Lëshohet audio-incizimi i momentit kur u vra Liridona Ademaj, dëgjohen dhe të qarat e fëmijëve

Në Gjykatën Themelore në Prishtinë të hënën janë lëshuar pamjet nga dita kritike e vrasjes së Liridona Ademajt.

Përveç pamjeve nga momentet e fundit ku shihet Naim Murseli bashkë me familjen e tij në restorant, e gjithashtu edhe Granit Plava po në të njëjtin vend, në seancë është lëshuar edhe një audio-incizim.

Prokurorja e rastit, Javorka Perlinçeviq, tha se audio-incizimi shfaq edhe krismën nga arma kur u vra Liridona Ademaj.

Sipas saj, ky audio-incizim ishte marrë nga një autoservis për vetura.

Prokuroria Themelore në Prishtinë, më 15 janar 2025, ngriti aktakuzë ndaj Naim Murselit, Granit Plavës, Kushtrim Kokallës dhe Tom Dodajt. Sipas aktakuzës, Murseli, Plava dhe Kokalla kishin dakorduar që vrasja të kryhej nga Plava, me marrëveshje që Murseli t’i paguante 30 mijë euro.

Liridona Ademaj u vra më 29 nëntor të vitit 2023 me një plumb në qafë në një zonë të fshehtë në fshatin Sinidoll të Prishtinës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *