Lushtaku po intervistohet në Polici, pritet të arrestohet
Kryetari i Skenderajt, Sami Lushtaku është duke u intervistuar në stacionin policor të këtij qyteti.
Burimet i kanë thënë Paparacit se Lushtaku pas intervistimit pritet të arrestohet për shkak të sulmit fizik ndaj Hysni Mehanit të Lëvizjes Vetëvendosje në një kafene të Skenderajt të enjten.
Ndërkohë, qytetarë të shumtë janë mbledhur para stacionit policor të Skenderajt dhe pritet të ndërhyjnë nëse Lushtaku arrestohet.
Situata deri më tani është e tensionuar në Skenderaj.
