Ministri i Mbrojtjes i Izraelit, Israel Katz, ka thënë se e ka udhëzuar ushtrinë që të “kundërpërgjigjet me forcë ndaj shkeljes së armëpushimit nga Irani, me sulme intensive kundër caqeve të regjimit në zemër të Teheranit”, raporton gazeta “The Times of Israel”.
Dy raketa balistike u hodhën nga Irani drejt Izraelit pas kohës kur supozohej të hynte në fuqi një armëpushim i njoftuar nga presidenti amerikan, Donald Trump. Të dyja raketat u penguan.
Ushtria izraelit tha se ka identifikuar raketa të hedhura nga Irani dhe se sistemet e mbrojtjes ajrore janë “duke operuar për ta penguar rrezikun”. Njerëzit u këshilluan që të shkonin në strehimore dhe të qëndronin aty deri në një njoftim të ri.
Më vonë, ushtria izraelite tha se njerëzit mund të dilnin nga strehimoret në pjesën veriore të Izraelit.
Shërbimi ambulantor “Magen David Adom” tha se nuk kishte pranuar ndonjë thirrje për viktima ose të lënduar, përpos një burri që u lëndua gjatë rrugës për në strehimore.