte marrë parasysh.

Kësisoj, vëllezërit Isufi i kishin shpëtuar një dënimi maksimal deri në një vit burgim për veprën penale të kanosjes. Ishin dënuar me 200 euro gjobë, tregojnë shkresat e lëndës.

“Të akuzuarve Astrit Isufi dhe Petrit Isufi, secilit veç e veç, në shumë prej 200 (dyqind) €, të cilin do të e paguajnë në afat prej 15 ditë, nga dita e plotëfuqishmërisë së këtij aktgjykimi”, thuhet në aktgjykimin e Gjykatës Themelore në Prishtinë, të shpallur më 19 shtator të këtij viti.

Pa u mbushur dy muaj nga dënimi me gjobë për kanosjen e miqve, Astrit Isufi, 42-vjeçar, është përfshirë sërish në konflikt me familjarët e bashkëshortes së tij, familjen Morina nga Golluboci i Malishevës.

Konflikti, i ndodhur të enjten më 6 nëntor, ka përshkallëzuar me përdorim të armës së zjarrit në të cilin mbetën të vrarë dy miqtë e tij, Driton dhe Naim Morina.

Isufi u arrestua sot nga Policia e Kosovës në fshatin Polloqicë të Drenasit, disa kilometra larg vendit të krimit.

I dyshuari, pronar i një auto-servisi në fshatin Komoran, aktualisht po trajtohet në QKUK pasi dyshohet se ka mbetur i plagosur nga shkëmbimi i zjarrit në konfliktin me dy vëllezërit Morina.

Marrëveshje me VV-në, kjo parti konfirmon votën për Konjufcën
Deputeti nga Partia Rome e Bashkuar e Kosovës, Albert Kinolli, në një intervistë për rtv21 tha se pas një marrëveshje të arritur me LVV-në do të votojë për formimin e Qeverisë nga mandatari Glauk Konjufca.

Deputeti Kinolli tha se janë 8 deputetë nga 10 sa ka grupi multietnik që do ta votojnë Konjufcën për kryeministër.

‘’Ne tashmë e kemi finalizuar marrëveshjen me LVV-në dhe ne si parnter të koalicionit jemi të gatshëm të japim votën për kandidatit për kryeministër, Glauk Konjufca. Ne si grup aprlamentar multientik i kemi 8 vota për zotin Konjufca. Edhe pse nuk janë të mjaftueshme votat tona, unë besoj se deri në afatin e përcaktuar me kushtutë do të gjendet një zgjidhje dhe do ti kemi numrat e mjaftushëm për formimin e Qeverisë

Ende nuk dihet se kur do të mbahet seanca për të votuar ose jo Glauk Konjufcën për kryeministër të Kosovës.

Detaje tronditëse: I dyshuari e kishte paralajmëruar gruan e tij se ‘nëse ndahesh do ta vrasë familjen’

I dyshuari, Astrit Isufi për vrasjen e dyfishtë në Golluboc të Malishevës, del të jetë i dënuar për dhunë në familje dhe kanosje nga Gjykata Themelore në Prishtinë më 16 prill 2025 me 154 ditë burgim dhe 800 euro gjobë, ndërkaq Gjykata e Apelit më 26 qershor 2025 kishte ndryshuar këtë vendim, duke dënuar Isufin me 3 muaj burgim dhe 800 euro gjobë.

Prokuroria Themelore në Prishtinë më 7 prill 2025 kishte ngritur aktakuzë ndaj Isufit për veprën penale dhunë në familje dhe kanosje.

Sipas aktakuzës të cituar në vendim të gjykatës, thuhet se Isufi më 30 mars 2025,, ditën e Bajramit, me dashje dhe qëllim të cenimit të dinjitetit kishte ushtruar dhunë fizike dhe psiqike, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Të dëmtuarën, gruan e tij, e kishte goditur me peshqir, duke e sulmuar me shuplaka disa herë, duke i gjuajtur pijatën e ushqimit, e duke e ngre zhag të dëmtuarën dhe duke e futur në dhomë me kabëll rryme derisa i ishte dukur mjaftueshëm, dhe më pas duke e larguar nga shtëpia.

Në pikën tjetër të akuzës thuhet se i akuzuari i është drejtuar me fjalë të dëmtuarës – gruas së tij – me fjalët: “Ti nuk guxon me mu nda mua, se kam me të vra familjen ka me ti faruar krejt,” e që me këto veprime ngarkohen edhe me veprën penale kanosja.

Në seancën fillestare, ai ka pranuar fajësinë dhe ka kërkuar falje, me të cilin deklarim është pajtuar mbrojtësi i Isufit, Prokuroria e Shtetit dhe vet përfaqësuesja e palës së dëmtuar.

Më tutje, gjykata ka gjetur se pranimi i fajësisë është në harmoni me dispozitat ligjore, duke shtuar se dënimi me burgim prej 154 ditë dhe 800 euro gjobë është i mjaftueshëm dhe se arrihet qëllimi i dënimit, duke u arritur rehabilitimi në rastin konkret.

Ndërkaq, lidhur me propozimin për masë të paraburgimit, gjykata del të ketë caktuar masën e paraburgimit deri në plotfuqishmërinë e vendimit të gjykatës, përmes të cilit i kishte shqiptuar dënim prej 154 ditë burgim dhe 800 euro gjobë.

Ndaj këtij vendimi, Astrit Isufi ka ushtruar ankesë përmes avokatit të tij, e që më pas Apeli ka pranuar pretendimet e avokatit, duke vlerësuar se Themelorja ka mbivlerësuar rrethanat rënduese dhe i ka nënvlerësuar rrethanat lehtësuese.

Posaçërisht, pasi që Astarit Isufi është mbajtës i familjes dhe se për hir të interesit familjar ka kërkuar dënim më të butë apo alternativ.

Dhe se, sipas Apelit, shkalla e parë ka nënvlerësuar rrethanat lehtësuese dhe se e dëmtuara ka njoftuar gjykatën se është kthyer në shtëpi dhe se i akuzuari ka shprehur pendim.

Isufi ishte në arrati pas dyshimeve për kryerje të vrasjes së dyfisht në fshatin Golluboc më 6 tetor 2025 të Malishevës, mirëpo i njëjti u gjet nga policia dhe u arrestua.

E dhimbshme: Sot u jepet lamtumira e fundit dy vëllezërve të vrarë nga burri i motrës

Driton dhe Naim Morina, dy vëllezërit që mbetën të vrarë në fshatin Gollubovc të Malishevës, do të varrosen sot nga ora 16:00.

Lajmi u bë i ditur përmes rrjeteve sociale nga familjarët e viktimave.

Vëllezërit dyshohet se u vranë nga dhëndri i tyre, Astrit Isufi, i cili u arrestua sot nga Policia e Kosovës dhe aktualisht po trajtohet në QKUK.

“Lamtumirë Babi” – gruaja e njërit nga viktimat në Malishevë me fjalë prekëse

Arjeta Morina, bashkëshortja e Driton Morinës, i cili u vra dje në fshatin Gollubovc të Malishevës, ka reaguar përmes një postimi prekës në rrjete sociale pas ndarjes tragjike nga jeta të bashkëshortit të saj.

Në një postim në Instagram, Arjeta ka ndarë fotografi të Drilonit ku ai shihet i përqafuar nga dy djemtë e tij.

“Lamtumirë Babi” është mbishkrimi që ajo ka shkruar në Instastory, raporton Klankosova.tv.

“Gjysma e zemrës sime sot shkoi me ty…” – postimi prekës i bashkëshortes së Driton Morinës, i cili sot u vra në Malishevë nga dhëndri i tij

 

Thellohet skandali i drejtësisë me të dyshuarin për vrasjen e dy vëllezërve në Malishevë – Apeli ia kishte ulur dënimin

I dyshuari, Astrit Isufi, për vrasjen e dyfishtë në Golluboc të Malishevës, del të jetë i dënuar për dhunë në familje dhe kanosje nga Gjykata Themelore në Prishtinë më 16 prill 2025 me 154 ditë burgim dhe 800 euro gjobë, ndërkaq Gjykata e Apelit më 26 qershor 2025 kishte ndryshuar këtë vendim, duke dënuar Isufin me 3 muaj burgim dhe 800 euro gjobë.

Prokuroria Themelore në Prishtinë më 7 prill 2025 kishte ngritur aktakuzë ndaj Isufit për veprën penale dhunë në familje dhe kanosje.

Sipas aktakuzës të cituar në vendim të gjykatës, thuhet se Isufi më 30 mars 2025 me dashje dhe qëllim të cenimit të dinjitetit kishte ushtruar dhunë fizike dhe psiqike.

Të dëmtuarën, gruan e tij, e kishte goditur me peshqir, duke e sulmuar me shuplaka disa herë, duke i gjuajtur pijatën e ushqimit, e duke e ngre zhag të dëmtuarën dhe duke e futur në dhomë me kabëll rryme derisa i ishte dukur mjaftueshëm, dhe më pas duke e larguar nga shtëpia.

Në pikën tjetër të akuzës thuhet se Isufi i është drejtuar me fjalë të dëmtuarës – gruas së tij – me fjalët: “Ti nuk guxon me mu nda mua, se kam me të vra familjen ka me ti faruar krejt,” e që me këto veprime ngarkohen edhe me veprën penale kanosja.

Në seancën fillestare, Isufi ka pranuar fajësinë dhe ka kërkuar falje, me të cilin deklarim është pajtuar mbrojtësi i Isufit, Prokuroria e Shtetit dhe vet përfaqësuesja e palës së dëmtuar.

Më tutje, gjykata ka gjetur se pranimi i fajësisë është në harmoni me dispozitat ligjore, duke shtuar se dënimi me burgim prej 154 ditë dhe 800 euro gjobë është i mjaftueshëm dhe se arrihet qëllimi i dënimit, duke u arritur rehabilitimi në rastin konkret.

Ndërkaq, lidhur me propozimin për masë të paraburgimit, gjykata del të ketë caktuar masën e paraburgimit deri në plotfuqishmërinë e vendimit të gjykatës, përmes të cilit i kishte shqiptuar dënim prej 154 ditë burgim dhe 800 euro gjobë.

Ndaj këtij vendimi, Isufi ka ushtruar ankesë përmes avokatit të tij, e që më pas Apeli ka pranuar pretendimet e avokatit, duke vlerësuar se Themelorja ka mbivlerësuar rrethanat rënduese dhe i ka nënvlerësuar rrethanat lehtësuese.

Posaçërisht, pasi që Isufi është mbajtës i familjes dhe se për hir të interesit familjar ka kërkuar dënim më të butë apo alternativ.

Dhe se, sipas Apelit, shkalla e parë ka nënvlerësuar rrethanat lehtësuese dhe se e dëmtuara ka njoftuar gjykatën se është kthyer në shtëpi dhe se i akuzuari Isufi ka shprehur pendim.

Isufi ishte në arrati pas dyshimeve për kryerje të vrasjes së dyfisht në fshatin Golluboc më 6 tetor 2025 të Malishevës, mirëpo i njëjti u gjet nga policia dhe u arrestua./BetimipërDrejtësi

“Rrahje me kabllo, kërcënime se do t’ia vrasë familjen” – zbulohen detaje tronditëse për Astrit Isufin që vrau dy vëllezërit e gruas së tij në Malishevë

Rrahje me kabllo, kërcënime se do t’i vrasë familjen dhe paralajmërime se mbante armë në të kaluarën – Kallxo.com ka zbuluar detaje për ngjarjen e regjistruar në mars të këtij viti, ku viktimë ishte gruaja e tashmë të dyshuarit kryesor për vrasjen e vëllezërve Morina në Malishevë

Raporti tregon se ndaj Isufit kishte pasur një aktakuzë në prill të këtij viti për dhunë në familje dhe kanosje. Gjithashtu, ekzistonte edhe një vendim i Gjykatës Themelore të Prishtinës, i cili e dënonte Isufin për rrahjen dhe kërcënimin e bashkëshortes së tij.

E madje ngjarja shkon edhe më larg kur vendoset që dënimi i Gjykatës së Prishtinës të ndryshohet nga Gjykata e Apelit, dënimi ulet duke vlerësuar se ka arritur efektin e përgjegjësisë së të dënuarit.Isufi ishte dënuar nga Gjykata Themelore e Prishtinës më 07.04.2025.

Në vendimin që ka siguruar portali Kallxo jepen detaje të ngjarjes së dhunës në familje dhe kanosjes ndaj bashkëshortes së tij.

