Ushtarët amerikanë marrin pjesë në Xhuma në këtë fshat të Podujevës (Pamje)

Ushtarët Amerikan marrin pjesë në xhumanë e sotme në fshatin Lladoc të Podujevës.

LEXO EDHE:

Lajmërojeni menjëherë policinë nëse e shihni këtë person

Ditë Zie për Lumbardhin, humb personin e zemrës

Këtë e bëri të ditur imami i kësaj xhamie Sadat Topanica, nëpërmjet postimit të tij në Facebook.

Postimi i plotë:

Mirë se vini në Repubikën e Kosovës, Ushtarë Amerikan. Faleminderit për vizitën dhe dhuratën tuaj në këtë ditë festive të xhumasë.

Ne vlerësojmë thellësisht përkushtimin dhe sakrificën tuaj për të garantuar sigurinë, paqen dhe stabilitetin në rajonin tonë e më gjerë.

Lajçaku pas takimit me Kurtin: U dakorduam se nuk ka alternativë pos normalizimit

Emisari special i BE-së për dialogun Kosovë – Serbi, Mirsolav Lajçak, ka shkruar për takimin që pati me kryeministrin e vendit, Albin Kurti, bashkë me Ndihmës Sekretarin për Çështje Evropiane, James O’Brien dhe zëvendës Ndihmës Sekretarin e Shtetit për Ballkanin Perëndimor, Alexandar Kasanof.

Lajçak tha se në takimin me Kurtin dhe dyshen amerikane folën për rrugën përpara.

“Ramë dakord se s’ka alternativë për zbatimin e shpejtë të Marrëveshjes për Rrugën drejt Normalizimit”, shkroi Lajçak.

Për takimin më herët njoftoi edhe kreu i qeverisë i cili tha se Marrëveshja e Brukselit dhe Aneksi i Ohrit duhet të zbatohen të plota.

Rikthimi në shkollë i vajzës me shami, Maliqi: Shpresojmë që ky të jetë rasti i fundit

Imami Labinot Maliqi, ka njoftuar se sot është zgjidhur situata e vajzës 18 vjeçare ku ju mohua drejta e saj për arsim për shkak të mbulesës.

LEXO EDHE:

Maliqi, bëri të ditur se nga dita e hënë nxënësja A.D. do të rifillojë mësimin në Gjimnazin “Bedri Pejani”, së bashku me të gjitha vajzat e tjera me mbulesë, të cilave u është mohuar kjo e drejtë për një periudhë të gjatë kohore.

“Duke filluar nga e hëna, nxënësja A.D. do të rifillojë mësimin në Gjimnazin “Bedri Pejani”, së bashku me të gjitha vajzat e tjera me mbulesë, të cilave u është mohuar kjo e drejtë për një periudhë të gjatë kohore.

Dëshiroj të shpreh mirënjohjen time ndaj Ministrisë së Arsimit për këtë vendim të drejtë. Ky bashkëpunim i yni me institucionet e Republikës së Kosovës do të vazhdoj deri në ndryshim substancial ose anulim të plotë të ndalesës së Udhëzimit Administrativ, i cili që nga dita e nënshkrimit u keqinterpretua dhe u keqpërdor për privimin nga arsimimi i dhjetëra vajzave në Kosovë”, ka shkruar Maliqi.

Në lidhje me këtë rast, Maliqi iu ka bërë thirrje deputetëve që të mos e shfrytëzojnë këtë dhe raste të ngjashme për përfitime elektorale.

Sipas tij, problemet duhet të zgjidhen nga koka dhe jo nga bishti.

“Gjithashtu, i ftoj përfaqësueset institucionale dhe organizatat joqeveritare të angazhohen më shumë në këtë fushë, pasi reagimi i tyre ka munguar thuajse tërësisht në këtë dhe raste të tjera të ngjashme”, tha Maliqi.

Momenti kur arrestohet i dyshuari për kultivimin e drogës në Pejë (VIDEO)

Aleks Gerbi është shtetasi i Shqipërisë që sot u arrestua nga një aksion i antidrogës në Pejë.

Gerbi dyshohet se në malet e Sferkës së Pejës kishte mbjellur mbi 1 ton drogë të llojit kanabis sativa, shkruan IndeksOnline.

Aksioni i Policisë së Kosovës, me urdhër të Prokurorisë Themelore të Pejës, nisi në orët e hershme të mëngjesit të sotëm dhe është ende duke vijuar.

Mijëra kilogramë drogë u asgjësuan nga Policia, duke u djegur në vendin ku u gjetën.

Vlera e tyre dyshohet të jetë afro 5 milionë euro.

Narkotikët janë hasur duke u kultivuar në brendi të malit, teksa Policia ka qrnë duke e hetuar këtë rast tash e disa kohë.

Ky është aksioni më i madh i antidrogës, që nga paslufta.

Më poshtë pamje nga vendi i ngjarjes dhe momenti kur u arrestua i dyshuari Gerbi.

VIDEO

Vulin: Sa të jetë Vuçiqi president dhe unë në qeveri, Kosovën nuk e njohim dhe pikë

Zëvendëskryeministri i Serbisë, Aleksandar Vulin, ka thënë se Serbia nuk do ta njohë kurrë Kosovën, përderisa president i Serbisë të jetë Aleksandar Vuçiq dhe në qeveri do të jetë ai, kurrë nuk do të ndodhë njohja e pavarësisë së Kosovës.

LEXO EDHE:

Këto komente, Vulini i bëri derisa po tregonte se çfarë i ka thënë shefi i CIA-s, William Burns, i cili vizitoi rajonin kohë më parë, raporton media serbe “Nova”.

Ai thotë se Burns i ka thënë që “e di që nuk është je agjent rus dhe kriminel”, por se gjendet nën sanksione të ShBA-së për shkak se bie në kundërshtim me politikën e Qeverisë së ShBA-së.

“E dini se çfarë më tha? Ai foli me mua dhe më tha se ata e dinë që unë nuk jam agjent rus dhe kriminel, por që jam strategjikisht kundër qëndrimeve të qeverisë së tij. E saktë, absolutisht e saktë. Sepse qëndrimet strategjike të qeverisë së tij janë të njohim Kosovën, të largohemi nga Republika Sërpska dhe të vendosim sanksione kundër Federatës Ruse. Kjo nuk do të ndodhë përderisa Aleksandar Vuçiq të udhëheqë Serbinë dhe unë të jem në Qeverinë e Serbisë dhe pikë”, theksoi Vulini.

Zëvendëskryeministri i Serbisë, Aleksandar Vulin, është nën sanksionet e Shteteve të Bashkuara të Amerikës që nga korriku i vitit 2023.

Nga e hëna nxënësja me mbulesë i kthehët shkolles në Pejë

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Gramos Agusholli, ka njoftuar se nga e hëna, nxënësja me mbulesë do të vazhdojë mësimin në Gjimnazin “Bedri Pejani” në Pejë.

LEXO EDHE:

Sipas Agushollit, bashkë me të, mësimin do ta vazhdojnë të gjitha vajzat me mbulesë, të cilave sipas tij, u është mohuar kjo e drejtë që një kohë të gjatë.

“Sipas interpretimit të MASHT-it, nuk ka asnjë ndalesë që vajzat me shami të pengohen nga e drejta e tyre për arsimim”.

 

 

“Falënderoj Ministrinë e Arsimit për këtë vendim të drejtë. Shpresoj që raste të tilla të mos përsëriten kurrë më”, shkroi Agusholli.

Tutje, ai tha se sot i erdhi fundi “padrejtësive” dhe se sipas tij, problemet duhet të zgjidhen nga koka e jo nga bishti.

E rëndë: Theret me thikë disa herë një person, shkak…

Një rast i rëndë ka ndodhur së fundmi në fshatin Dubravë në Ferizaj, ku një person tentoi ta vras një tjetër, duke e therur me thikë disa herë. Viktima është dërguar në spital, ndërsa i dyshuari tashmë është arrestuar, raporton Gazeta Sinjali.

LEXO EDHE:

 

Personi i arrestuar për këtë rast është Sh.K., dhe i njëjti po dyshohet se e ka goditur viktimën me thikë në pjesët vitale të trupit pas një mosmarrëveshje që lidhet me pronën.

Lajmin e ka konfirmuar Prokuroria Themelore në Ferizaj dhe ka bërë të ditur se i dyshuari është dërguar në mbajtje.

”Prokuroria Themelore në Ferizaj, me vendim të Prokurorit të Shtetit, ka ndaluar një (1) person të dyshuar me inicialet Sh.K.,në kohëzgjatje prej 48-orësh për shkak të dyshimit të bazuar të veprës penale “Vrasje në tentativë” nga neni 172 lidhur me nenin28 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).

I dyshuari i lartëcekur është ndaluar nën dyshimin se pas një mosmarrëveshje lidhur me një konflikt pronësor në fshatin Dubravë, ka sulmuar fizikisht me thikë të dëmtuarin Z.M. duke e goditur disa herë në pjesë vitale të trupit”.

Lajmërojeni menjëherë policinë nëse e shihni këtë person

Policia e Kosovës, ka njoftuar se, ka shpallur në kërkim një të dyshuar për veprën penale “Rrëmbim”. I dyshuari është Adnan Cani, 37 vjeçar, nga fshati Llashticë e komunës së Gjilanit.

LEXO EDHE:

“Drejtoria Rajonale në Gjilan, në bashkëpunim me Prokurorinë Themelore në Gjilan, kërkon ndihmën e qytetarëve dhe mediave për të lokalizuar dhe arrestuar personin e dyshuar, Adnan (Shkuri) Cani. Datëlindja e tij është 02/09/1987 dhe adresa e banimit është në Fshatin Llashticë, Komuna e Gjilanit. Kushdo që ka informacion rreth vendndodhjes së tij, është i lutur të lajmërojë Policinë e Kosovës në stacionin më të afërt policor, ose të përdorë aplikacionin digjital “Lajmëro Policinë””, thuhet në njoftim.

Screenshot
Pamje të pengesave që vendosi Policia te Ura e Bërnjakut

Policia e Kosovës ka vendosur dje disa pengesa të pjesërishme në Urën e Bërnjakut.

LEXO EDHE:

 

 

Zëvendësdrejtori i Policisë për rajonin e veriut, Veton Elshani, ka arsyetuar vendosjen e tyre me qëllim parandalimin e propagandës.

Bllokadat shihet se pengojnë vetëm kalimin e kamionëve, derisa veturat mund të kalojnë.

 

Kështu duken pengesat e vendosura sot në veri

I arratisuri për vrasjen në Mitrovicë dyshohet se ka ikur drejt Turqisë

Mëngjesin e 20 shtatorit Mitrovica u trondit nga një ngjarje e rëndë, ku një person mbeti i vrarë pasi u qëllua me armë zjarri, mu në qendër të qytetit. Ani pse ka kaluar një javë që nga akti kriminal, i dyshuari për vrasjen nuk është arrestuar ende, shkruan Gazeta Sinjali.

LEXO EDHE:

Viktima Florim Zeqiri, fillimisht u plagos pasi drejt tij u shkrepën gjashtë plumba, ndërsa më pas humbi jetën në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, pasi nuk arriti t’iu mbijetojë plagëve të marra.

Policia kishte njoftuar se personi i dyshuar për vrasjen është Valdrin Salihu, i cili menjëherë pas aktit ishte larguar me motoçikletë nga vendi i ngjarjes.

Më pas kjo ishte konfirmuar edhe nga Policia e Kosovës, me ç’rast Valdrin Salihu u shpall në kërkim si i dyshuar për veprën penale “Vrasje”.

Një ditë pas rastit, Policia bastisi shtëpinë e të dyshuarit Salihu, ku u gjetën dhe u sekuestruan; një pistoletë, tre karikatorë e 205 fishekë.

Mirëpo, një javë pas aktit kriminal, i dyshuari Valdrin Salihu ndodhet akoma në arrati.

Ndërkaq, nga Prokuroria Themelore e Mitrovicës, kanë bërë të ditur se ai është larguar nga Aeroporti i Shkupit drejt Turqisë.

“Sipas informacioneve që disponojmë, i dyshuari me iniciale V.S., ka udhëtuar nga Aeroporti i Shkupit në drejtim të Turqisë, për këtë arsye gjykata me kërkesë të Prokurorisë Themelore në Mitrovicë ka lëshuar letër rreshtim ndërkombëtar për të dyshuarin”, kanë thënë nga Prokuroria.