Ministria e Financave ‘lëshon dorën’, jep 300 mijë euro për…
Kompania InterAdria, e cila gjatë viteve të fundit ka përfituar dhjetëra kontrata nga institucionet publike, ka fituar edhe një tender të ri nga Ministria e Financave, në vlerë prej rreth 300 mijë euro.
Gazeta Insajderi
“Furnizimi me paisje të teknologjisë informative për nevojat e Thesarit”, është kontrata që do i kushtojë buxhetit të shtetit 300 mijë euro.
Ky tender u dha nga Ministria e Financave për kompaninë InterAdria L.L.C.

Në dosje të tenderit janë dhënë edhe detaje se çka përfshin kjo kontratë.
“Operatori duhet të ofroj të gjitha pajisjet dhe pjesët tjera përcjellëse të cilat duhet të konfigurohen në mënyrë që të bëhet implementimi i tyre për funksionalizim të plotë: instalimi i sistemeve operative Windows server 2025, instalimi i update të fundit dhe komponenteve tjera të nevojshme duke përfshirë edhe konfigurimi i Failover Cluster“.

Kompania InterAdria fitoi kontrata vazhdimisht nga pushteti
InterAdria vazhdon të jetë një nga kompanitë që përfituan kontrata të shumta nga institucionet publike. Vetëm gjatë vitit 2025, kjo kompani ka marrë miliona euro nga buxheti i shtetit.
Në platformën e prokurimit del se kjo kompani ka dhjetëra kontrata të lidhura, shkruan Insajderi.

Ministria e Punëve të Brendshme i ka dhënë dy tendere. Një kontratë u dha në vlerë afro gjysmë milioni me 09.12.2025.

E njëjta ministri kompanisë “InterAdria” ia ka besuar edhe tenderin për “Furnizimi me Licenca për Platformën Network Access Control”.
Vlera është 128 mijë euro.

Përveç këtyre, InterAdria ka kontrata aktive edhe me MPJD-në, Ministrinë e Mbrojtjes, Doganën, Policinë e Kosovës dhe institucione të tjera publike.
