14 C
Pristina
E martë, 13 Maj, 2025

‘Natë lufțe’ në Prishtinë – 22 plumba tronditin rrugën ‘Rrugën B’

Mbrëmë pak para mesnatës, në rrugën “Bardhyl Qaushi” në rrugën B në Prishtinë është raportuar për të shtëna intensive me armë zjarri.

Sipas burimeve  brenda Policisë, Sinjali raporton se në vendin e ngjarjes janë gjetur 16 gëzhoja që dyshohet të jenë të armës AK-47 dhe 6 të tjera të kalibrit 9×19 mm, që dyshohet se janë shkrepur nga pistoletë.

Si pasojë e gjuajtjes janë dëmtuar dy vetura, një Mercedes dhe një BMË, të cilat ishin të parkuara në afërsi të vendit ku ka ndodhur incidenti.

Njësitet e hetimeve dhe forenzikës kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes, ku kanë kryer ekzaminimet e nevojshme dhe kanë sekuestruar provat. Pronarët e veturave të dëmtuara pritet të paraqiten për të dhënë deklaratat lidhur me dëmet materiale.

Rasti është cilësuar nga autoritetet si: Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm, Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve, Përdorim i armës apo mjetit të rrezikshëm

Me urdhër të prokurorit kujdestar, rasti është iniciuar dhe mbetet nën hetim intensiv nga ana e Policisë së Kosovës.

Sinjali do të sjellë detaje të reja sapo ato të konfirmohen nga institucionet kompetente.

POSTIMET E FUNDIT

TE NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here