Një 28-vjeçar shqiptar identifikuar si Mario Bacaj, ka ndërruar jetë pasi është hedhur nga një ndërtesë pranë një bari të njohur në qendrën tregtare të Adelaide-s.
Ngjarja fatale ndodhi të dielën pranë Bar & Restorantit 2KW, i vendosur në katin e tetë të ndërtesës. Shërbimet e emergjencës reaguan menjëherë, duke dërguar në vendngjarje katër njësi të Shërbimit të Zjarrfikësve, dy ambulanca dhe tre automjete policie.
Ngjarja po trajtohet si një incident i lidhur me shëndetin mendor për shkak të depresionit, por hetimet vijojnë ende.
Shokët dhe kolegët e tij kanë shprehur ngushëllimet më të thella pas këtij humbjeje të parakohshme dhe në vendin e ngjarjes ata kanë vendosur buqeta me lule dhe dedikime.
28-vjeçari shqiptar ishte baba i një djali të vogël dhe ish-futbollist i ekipit “West Adelaide Raptors Soccer”. Në një postim në rrjetet sociale, ekipi i ka shprehur ngushëllimet familjes së Marios duke e përshkruar atë si një lojtar të shkëlqyet dhe një mik që u desh dhe u respektua nga të gjithë.