div[data-widget-id="1924179"] { min-height: 300px; }
class="wp-singular post-template-default single single-post postid-25876 single-format-aside custom-background wp-custom-logo wp-theme-news-25 td-standard-pack group-blog">
Lushtaku-Sadriu: S’kemi votë për Konjufcën, po të donim do ta votonim origjinalin

Deputetja e LDK-së, Jehona Lushaku-Sadriu, ka deklaruar se partia e saj nuk do ta mbështesë asnjërin nga kandidatët e propozuar nga Lëvizja Vetëvendosje për postin e kryeministrit.

Duke folur në emisionin Rubikon të Klan Kosovës, ajo theksoi se qëndrimi i LDK-së mbetet i pandryshuar edhe pas nominimit të Glauk Konjufcës.

“Nuk kemi votë, nuk e kemi ndarë ndryshimin e kandidatëve. Po të donim, do ta votonim origjinalin.

Jemi kundër mendësisë dhe për aq kohë sa vazhdon diskursi i VV-së në mënyrën e njëjtë, siç e pamë edhe sot nga deputetja Kusari, ne nuk do të kemi përkrahje për asnjërin nga kandidatët e tyre”, u shpreh Lushaku-Sadriu.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *