Limaj thyen heshtjen, tregon nëse do të ‘hyjë’ me PDK-në
Fatmir Limaj, kryetar i NISMA Socialdemokrate, ka thënë se bashkëpunimi mes tij dhe Partisë Demokratike të Kosovës do të mund të arrihej brenda një minute.
“Mendoj që për të ndërtuar diçka të përbashkët unë me PDK duhet një minutë, jo kohë për një minutë”, ka thënë Limaj në Debat Plus.
Limaj, njëri nga themeluesit e Partisë Demokratike të Kosovës, ka thënë se elektorati i NISMA-s dhe PDK-së është i njëjtë.
Ai ka treguar se ka disponim në masë për një bashkim mes NIMSA-s e PDK-së, megjithatë sipas tij mungon vullneti për bashkëpunim.
“Është një disponim i tërësishëm pasi nuk kemi nevojë të japim shpjegime në elektorat, sepse është një brum i njëjtë sepse në esencë NISMA njerëzit e saj i ka të Partisë Demokratike të Kosovës. Duke u nisur nga këtu një minutë kohë na nevojitet për bashkëpunim nëse është vullneti. Kur është vullneti duhet një minutë”, ka thënë Limaj.
