Buzhala: Kam dëgju pergjime ku Rozeta thotë më ka shti Kurti me e dhanë një tender
Gazetari Berat Buzhala ka thënë se ka dëgjuar një përgjim të ministres në detyrë të Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, ndaj të cilës tashmë është ngritur aktakuzë nga Prokuroria Speciale për rastin e “Rezervave shtetërore”.

Në Rubikon të Klan Kosova, ai tha se në atë përgjim, për të cilin tha se nuk ka pasur autorizim për ta publikuar, Rozeta thotë se “e ka shti Kurti” me i dhënë tender një personi.

“Rozeta tash i shantazhon Kurtin dhe gjithë tjerët që janë aty. Po ta them këtë për herë të parë, kam dëgjuar përgjime tjera, por s’e kam pasur autorizim për publikim, për tenderë tjerë ku Rozeta dëgjohet duke thënë se ‘më ka shti Kurti me dhanë filan tenderin’. Thotë që më ka shti Kurti për filan biznesmenin sepse thotë se ai është aq i poshtër sa që nuk ia kisha dhënë kurrë tenderin”, thotë Buzhala

Ndër të tjera, ai tha se Hajdari tash po i shantazhon të gjithë të përfshirët.

“Kjo ka raporte shumë të këqija edhe me Sekretarin Permanent që është aty (në ministri), i cili është i VV, mirëpo kjo i ka mbajtur të shantazhuar, dhe tash reagimet e tyre në mbrojtje të saj janë nga frika se kjo ka me kallxu. Unë s’e besoj që ato lekë i ka marrë ajo, ato i ka marrë Ridvani, sepse kjo veç i ka proceduar. Ja i ka marrë partia, ja Ridvani, ja Besnik Bislimi”, u shpreh gazetari Berat Buzhala.

Një kosovar vritet me shkop bejsbolli në Francë

Një burrë 50-vjeçar vdiq të hënën në mëngjes nga plagët e marra në një sulm me shkop bejsbolli në Annecy të Francës.

Viktima, një shtetas kosovar i njohur për policinë, u godit me dhunë rreth orës 13:30 në qytetin Haute-Savoie.

Sulmi ndodhi në mes të ditës. Një ose më shumë sulmues sulmuan burrin rreth të pesëdhjetave përpara se të iknin në këmbë.

Rrethanat e sakta të këtij sulmi fatal ende po përcaktohen nga hetuesit, të cilët ende nuk kanë kryer asnjë arrestim.

Zyra e Prokurorit Publik ka hapur një hetim për vrasje me dashje me shkop bejsbolli.

Seanca për spiunazh ndërpritet për shkak të gjendjes shëndetësore të Bedri Shabanit
Seanca gjyqësore ndaj të akuzuarve për spiunazh, Bedri Shabani dhe Muharrem Qerimit, është ndërprerë përkohësisht.

Kjo pasi Bedri Shabani ka deklaruar se nuk është në gjendje të vazhdojë për shkak të gjendjes shëndetësore.

Trupi gjykues ka ndërprerë seancën për një konsultë të shkurtër, pas deklaratës së të akuzuarit.

“Nuk kam qenë në gjendje të mirë shëndetësore, kam marrë trajtimin mjekësor brenda burgut dhe çdo gjysmë ore jam nën kujdesin e stafit mjekësor, pra nuk jam në gjendje të vazhdojë seancën gjyqësore”, ka deklaruar Shabani para trupit gjykues.

Seanca është ndërprerë në orën 10:00, ndërsa gjykata do të kontaktojë menjëherë Shërbimin Korrektues të Kosovës për të marrë informacione lidhur me gjendjen shëndetësore të Shabanit.

Në varësi të raportit që do të dorëzojë ShKK, gjykata do të caktojë vazhdimin e seancës. Sipas njoftimit të gjykatës, seanca pritet të vazhdojë në orën 10:20.

Kryesia e AAK-së mblidhet sot – Pritet vendimi për Konjufcën
Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) pritet të mbajë sot mbledhjen e kryesisë së saj qendrore, në të cilën do të marrin pjesë edhe kryetarët e degëve të partisë.

Sipas burimeve brenda AAK-së, në këtë mbledhje do të diskutohen zhvillimet e fundit politike në vend, në një periudhë kur kanë mbetur pak ditë deri në thirrjen e seancës për votimin e mundshëm të Glauk Konjufcës si mandatar për formimin e qeverisë, pas mandatimit nga presidentja Vjosa Osmani.

Po ashtu, pritet që pjesë e diskutimeve të jenë edhe përgatitjet e Aleancës… në rast të mbajtjes së zgjedhjeve të parakohshme parlamentare.
Takimi është paraparë të nisë në orën 17:00

Kujtojmë se në zgjedhjet komunale të mbajtura së fundmi, AAK-ja triumfoi në 5 komunat ku kishte qeverisur deri tani, si dhe do të jetë pjesë e bashkëqeverisjes në mbi 10 komuna të tjera, ndërkaq do të përfaqësohet në asambletë komunale me 98 asambleistë, duke marrë mbi 87 mijë vota.

E dhimbshme: Vdes në Gjermani 6 vjeçari kosovar

Me shumë trishtim bëhet e ditur se Ylli Krasniqi ka ndërruar jetë në Klinikën e Rosenheimit në Gjermani, aty ku kishte lindur gjashtë vjet më parë, shkruan Imazhi.

Lajmin për vdekjen e tij e dha gazetari, Besnik Krasniqi.

Njoftimi:

Ylli u ngrit në qiell.

Zemra i pushoi në Klinikën e Rosenheimit, aty ku erdhi në jetë gjashtë vjet më parë.

Në këto momente qendrojmë pranë axhës, bashkëshortes së tij dhe Hanës së vogël me të cilën ishte binjak.

Engjulli i vogël do të varroset në Kosovë. Për kohën do t’ju njoftojmë më vonë.

Pastë dritë të përbotshme shpirti yt,
Yll Muhamet Krasniqi.

AAK-ja e prerë: Nuk ka votë për Konjufcën
Deputetja e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Time Kadrijaj, ka deklaruar se subjekti i saj nuk do ta votojë kandidatin e nominuar nga Lëvizja Vetëvendosje për postin e kryeministrit, Glauk Konjufcën, duke theksuar se vendi duhet të shkojë në zgjedhje të reja.

Në një prononcim për Indeksonline Kadrijaj ka bërë të ditur se partitë shqiptare tashmë kanë qëndrim të qartë për këtë çështje nuk do e votojnë Konjufcën.

“Në takimin që kemi pasur te presidentja, ka mbetur që Vetëvendosje e ka shpenzuar afatin e fundit që e ka pasur. Mirëpo po e përdor edhe për një afat tjetër pa i pasur numrat, vetëm për ta shtyrë datën e zgjedhjeve,” tha Kadrijaj.

Ajo ka shtuar se AAK do të mbaj mledhje gjatë këtyre ditëve me grupin parlamentar të partisë dhe se beson që do të ketë qëndrimin pozitiv sa përket votimit të të nominuarit nga LVV-ja.

” Do ta kemi së shpejti një mbledhje të grupit parlamentar, por definitivisht nuk besoj që do ta votojmë,” deklaroi ajo.

Sipas Kadrijajt, qëndrimi i AAK-së është i qartë vendi duhet të shkojë në zgjedhje të parakohshme.

Të votohet apo jo Konjufca? LDK-ja del me qëndrim
Kanë mbetur edhe pak ditë kur Glauk Konjufcës, si mandatar i kalon afati për formimin e Qeverisë.

Duke folur për këtë çështje, deputeti i LDK-së Paris Guri ka thënë se s’do të ketë Qeveri “Konjufca 1”.

“Mandatimi i Glauk Konjufcës ka ardhur si rezultat i tentimit për të blerë kohë dhe për ta ndryshuar datën e zgjedhjeve dhe asnjëherë s’ka ardhur si rezultat i gjetjës së ndonjë zgjidhje, për arsye se ne e kemi parë që edhe ditën kur është mandatuar z. Konjufca, ai para mediave ka deklaruar se nuk është i gatshëm për të ofruar ndonjë marrëveshje bashkëpunimi ose koalicion për partitë e tjera”, deklaroi Guri.

Ai theksoi se Lidhja Demokratike e Kosovës nuk pranon të afrohet me Lëvizjen Vetëvendosje.

“Lëvizja Vetëvendosje i ka bërë disa ftesa Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe ne e kemi bërë të qartë se nuk do të bashkëpunojmë me Lëvizjen Vetëvendosje në këtë format të qeverisjes”, theksoi deputeti i PDK-së.

Vendim i rëndësishëm nga Specialja

Në Dhomat e Specializuara të Kosovës (DhSK) në Hagë, është marrë vendim që Wesley Clark të fillojë dëshminë të hënën e 17 nëntorit, duke filluar nga ora 12:00.

Kjo u pranua nga trupi gjykues në këtë rast gjyqësor dhe vendosi që seanca shtesë e planifikuar për 21 nëntor të anulohet, raporton “Betimi për Drejtësi“.

Ndryshe, dëshmia e gjeneralit Clark pritet të zgjasë deri të mërkurën më 19 nëntor 2025, e që pas saj do të mbahet edhe një konferencë për ecurinë e çështjes.

Për këtë, nuk pati kundërshtime nga palët në procedurë.

Mbrojtja ka filluar me paraqitjen e provave të saj më 15 shtator 2025, ku për tri ditë me radhë u dëgjua ish-ndihmësi i sekretarit amerikan të shtetit, James Rubin.

Ndërsa, pas tij u thirr ish-këshilltari ligjor i delegacionit shqiptar në Rambuje, Paul Williams. Kurse, ish-këshilltari politik i komandantit të lartë të NATO-s, Wesley Clark, John Stewart Duncan filloi dëshminë më 22 shtator dhe e mbaroi më 23 shtator 2025.

Kurse, më 30 shtator nisi dëshminë James Peter Covey, ish-zëvendës i përfaqësuesit të OKB-së në Kosovë, Bernard Kouchner. Covey e përfundoi dëshminë më 2 tetor.

Ndërkaq, më 10, 11 dhe 12 nëntor dëshmoi ish-diplomati amerikan Christopher Hill.

DhSK-ja ka bërë të ditur se 14 nëntori 2025 është caktuar si datë për përfundimin e çështjes së mbrojtjes në këtë rast, kurse parashtresat përfundimtare të procesit dhe deklaratat mbi ndikimin e krimeve të pretenduara tek viktimave që marrin pjesë në procedurë planifikohen të paraqiten deri më 22 dhjetor 2025.

Ndërkohë, më 15 prill 2025, Prokuroria ka njoftuar se ka përfunduar paraqitjen e provave në këtë rast.

Ndërsa, mbrojtja kishte bërë kërkesë sipas Rregullës 130, e cila parasheh kërkesën për rrëzimin e ndonjë akuze apo akuzave në tërësi në aktakuzë. Vendimi mbi këtë kërkesë ishte marrë më 16 korrik 2025. Sipas kryetarit të trupit gjykues, Charles Smith III, ajo që kishte kërkuar mbrojtja ishte mosmbështetja në pretendime për krime lufte që kanë të bëjnë me incidente që kanë ndodhur para majit të 1998-ës dhe pas 20 qershorit të 1999-ës.

“Trupi gjykues vëren se incidentet dhe ngjarjet që kanë ndodhur në kohën që kundërshtohen prej mbrojtjes nuk janë akuza brenda kuptimit të Rregullës 130”, tha kryetari i trupit gjykues, Charles Smith III.

Si rrjedhojë, ishte rrëzuar ky mocion me arsyetimin se trupi gjykues s’e ka autoritetin për të rrëzuar materiale që përbëjnë akuzat që kanë të bëjnë me shkaqe kohore. Ndërsa, po të njëjtën ditë, mbrojtja e viktimave kishte paraqitur provat e veta duke thirrur dy dëshmitare eksperte për të dëshmuar njëkohësisht.

Përveç që dëshmuan më 16 korrik 2025, dëshmia e këtyre dy dëshmitareve vazhdoi edhe më 17 korrik 2025, duke përfunduar kështu edhe marrja e dëshmive të dëshmitarëve të mbrojtjes së viktimave.

Zyra e Prokurorit të Specializuar, më 30 shtator 2022 ka dorëzuar aktakuzën e konfirmuar të ndryshuar ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit, e cila përbëhet nga dhjetë pika me akuza, ku këta të fundit ngarkohen për krime lufte e krime kundër njerëzimit.

Më 29 prill 2022, Zyra e Prokurorit të Specializuar kishte dorëzuar një aktakuzë të ndryshuar ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit e Jakup Krasniqit, ku pretendohet se katër të akuzuarit kanë kryer krime lufte edhe në Gjilan, Budakovë e Semetishtë.

Më 9 nëntor të vitit 2020, në paraqitjet e tyre të para, Jakup Krasniqi e Hashim Thaçi janë deklaruar të pafajshëm për akuzat që u vihen në barrë. Njëjtë është deklaruar edhe Veseli në paraqitjen e tij më 10 nëntor, sikurse edhe Rexhep Selimi më 11 nëntor.

Aktakuza ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit është konfirmuar më 26 tetor 2020.

Mërgim Lushtaku paralajmëron padi ndaj Adriana Matoshit

Deputeti i PDK-së Mërgim Lushtaku ka reaguar ashpër pas deklaratave të aktores dhe ish-deputetes Adriana Matoshi, duke paralajmëruar padi për ofendime që, sipas tij, janë bërë në drejtim të familjes së tij.

Në një prononcim për emisionin Kosova Live në T7, Lushtaku tha se nuk do të lejojë që emri i babait të tij, Sami Lushtaku, të keqpërdoret publikisht.

“Do t’i marr të gjitha masat ligjore dhe do ta padis Adriana Matoshin për ofendimet ndaj babait tim, motrës dhe familjes Lushtaku. Po ashtu, do të shqyrtojmë me avokatin nëse ka bazë ligjore edhe për të paditur të gjithë ata që keqpërdorin emrin e babait tim,” tha ai.

Sipas Lushtakut, reagimi i Matoshit nuk ka qenë i motivuar nga ndonjë arsye tjetër përveç tentativës për të devijuar vëmendjen nga “vjedhja e votave” në Mitrovicë.

“Ky reagim ishte vetëm për të tërhequr vëmendjen nga ajo që po ndodh në Mitrovicë. Janë të zënë duke vjedhur vota, prandaj përpiqen të godasin emra me autoritet politik që mund të ndikojnë tek qytetarët,” shtoi ai.

Lushtaku theksoi se tashmë është në konsultim me avokatin dhe po shohin nëse ka bazë ligjore që padia të iniciohet në ditët në vijim.

Rikthim i bujshëm në horizont? Fatmir Limaj mund t’i bashkohet PDK-së!

Gazetari, Berat Buzhala ka deklaruar se kreu i Nismës, Fatmir Limaj, mund t’i bashkohet Partisë Demokratike të Kosovës.

Buzhala theksoi se Limaj nuk ka asnjë arsye të mos i bashkohet PDK-së, në qoftë se Bedri Hamza zgjidhet kryetar i kësaj partie.

“[PDK-së] i duhet një marrëveshje me Fatmir Limajn, i cili në çdo moment të ditës i ka 25 mijë vota. Unë mendoj se asnjë arsye Limaj nuk e ka [të mos bashkohet me PDK-në], mendoj që i ka kërkesat e veta. Votuesi i Fatmirit, me kurrkënd nuk është më i afërt se me votuesit e PDK-së”, u shpreh Buzhala.