Në Gjykatë shfaqen video-incizimet e ditës kritike kur u vra Liridona Ademaj

Në Gjykatën Themelore në Prishtinë, në seancën gjyqësore ndaj Naim Murselit, Kushtrim Kokallës dhe Granit Plavës, janë shfaqur video-incizimet e ditës kritike kur u vra tani e ndjera Liridona Ademaj.

Prokurorja e rastit, Javorka Perlinçeviq, bëri të ditur se fillimisht janë paraqitur pamjet e datës 29 nëntor 2023 nga shtëpia e Naim Murselit, ku ai shihet duke dalë nga objekti.

Sipas pamjeve të prezantuara në gjykatë, më pas shfaqet momenti në një pompë derivatesh në fshatin Cermjan, ku fillimisht vjen Granit Plava, e pas tij edhe Naim Murseli me veturë të tipit “Range Rover”.

Video-incizimet tregojnë gjithashtu se Liridona Ademaj arrin në shtëpinë e saj në Bërnicë. Në pamje të tjera shihen vetura “Seat” e Granit Plavës dhe më pas “Range Rover” i Naim Murselit, teksa të dy të akuzuarit dalin nga automjetet.

Sipas pamjeve, Murseli afrohet tek Plava, i flet diçka dhe më pas shkon në një dyqan.

Në incizime shihet gjithashtu momenti kur Murseli i jep pije energjike Granit Plavës.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *