Djali i vdiq tragjikisht vite më parë, ndërron jetë Habibe Istrefi, nëna e Rrezon Istrefit

Një lajm i pikëllueshëm vjen nga familja Istrefi nga Sfaraqku i Vushtrrisë.

Siç njoftojnë familjarët ka ndërruar jetë Habibe Istrefi, nëna e Rrezon Istrefit, i cili humbi jetën vite më parë deri sa ishte në punë.

Njoftimi i plotë nga familjarët:

Te Allahut jemi dhe tek ai do te kthehemi

Ju njoftojm se ka vdek gruaja e axhit Habibe Istrefi gruaja e Mehdi Istrefii dhe nena e te ndjerit Rrezon Istrefi varrimi behet neser me daten 02.10.2024 me drek ora 13:30 ne varrezat e fshatit Nadakofc

TË NGJASHME: 

E rëndë: Vdes papritmas i riu, le pas gruan me tre fëmijë

 

 

 

 

Deliu: Të dhemb zemra kur sheh ushtarët e FSK-së që s’kanë ushqim të mjaftueshëm

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Blerta Deliu, ka thënë se është nivel i ulët që qeveria ta kthejë Forcën e Sigurisë së Kosovës në një pozitë të tillë që të bëhen fokus i mediave, për shkak të shujtave.

“Ne kemi qenë krenar me mënyrën se si FSK-ja ka operuar ndër vite, është nën çdo nivel që sot qeveria me politika ad hoc ta kthejë ushtarin e Kosovës në një pozitë të tillë që ata të bëhen fokus i mediave vendore e ndërkombëtare se si po ushqehet ushtari i FSK-së,” ka thënë Deliu në emisionin “FIVE” të TV Dukagjinit.

Tutje, Deliu kritikoi qeverinë Kurti për ushqimin e pamjaftueshëm të ushtarëve të Forcës së Sigurisë së Kosovës.

“Të dhemb zemra kur sheh ushtarë të FSK-së, që më kanë shënuar për gjendjen e rëndë që ata sot janë, të privuar nga shujta. Fokusi kryesor duhet të jetë sot si do të ushqehen ushtarët e FSK-së, mburremi me FSK-në, por kjo mburrje po shihet që është e pamjaftueshme kur sfidat brenda këtij institucioni janë të rënda. Për keqardhje niveli i qeverisjes e mungesa e empatisë ndaj djemve dhe vajzave, burrave dhe grave që i kanë shërbyer me nder e pëkushtim Forcës së Sigurisë së Kosovës,” shtoi Deliu.

E dhimbshme: Vdes një 35-vjeçare, Policia jep detaje

Një ngjarje tragjike ka ndodhur sot paradite në një fshat të Suharekës, ku një 35-vjeçare ka vdekur në rrethana dhe për motive akoma të panjohura, raporton Gazeta Sinjali.

Rasti i rëndë ka ndodh në fshatin Krushic e Epërme, në Suharekë, sot rreth orës 11:00.

Lajmin e ka konfirmuar edhe Policia Rajonale në Prizren, e cila ka njoftuar se sipas deklaratave të familjes, gruaja ishte rrëzuar nga shkallët dhe kishte mbetur pa ndjenja.

Viktima është dërguar menjëherë në Spitalin Rajonal të Prizrenit dhe aty rreth orës 11:50, ka ndërruar jetë.

Policia është duke kryer hetimet për rastin, ndërsa në konsultim me Prokurorin është iniciuar rast.

“Është bërë shikimi i vendit të ngjarjes dhe dyshohet se viktima ka rënë nga ballkoni i shtëpisë në lartësi rreth 6 metra”, njofton Policia e Prizrenit për Gazetën Sinjalin.

Me urdhër të Prokurorit, trupi i pajetë i të ndjerës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë për obduksion.

TË NGJASHME:

E rëndë: Vdes papritmas i riu, le pas gruan me tre fëmijë

 

Mënyra më e rrezikshme e konsumimit të kafesë sipas mjekëve

Kafja është një nga pijet më popullore në botë dhe zakonisht konsumohet nga shumica e njerëzve.

Sipas studimeve rreth 65% e kësaj pije konsumohet që me mëngjes ndaj shpesh edhe flitet për vlerat dhe dëmet që shkakton në organizëm.

Një studim i fundit hedh dritë mbi rrezikshmërinë që një lloj përgatitje e kafes ka.

Çfarë duhet të dini

Në një studim të publikuar në Revistën Evropiane të Kardilogjisë Preventive thuhet se, kafja e pafiltruar përmban substance të cilat rrisin kolesterolin e keq në gjak.

Sipas drejtuesit së këtij studimi Dag Thelle, professor në Universitetin e Gothenburgut në Suedi, përdorimi i filtrave ndihmon në shëndetin e mirë të të gjithë organizmit.

Te gjitha llojet kafesë edhe ajo turke apo lloje të tjera përmbajnë sasi të larta të substancave si kafestol dhe kahueol.

Kimikate që gjenden në pikat e vajit  si pjesë përbërëse e kafesë duke u kthyer kështu në një dëm për shëndetin.

Studimet kanë treguar se këto substanca mund të rrisin nivelet e triglicerideve dhe nivelet e kolesterolit të keq.

Të dhënat e studimit

Për studimin e botuar në Revistën Evropiane të Kardiologjisë Preventive, studiuesit hetuan nëse ndonjë metodë e veçantë e përgatitjes së kafes ishte e lidhur me ndonjë rrezik më të lartë të vdekjes së parakohshme, sëmundjeve të zemrës dhe goditjes në tru.

Pjesmarrësit më shumë se 500,000 të rritur norvegjezë midis moshave 20 dhe 79 plotësuan anketa mbipërditshmërinë dhe shëndetine tyre për 2 dekada.

Gjatë kësaj periudhe kohore, afërsisht 12,000 pjesëmarrës vdiqën nga sëmundje të zemrës, 6,000 humbën jetën nga sëmundje ishemike e zemrës dhe pothuajse 3,000 të tjerë nga goditjet në tru.

Në fund studiuesit zbuluan se pjesëmarrësit që pinin kafen të filtruar kishin 15% më pak mundësi për një vdekje më të hershme.

Njerëzit që konsumonin nga një deri në katër filxhanë çdo ditë, patën nivelet më të ulëta të vdekshmërisë në përgjithësi.

Kjo shifër përfshin gjithashtu edhe ata që nuk konsumonin fare kafe.

Të dhënat si për ata që konsumonin kafe filtër dhe ata që nuk konsumonin fare kafe ishin thuajse të njejta dhe kjo sipas ekspertëve vërteton për ndihmën që kjo lloj përgatitje e kafes i jep organizmit.

Sidoqoftë edhe në këtë rast të kafesë më filtër mjekët nuk këshillojnë në asnjë rast më shumë se 5 filxhanë në ditë.

Sa orë gjumë i duhen njeriut për jetë të shëndetshme

 

“Në Kosovë flitet për luftë, në Serbi për zhvillim”, Vuçiq: Me Kurtin asnjëherë s’jemi përshëndetur

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka akuzuar Kosovën se po flet për luftë dhe nuk po do dialog.

LEXO EDHE:

Sipas tij, në Prishtinë po flitet për luftë, kurse në Beograd vetëm për zhvillim. Sipas tij, dialog nuk ka sepse këtë nuk e deshi pala kosovare.

“Unë besoj se mundësitë do të ndryshojnë në të ardhmen dhe se dikush do të kuptojë se nga dialogu dhe zgjidhjet e kompromisit përfitojnë të gjithë. Zgjidhja e gjërave me kërcënime, spastrim etnik të serbëve, në radhë të parë nga veriu i Kosovës, nuk është politikë serioze dhe nuk do të sjellë rezultate”, theksoi Vuçiqi.

I pyetur nëse i ka dhënë dorën kryeministrit Albin Kurtit, ai është përgjigjur se nuk është përshëndetur me të.

Vuçiq: Bisedimet për Kosovën nuk ishin të lehta, por e kuptova se kush qëndron pas veprimeve të caktuara të Kurtit

 

A do të ketë shtrenjtim të rrymës, vjen lajmi i fundit

Zyra e Rregullatorit për Energji (ZRRE) ka njoftuar se sipas legjislacionit në fuqi, shqyrtimi i të hyrave të lejuara dhe tarifave për ndërmarrjet e rregulluara fillon në fund të vitit 2024 dhe zgjat deri me 31 mars 2025, ku thuhet se rrjedhimisht nuk ka hapësirë shqetësimi për rritjen e tarifave të energjisë elektrike.

“Andaj, kurdo që vlerësimi i shqyrtimit të procesit tarifor të jetë i gatshëm, opinioni publik do të jetë i njoftuar me kohë”.

Tutje në komunikatë thuhet se pritet që të ketë furnizim të qëndrueshëm me energji elektrike.

“Për më shumë, ZRRE ju njofton se pritet të kemi furnizim të qëndrueshëm me energji elektrike, bazuar në realizimin e remonteve të planifikuara të njësive gjeneruese termike, si dhe në prodhimin e energjisë elektrike nga Burimet e Ripërtëritshme të Energjisë dhe një sasie të energjisë elektrike të importuar”.

Nga 10 nëntori hyn në fuqi ETIAS-i/ Për të udhëtuar drejt Evropës duhët të plotësojm këto kritere

Kusari-Lila për largimin e dy deputetëve nga VV-ja: Për keqardhje, s’kanë bërë njoftim paraprak

Shefja e Grupit Parlamentar të VV-së, Mimoza Kusari, e ka komentuar largimin e dy deputetëve nga ky grup, Eman Rrahmani dhe Visar Korenica të cilët i janë bashkuar koalicionit Lista për Familjen, të Aleancës Kosova e Re dhe Partisë së Drejtësisë. Sipas saj, ky veprim apo deklarim në kundërshti me atë që kanë përfaqësuar deri tani është vetëm në funksion të një qëllimi elektoral.

LEXO EDHE:

 

“Çdo gjë është e tepër të komentohet tani kur janë shpallur zgjedhjet e rregullta nacionale të cilat janë të caktuara për 9 shkurt të vitit të ardhshëm, prandaj secili veprim apo deklarim në kundërshti me atë që kanë përfaqësuar deri tani është vetëm në funksion të një qëllimi elektoral., për shkak se nuk shoh ndonjë hapësirë ose mundësi tjetër për të bërë ndryshim tjetër përveç se për t’u pozicionuar në aspektin zgjedhor ose elektoral diku tjetër. Prandaj, arsyetimet për mua nuk është se tashmë duhet t’i komentojmë ose të vazhdojmë sagën e komentimeve. Për keqardhje është që nuk kanë bërë njoftim paraprak. Do të ishte kurtuazi minimale gjatë gjithë kësaj kohe të qëndruarit bashkë dhe natyrisht shërbimit në të njëjtin grup parlamentar, të paktën të kishin deklaruar ose komunikuar grupit. Nuk ka pasur një deklarim të tillë. Sido qoftë është zgjedhje e tyre. Unë ju uroj sukses kudo që janë. Natyrisht që janë mos pajtime parimore që kanë të bëjnë në raport se si organizohet puna dhe shteti, dhe cilat janë vendimet që i merr Kuvendi përfshirë këtu edhe miratimin e ligjeve dhe miratimin e Kodit Civil”, tha Kusari-Lila.

Po shtohen paknaqësit brenda VV-së, edhe një deputete po i ‘ndan rrugët’ me Kurtin

 

Ministria e Financave njofton se nuk ka para për të gjithë punonjësit e komunës që udhëhiqet nga LDK-ja!

Ministria e Financave ka bërë të ditur se ndaj një pjese të punonjësve të Komunës së Vitisë nuk janë ekzekutuar pagat, gjatë ditës së sotme.

Ministria thotë se si pasojë e rasteve përmbarimore, disa komuna kanë filluar të kenë mungesë buxheti në kategorinë e pagave qysh tani, duke përmendur këtu Vitinë si komunë e cila nuk ka bërë korrigjimet dhe përshtatjet e nevojshme për të siguruar buxhet të mjaftueshëm për ekzekutimin e pagave të muajit shtator, ani pse siç thonë se i kanë njoftuar paraprakisht.

“Me qëllim që të mundësohet ekzekutimi i pagave për të gjithë punonjësit e komunës, Thesari i ka dërguar në vazhdimësi njoftime Komunës së Vitisë, përfshirë edhe ditën e djeshme, të cilëve u është dhënë mundësia gjatë gjithë ditës duke i pritur që t’i bëjnë rregullimet e nevojshme për të siguruar buxhet të mjaftueshëm për ekzekutim të plotë të pagave”,thuhet në njoftimin e Ministrisë në Facebook.

Ministria thotë se vetë sistemi me automatizëm i ka refuzuar sot ekzekutimet për programet që nuk kanë buxhet të mjaftueshëm, ndërsa pagat e shtatorit janë ekzekutuar për Kryetarin, administratën dhe programet tjera.

“Pra, për zyrën e kryetarit, administratën dhe programet tjera sistemi ka bërë ekzekutimin e pagesave, por jo edhe për programet e arsimit fillor e të mesëm, sepse komuna nuk është siguruar që në këto dy programe ka buxhet të mjaftueshëm“.

Duke qenë të vetëdijshëm për situatën e të punësuarve dhe nevojën për të pranuar pagën e tyre, MFPT është e gatshme që kurdo që Komuna e Vitisë bën përshtatjet e nevojshme dhe siguron buxhetin e mjaftueshëm, të bëjmë një ri-ekzekutim të pagave vetëm për këto dy programe”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Financave.

Rast i dhimbshëm për familjen, 50-vjeçari që i jep fund jetës

Një ngjarje e dhimbshme ka ndodhur mëngjesin e sotëm në familjen Brando në Prizren. Një burrë u gjet i vdekur dhe sipas informacioneve të para dyshohet se i dha fund jetës në shtëpinë e tij.

Siç merr vesh Sinjali bëhet fjalë për 50-vjeçarin Artan Brando, vdekjen e të cilit e ka konstatuar ekipi mjekësor që intervenoi në vendin e ngjarjes.

 

 

Rasti u denoncua nga familja pasi e gjetën të ndjerin në një hapësirë të shtëpisë, ku dyshohet se kreu vetëvrasjen.

Si rezultat i raportimit, njësitë policore kanë kryer ekzaminimet e nevojshme, teksa akoma nuk dihet motivi që çoi 50-vjeçarin drejt këtij akti të rëndë.

 

 

Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, kanë nisur hetimet për zbardhjen e rastit, ndërsa trupi është dërguar në IML për obduksion.

“Mos i dëshironi vdekjen babit tim, ilaçin kushton 8 mijë euro”, vajza e Gani Kocit e indinjuar me shtetin!

Vajza e veteranit të luftës, Gani Koci, Enkela ka kërkuar nga institucionet e vendit, saktësisht nga Ministria e Shëndetësisë, që të mundësojnë importimin e një ilaçi për trajtimin e sëmundjes së tij.

Ilaçi Pembrolizumab, sipas saj, nëse dikush e blen dhe e fut në Kosovë, është e paligjshme.

Ajo për Indeksonlinen tregon se çmimi sillet deri në 8 mijë euro. “Ju lutna, mos i dëshironi vdekjen babës tim e askujt tjetër. Ilaçin e kanë dhe nuk po e japin, duhet ilegalisht të blihet tetë mijë euro”, ka thënë ajo.

VIDEO

“Mos i dëshironi vdekjen babit tim, ilaçin kushton 8 mijë euro”, vajza e Gani Kocit e indinjuar me shtetin!