Dosja përshkruan se Astrit Isufi më 30 mars 2025, rreth orës 15:00 por edhe në të kaluarën kishte rrahur gruan e tij e kishte kërcënuar që nëse ndahet nga ai do t’ia vrasë familjen.

Ky paralajmërim është theksuar edhe në dosjen e gjykatës për vendimin që i ishte dhënë me burgim

E rrahu gruan në ditën e festës së Bajramit.

Më 30 mars 2025, Astrit Isufi sipas dosjes së gjykatës rreth orës 06:00 të mëngjesit përderisa gruaja e tij e kishte përgatitur drekën e festës së Brajramit, i pandehuri ishte zgjuar nga gjumi e kishte thirrë gruan e tij dhe e kishte goditur me peshqir në trup duke i kërkuar të njëjtës që t’i zgjoj fëmijët nga gjumi.

Gruaja kishte shkuar të fëmijët por ata nuk ishin zgjuar e ishte kthyer sërish te Astrit Isufi për t’i treguar.

Dosja tregon se Astrit Isufi ishte nervozuar e më pas kishte nisur ta sulmoj gruan e tij me shuplakë e grushte në fytyrë e trup. Disa orë më vonë, kur Astrit Isufi ishte kthyer në shtëpi pasi kishte shkuar të përshëndes familjarët për festën e Bajramit, kishte kërkuar ushqim nga gruaja e tij dhe kjo e fundit i kishte thënë se mungonte një produkt ushqimor e kjo më pas sërish kishte qenë një sherr i cili shkaktoi dhunën fizike të dytë brenda ditës nga Astrit Isufi te bashkëshortja e tij.

Dosja shpjegon se kur kishte marrë vesh Astriti se mungon një produkt, i kishte marrë pjatat e ushqimit dhe i kishte gjuajtur në tokë e më pas e kishte kap gruan e tij për dore e kishte tërhequr zvarrë e kishte futur brenda dhomës dhe kishte nisur ta qëlloj me një kabllo të rrymës në pjesë të ndryshme të trupit.

Në ato momente vajza e tyre kishte hyrë brenda dhomës dhe i kishte kërkuar babait të saj të ndaloj sepse ‘po e mbyste nënën’.

Ani pse kishte kërkesë nga vajza, dosja shpjegon se Astrit Isufi nuk kishte ndaluar deri sa i është dukur mjaftueshëm se e ka rrahur të dëmtuarën në këtë rast gruaja e tij dhe më pas e kishte larguar nga shtëpia.

Në po të njëjtën ditë, Astrit Isufi sipas dosjes që ka siguruar portali e kishte kërcënuar gruan e tij dhe e kishte paralajmëruar se nëse ndahet nga ai do t’ia vrasë gjithë familjen.

“Ti nuk guxon me u nda me mua, se ka me ta vra familjen, ka me t`i faru krejt”- përshkruhet kërcënimi që i kishte bërë Astrit Isufi, gruas së tij më 30 mars 2025.Kjo situatë të njëjtës i kishte shkaktuar ankth, frikë dhe pasiguri për jetë.

Më krejt këto veprime që Astrit Isufi kishte kryer ndaj gruas së tij, Gjykata në Prishtinë- Dega në Drenas, kishte dënuar të njëjtin me burg në kohëzgjatje me 154 ditë dhe 300 euro gjobë për dhunë në familje ndërsa për kanosje ishte gjobitur me 500 euro.

Xhelozia shkak i dhunës në familje

Pa telefon, duke përjetuar dhunë të vazhdueshme fizike, gruaja e Astrit Isufit në deklarimin e saj në seancën për caktimin e paraburgimit kishte thënë se burri i saj nuk i kishte lejuar telefon, nuk ka mundur më herët të raportoj dhunën në familje sepse nuk kishte mundësi, burri i saj ishte xheloz dhe i njëjti nuk ia kishte dashur familjen gruas së tij dhe i kishte thënë shumë herë që ‘nuk kanë çka lypin këtu’.

KALLXO.com zbuloi se gruaja kishte informuar organet e rendit muaj më parë se burri i saj kishte një armë të cilën e posedonte kohë më parë. Ajo pas ngjarjes kishte qëndruar te familja e saj ndërsa fëmijët te babai për shkak që të mos ndërpritej shkollimi i tyre.

Për vendimin e Themelores, Astrit Isufi ishte ankuar në Apel

Astrit Isufi ishte dënuar me rreth 5 muaj nga Gjykata Themelore e Prishtinës ndërsa Gjykata e Apelit kishte bërë ndryshim të vendimit të shkallës së parë duke i ndryshuar edhe kohëzgjatjen e dënimit nga 5 në 3 muaj për rrahjen brutale të gruas së tij si dhe kërcënimet ndaj të njëjtës. KALLXO.com zbulon se Gjykata e Apelit më 26.06.2025 kishte marrë vendim që të aprovoj ankesën e mbrojtësit të Astrit Isufit.

Gjykata e Apelit kishte vendosur që në total t’i jap Astrit Isufit dënim me burg 3 muaj dhe gjobë prej 300 euro për dhunë në familje ndërsa nuk kishte ndryshuar dënimin me gjobë për veprën penale të kanosjes.

Për vendimin e Gjykatës Themelore të Prishtinës, kishte bërë ankesë avokati i Astrit Isufit, Muhamet Binaku.

Në përgjigjen në ankesë ishte paraqitur edhe përfaqësuesi i gruas së Astritit, Faik Morina duke treguar se gruaja ishte kthyer në shtëpinë e përbashkët me Astritin në Komoran te fëmijët e saj më 22.04.2025 me marrëveshjen e dy palëve të familjes.

Gjykata e Apelit kishte mbajtur edhe seancën e kolegjit dhe kishte shqyrtuar ankesën e cila nuk ishte për shkelje esenciale të vendimit por për ndryshimin e saj.

Mbrojtësit e dy palëve në këtë rast Astrit Isufit dhe gruas së tij kishin mbështetur kërkesën që të shqiptohej një dënim alternativ siç është ai me kusht.

Gjykata e Apelit kishte shqyrtuar të gjithë situatën dhe kishte ardhur në përfundim që t’i ulte dënimin me burgim të dënuarit Astrit Isufit nga 5 muaj në tre muaj burgim duke shtuar se ky dënim është më i butë është në harmoni me intensitetin e rrezikshmërisë shoqërore të kryerjes së veprës penale me shkallën e përgjegjësisë së të akuzuarit dhe kjo do të shërbej si preventivë gjenerale.

Kush është Astrit Isufi?

Astrit Isufi deri më tani dyshohet se është i dyshuari kryesor për vrajsen e dy vëllezërve të gruas së tij në fshatin Gollubovc të Malishevës.

Deri më tani ende nuk janë të qarta rrethanat që çuan deri te vrasja por që nga Policia është konfirmuar se i njëjti është i plagosur po ashtu. Në vendin e ngjarjes ishin gjetur dy armë ndërsa për më shumë se 15 orë, Isufi ishte në arrati ndërsa u arrestua më 07.11.2025 në fshatin Plloçicë.

Ai aktualisht ndodhet në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës duke marrë tretman mjekësor ndërsa gjendja e tij është stabile

Qeveria në detyrë mban mbledhje, këto janë tri vendimet që mori

Qeveria në detyrë ka mbajtur dje mbledhje elektronike në të cilën ka marrë disa vendime.

Në këtë mbledhje, Qeveria ka miratuar propozimin për të kërkuar nga Presidentja e Republikës së Kosovës dhënien e autorizimit Ministrisë së Financave, Punës dhe Transfereve për nënshkrimin e Marrëveshjes së Kredisë për “Instrumentin për Reforma dhe Rritje në Ballkanin Perëndimor”,ndërmjet Bashkimit Evropian, që përfaqësohet nga Komisioni Evropian, si huadhënës dhe Kosovës, si huamarrës dhe Bankës Qendrore të Kosovës, si Agjent i huamarrësit.

Është miratuar edhe kërkesa e Agjencisë Kosovare të Privatizimit për kthimin e fondeve të transferuara në Buxhetin e Republikës së Kosovës, në Ndërmarrjen Shoqërore “Çeliku” në shumën prej 6,405 euro.

Në fund është miratuar kërkesa e Ministrisë së Financave, Punës dhe Transfereve për kursime dhe ndarje./Reporteri.net