div[data-widget-id="1924179"] { min-height: 300px; }
class="wp-singular post-template-default single single-post postid-23006 single-format-aside custom-background wp-custom-logo wp-theme-news-25 td-standard-pack group-blog">
Mori katër plumba në trup, ky është zyrtari i plagosur i BDI’së

I plagosuri nga të shtënat e sotme në rrugën “Dimitrija Tucakovic” në Kumanovë është jashtë rrezikut për jetën. Pas kryerjes së ekzaminimeve në Spitalin e Përgjithshëm, ai është dërguar në Shkup, informoi për MIA-n drejtori i Spitalit të Përgjithshëm të Kumanovës, Sasho Stosevski.

“Personi është pranuar me katër plagë nga arma e zjarrit në zonën e parakrahut të majtë dhe gjurit të djathtë. Të gjitha ekzaminimet janë kryer nga ana jonë – rëntgen, kompjuterik. Personi është jashtë rrezikut për jetën. Ai është transportuar në klinikat në Shkup me një automjet nga Spitali i Përgjithshëm i Kumanovës”, tha drejtori Stosevski.

Ndërkohë, nga Qendra e Emergjencës në TOARILUC konfirmuan për MIA-n se personi i lënduar nga të shtënat në qendër të Kumanovës është sjellë tek ata. Ata gjithashtu do të njoftojnë më shumë informacion në lidhje me personin e lënduar.

I plagosuri është Zekirja Shaini, funksionar në BDI.

Mori katër plumba në trup, ky është zyrtari i plagosur i BDI'së - Insajderi - image 50

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *