Dy të vrarë dhe dy të plagosur është bilanci nga një atentat mafioz i ndodhur mëngjesin e kësaj të hëne në një lokal në qendër të Shkodrës.
Viktimë ka mbetur Armando Pali, ish- këshilltar bashkiak pranë bashkisë së Shkodrës, si dhe i riu Gredion Kraja, shoqërues i Eugen Vasos.
Një person me skafandër është arrestuar në zonën e njohur si “Zalli i Kirit” disa kilometra larg vendit të ngjarjes. Ai dyshohet se është autori i ngjarjes. Pas krimit është larguar nga lokali me një makine tip “BMW”. Rrugës ka bërë një aksident me një makine tjetër dhe ka tërhequr vëmendjen e policisë pasi ishte ende me skafandër.
Policia i është vënë në ndjekje dhe në zonën e lumit të Kirit ka lënë makinën për t’u larguar në këmbë bashkë më armën në krahë. Pas rrethimit personi është dorëzuar./TopChannel/