12.6 C
Pristina
E enjte, 15 Maj, 2025

Në fshehtësi, këngëtarja shqiptare martohet me të dashurin arab

Këngëtarja shqiptare Anita Latifi, e njohur nga formati “DSDS” dhe aktualisht pjesë e spektaklit “Kampf der Realitystars”, ka kurorëzuar dashurinë e saj me partnerin Fabrice në fshehtësi të plotë.

Çifti është bashkë prej gati shtatë vitesh dhe njihen që nga koha e shkollës. Në një prononcim për BILD, Anita tregon:
“U fejova në prill në Zandvoort (Holandë), në bregdet. Propozimi ndodhi në perëndim të diellit, ishte vërtet romantik. Ishte një surprizë e bukur. Por pas kaq shumë vitesh lidhje, mendoj se ishte momenti i duhur.”

Pas propozimit, nuk kanë humbur kohë: “Donim menjëherë të martoheshim në mënyrë civile. Vetëm me familjen më të afërt. Asnjë nga miqtë tanë nuk e dinte”.
Sipas gazetës gjermane BILD, ceremonia u mbajt fundjavën e kaluar në Schloss Martfeld në Schwelm, një vend i mrekullueshëm dhe privat.
Anita vendosi të mos e bëjë publik mbiemrin e bashkëshortit, por konfirmoi se do të vazhdojë të përdorë emrin e saj artistik:
“Donim që gjithçka ta shijonim vetëm për veten tonë”.

Pas ceremonisë, çifti e festoi martesën në një restorant elegant, larg syve të publikut. “Fillimisht e mbajtëm gjithçka private – por tani duam ta ndajmë këtë lumturi edhe me fansat tanë.”

 

Gjatë xhirimeve të spektaklit “Kampf der Realitystars” në fillim të vitit 2025, Anita zbuloi se ishte shtatzënë.
“Në mes të setit, testi i shtatzënisë doli pozitiv,” tregon ajo për BILD.
Aktualisht në ekran ajo shfaqet ende pa barkun e shtatzënisë – të mërkurën ajo hyri në vilën e të famshmëve në plazhin e Tajlandës dhe nisi menjëherë përplasjet e para me banorët e tjerë.

A do ta trashëgojë foshnja e ardhshme karakterin shpërthyes të Anitës? Kjo mbetet për t’u parë. Ndërkohë, çifti po mendon të organizojë një dasmë më të madhe pas lindjes së fëmijës.

POSTIMET E FUNDIT

TE NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here