Ky është dëshmitari i radhës në rastin e Thaçit në Hagë
Michael Durkee dëshmirar i Mbrojtjes dhe i cili shërbeu si këshilltar politik i komandantëve supremë të forcave aleate të NATO-s në Evropë gjatë periudhës përkatëse vazhdon sot dëshminë në Speciale.

Ish-këshilltari politik i gjeneralit Clark, dje gjatë dëshmisë në Hagë, u pyet për takimin që ka thënë se e ka shoqëruar shefin e tij me Hashim Thaçin. Atij iu shfaq edhe një dokument si provë nga mbrojtja.

Në dokument si pjesë e delegacionit shiheshin emrat e Hashim Thaçit, Ramë Bujës, Jakup Krasniqit, Xhavit Halitit, Azem Sylës, Blerim Shalës, Edita Tahirit, Mehmet Hajrizit, Fehmi Aganit e Gjergj Dedajt.

“Personat që i kam takuar personalisht kanë qenë Thaçi dhe Krasniqi, emrat tjerë janë thjesht të dëgjuar dhe jo të takuar”, tha ai gjatë dëshmisë së tij.

“ Ju thoni se qëllimi i takimit ishte që pjesërisht Clark dëshironte të kuptonte më mirë synimet politike të UÇK-së dhe kapacitetet ushtarake në rast se do të urdhërohej dhe do të kryhej një operacion ushtarak. Pse ishte e rëndësishme të kuptoheshin synimet politike të UÇK-së në këtë kohë?”, pyeti mbrojtja dëshmitarin.

Ai tha se çdo komandant ushtarak që mendon për misionin është e rëndësishme për të ditur cili është mjedisi në terren.

Në Fushë Kosovë pati blerje masive të votave” – Osmani: Gara ishte e pabarabartë, Qeveria ishte kundër meje

Ish-kandidati për kryetar të Fushë Kosovës nga radhët e LDK-së, Besnik Osmani thotë se në garën për të parin e kësaj komune ai nuk garoi kundër Valon Prebrezës, por, siç thotë ai, kundër gjithë Qeverisë Kurti.

Në “Edicionin Special”, Osmani po ashtu akuzoi Lëvizjen Vetëvendosje për blerje masive të votave në Fushë Kosovë, me anë të punësimit të njerëzve, transmeton Klankosova.tv.

“Unë nuk kam qenë në garë me zotëri Prebrezën, unë kam qenë në garë me qeverinë dhe me të gjitha institucionet në varësi të Qeverisë të Republikës së Kosovës”, deklaroi Osmani.

Po ashtu, Osmani ka bërë të ditur se pas humbjes në Fushë Kosovë, e ka menduar të japë dorëheqje nga posti i kryetari të degës së LDK-së në Fushë Kosovë.

KQZ i proceson rezultatet e të gjitha votave të verifikuara në Mitrovicë, kaq është dallimi mes Faton Pecit dhe Arian Tahirit

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka procesuar rezultatet nga verifikimi i 100% të vendvotimeve në Mitrovicë të Jugut. Diferenca mes kandidatëve është 2 mijë e 293 vota.

Faton Peci nga Lëvizja Vetëvendosje ka marrë 53. 44% apo 17 mijë e 834 vota, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

Arian Tahiri nga Partia Demokratike e Kosovës ndërkohë ka 46.56% apo 14 mijë e 992 vota.

Paralajmërohet arrestimi i Kurtit

Avokati, Skender Musa ka paralajmëruar se kryeministri në detyrë, Albin Kurti, mund të shoqërohet me Polici për të dhënë dëshmi për rastin e Rezervave shtetërore

Musa thotë se sipas aktakuzës, Kurti është i thirrur si dëshmitar në këtë rast, dhe në qoftë se refuzon të japë dëshminë e tij, rrjedhimisht ai mund të obligohet të paraqitet në Gjykatë.

Po ashtu, avokati shton se nëse Kurti sërish refuzon të paraqitet në Gjykatë, atij mund t’i caktohet paraburgimi deri në gjashtë muaj.

“Gjykata është e obliguar ta thërras [Kurtin], nëse nuk paraqitet në Gjykatë do të shoqërohet, nëse nuk ka rezultat me anë të shoqërimit dhe refuzon dëshminë mund të caktohet paraburgim deri në gjashtë muaj, dhe në këtë drejtim besoj fuqishëm, dhe dua të besoj që vendi ynë ka mundësi me e obligu edhe kryeministrin, dhe të japë shembull që edhe me shoqëru me policë, edhe nëse është kryeministër”, u shpreh Musa në Rubikon.

Reagimi i djalit të Hashim Thaçit pas dorëheqjes së Memli Krasniqit: Faleminderit për udhëheqjen me ndershmëri

Djali i ish-presidentit Hashim Thaçi, Endriti, ka reaguar pas dorëheqjes së Memli Krasniqit nga posti i kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Endriti ka shprehur falënderim për Krasniqin, duke e vlerësuar për drejtimin me ndershmëri dhe përgjegjësi.

“Një falënderim i madh për Memli Krasniqin për udhëheqjen me ndershmëri dhe përgjegjësi. Gjurmët që ka lënë në PDK do të kujtohen gjithmonë me respekt”, ka shkruar ai.

Ky reagim i djalit të ish-presidentit vjen pak orë pas dorëheqjes së Krasniqit nga drejtimi i partisë, pas katër vitesh në krye të PDK-së.

Krasniqi: Autostradat nuk na i kanë lënë ilirët, i ka ndërtuar Qeveria Thaçi
Memli Krasniqi, si ish-kryetar i PDK-së, në Rubikon të Klan Kosovës, ka folur ekskluzivisht gjerë e gjatë për rrugëtimin e tij politik.

Ai ka thënë se nuk ka ambicie për poste tjera politike.

Ndërkaq, Krasniqi foli edhe për punët e kryera nga ish-qeveria Thaçi.

“Shyqyr që kurrkush nuk ka nevojë të mendojë për shumë punë që i kemi bërë. Shyqyr edhe që s’ka arsye të mendojë për autostradat, se nuk na i kanë lënë Ilirët autostradat, por i ka ndërtuar Qeveria Thaçi”, u shpreh ai.

Ish-kreu i PDK-së tha se për krejt këto punë është dashur të bashkëpunohet me shumë institucione, por edhe me aleatë.

Mehmetaj reagon pas kallëzimit penal nga Faton Peci
Gazetari dhe analisti Lirim Mehmetaj ka reaguar pas njoftimit të kryetarit të Partisë Guxo, Faton Peci, i cili paralajmëroi kallëzim penal ndaj tij dhe RTV Dukagjinit.

Mehmetaj tha se deklaratat e Pecit kundër tij janë shumë më të rënda se ato për të cilat po e akuzon ai.

Ai ka shtuar se Peci e ka quajtur “kriminel” dhe ka përdorur “terma dehumanizues” ndaj tij, duke e akuzuar edhe për përfshirje në raportimin e mishit të Brazilit.

“Unë do të doja që të arrinim në pajtim më Faton Pecin pa shku në gjykatë që tituj të tillë me u dënu me burg, sepse ky i kish marrë 100 vjet. Faton Peci ka thënë, në Dukagjin janë ndërmarrje e përbashkët kriminale, akuza më rëndë për krime lufte. Ky ka thënë që ne jemi punëtor të Serbisë që na punojmë aktivisht për Serbinë qe edhe 20 vjet burgim. Që veç se e kam bërë raportiin për mishin e Brazilit që vijke në Kosovë, u ripaketojke u shitke si i Kosovës në Shqipëri me dijeni të tij, ky ka thënë Lirim krimineli. Ky ka përdorur terme dehumanizuse për mua, që edhe 20 vjet burgim, dhe këto 100 vjet burg i merr veç ky çfarë ka folur po ta shtojmë aty krejt listën Guxo duhet me shpallë organizatë terroriste nëse standardi është ky”, ka deklaruar ai.

“Nëse standardi është ky, atëherë Guxo duhet shpallur organizatë terroriste”, tha ndër të tjera Mehmetaj.

Ai ka theksuar se “nuk ka krahasim të dy personave, nuk ka shembull ekstrem”.

A po kërkon Arben Gashi dorëheqjen e Abdixhikut, çka po paralajmëron ai?
Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Arben Gashi, ka komentuar situatën politike në vend, duke thënë se realiteti është ‘i qartë’ se qeveria nuk po formohet dhe s’ka as zgjidhje për rreziqe buxhetore, përcjell KosovaPost.

Ai përmes një postimi në Facebook deklaroi se pozicionet e partive politike janë ngurtësuar dhe se Kosova po mbetet në bllokadë.

Gashi theksoi se tani është koha për përgjegjësi politike dhe se në horizont po shihet një pjekuri e re politike.

”Ky është sinjali më i mirë që vendi mund ta ketë në këtë moment. Zgjedhjet që po vijnë duhet të jenë garë për zgjidhje, jo për pushtet. Duhet të flasim për programe, jo për përçarje. Të debatojmë për zhvillim ekonomik, për heqjen e sanksioneve, për integrimin e Kosovës drejt BE-së’’, tha ai.

Postimi i plotë:

Tani ka mbetur edhe një javë afat në dispozicion të mandatarit të ri për të formuar qeverinë.
Por realiteti është i qartë: as qeveri nuk po formohet, as zgjidhje për rreziqet buxhetore nuk po ofrohet.
Pozicionet e palëve politike janë ngurtësuar dhe vendi po mbetet në një bllokadë që po e dëmton çdo ditë më shumë.

Është koha për reflektim dhe përgjegjësi politike.
E megjithatë, në horizont po shihet një pjekuri e re politike – një gatishmëri për përgjegjësi dhe guxim për llogaridhënie.
Ky është sinjali më i mirë që vendi mund ta ketë në këtë moment.

Zgjedhjet që po vijnë duhet të jenë garë për zgjidhje, jo për pushtet.
Duhet të flasim për programe, jo për përçarje.
Të debatojmë për zhvillim ekonomik, për heqjen e sanksioneve, për integrimin e Kosovës drejt BE-së.
Të flasim për drejtësi, për sundim të ligjit, për prokurori që vepron dhe gjykata që japin drejtësi të drejtë e të shpejtë.
Të debatojmë për arsim dhe shëndetësi cilësore, për energji të qëndrueshme dhe eksportuese, për ujë të pijshëm dhe rezerva ujore që sigurojnë zhvillim për ekonominë dhe qytetarët tanë.

Kosova ka nevojë për vizionarë, jo përçarës.
Për udhëheqës që ndërtojnë, jo që bllokojnë.
Për mendim konstruktiv, veprim efikas dhe vizion të qartë për shtetin dhe qytetarin.

Koha e armiqësive duhet të përfundojë.
Është momenti për bashkëpunim, reflektim dhe veprim –
sepse vetëm kështu mund ta çojmë Kosovën përpara, me dinjitet, stabilitet dhe zhvillim të vërtetë. 🇽🇰

Na priftë e mbara. 🙏

Behrami: Mbi 86% e fletëvotimeve me numër të çrregullt janë për Faton Pecin
Deputeti PDK-së, Artan Behrami ka thënë se mjafton vetëm një fletëvotim i gjetur me numër serik të çrregullt, që Mitrovica të shkojë në rivotim, transmeton Gazeta Online Veriu.info.

Sipas tij mbi 86% prej tyre janë vota për kryetarin e zgjedhur të Mitrovicës, Faton Pecin

Postimi i plotë:

Për hajnat me tri ndërrime:

Mjafton vetëm një – vetëm një fletvotim me numër serik të çrregullt të gjendet, që Mitrovica të shkojë në rivotim.

Një fletvotim i tillë mund të korruptojë qindra apo mijëra të tjera.

Në çdo shkollë ka pasur fletvotime të tilla.

Mbi 86% prej tyre janë vota për Faton Pecin.

Matoshi: U dëshmu që s’ka vjedhje të votave në Mitrovicë

Adriana Maotshi nga VV-ja ia uroi Faton Pecit fitorën e tretë sipas saj breda javës në Mitrovicë, transmeton DEMOS.

“Pra u dëshmu që s’ka vjedhje të votave në Mitrovicë

Ngoni loqka, ju filma edhe mundeni me bo, ama jo qesi filma ku ankohet pdk-ja për hajni, se janë t’lodht, si kqyr kerkush!

Po ju flas tash si eksperte e filmave 🙂

Urime Faton fitorja e tretë mrena javës ❤️“, shkroi Matoshi.