div[data-widget-id="1924179"] { min-height: 300px; }
class="wp-singular post-template-default single single-post postid-23012 single-format-aside custom-background wp-custom-logo wp-theme-news-25 td-standard-pack group-blog">
Murati: Subvencionimi i faturave të KEDS-it vlen për këtë periudhë kohore

Ministri në detyrë i Financave, Hekuran Murati ka thënë se subvencionimi i faturave të KEDS-it për familjet e cenueshme nis në tetor të këtij viti dhe zgjat deri në muajin mars të vitit të ardhshëm.

Murati, i cili propozoi sot në mbledhjen e qeverisë vendimin për lansimin e programit për subvencionimin e faturave të energjisë elektrike për familjet e cenueshme, tha se pagesa bëhet direkt në llogari të konsumatorit në muajin pasues.

“Programi në fjalë mbështet familjet e cenueshme që kanë të ardhura mesatare më pak se 150 euro/muaj/anëtar, dhe që kanë prona të paluajtshme me vlerë më pak se 100,000 euro”, tha Murati.

“Subvencionimi aplikohet për faturat e periudhës tetor-mars, dhe paguhet direkt në llogari të konsumatorit, pas leximit të orëmatësve – pra në muajin pasues”, tha ai.

Murati njoftoi se gjatë ditëve në vijim “do të njoftoheni për detaje sa u përket aplikimeve të reja dhe/apo ndryshimeve të orëmatësve”. /Paparaci.com

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *