Në Fushë Kosovë është arritur një marrëveshje bashkëpunimi mes Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe Nismës Socialdemokrate.
Lajmin e ka bërë të ditur kandidati i LDK-së për kryetar të komunës, Besnik Osmani.
Përmes një postimi në rrjete sociale, Osmani ka konfirmuar zyrtarisht koalicionin me Nismën, duke e cilësuar si një hap të rëndësishëm për të mirën e qytetarëve.
“Vazhdojmë me NISMËN drejt fitores! Së bashku për qytetarët dhe të ardhmen e komunës sonë”,ka shkruar ai.
Në zgjedhjet e 12 tetorit, Valon Prebreza nga VV-ja ka marrë 9,611 vota për kryetar, Besnik Osmani i LDK-së ka marrë 7,799 vota, Rrahim Tërnava i PDK-së ka marrë 3,441 vota, ndërsa Vildane Latifi e AAK-së ka marrë 251 vota.
Rrjedhimisht, Fushë Kosova ka shkuar në balotazh, më 9 nëntor do të përballen kandidati i LDK-së, Besnik Osmani, dhe ai i Lëvizjes Vetëvendosje, Valon Prebreza.