Drejtoria për Siguri dhe Emergjenca në Kryeqytet ka lëshuar një njoftim urgjent për qytetarët lidhur me përkeqësimin e kushteve atmosferike në orët dhe ditët në vijim, shkruan Gazeta Sinjali.
Sipas parashikimeve meteorologjike, në disa zona të Prishtinës pritet të fryjnë erëra të fuqishme dhe të ketë mundësi për stuhi, që mund të paraqesin rrezik për sigurinë publike, sidomos në ambiente të hapura apo aty ku ndodhen objekte të paqëndrueshme.
Autoritetet u bëjnë thirrje qytetarëve që të tregojnë kujdes të shtuar, të shmangin qëndrimin afër pemëve, shtyllave elektrike dhe ndërtesave të larta gjatë periudhave me erë të fortë, si dhe të ndjekin udhëzimet zyrtare që mund të publikohen nga institucionet përkatëse në vijim.
Njoftimi i plotë:
Të dashur qytetarë të Kryeqytetit, Ju lutemi të tregoni kujdes të shtuar gjatë lëvizjes dhe qëndrimit në ambiente të hapura. Sipas parashikimeve meteorologjike, pritet përkeqësim i kushteve atmosferike, përfshirë erëra të forta dhe mundësi stuhish në disa zona. Këto kushte mund të paraqesin rrezik për sigurinë tuaj.
Këshillojmë të evitoni qëndrimin pranë pemëve, objekteve dhe strukturave jostabile që mund të rrezikojnë sigurinë tuaj.
Çdo rast ju lutemi të raportoni në Qendrën Operative Emergjente të Kryeqytetit në numrat kujdestarë:
0800 122 33 ose