34.4 C
Pristina
E hënë, 7 Korrik, 2025

Nën britma e duke shqelmuar, momenti kur policia e arreston 27-vjeçarin Agon Zejnullahu – pak kohë më pas ai vdiq

GazetaDemos ka publikuar pamje ekskluzive nga momenti i arrestimit të 27-vjeçarit, Agon Zejnullahu, mbrëmë pas mesnatës rreth orës 00:15, në rrugën “Haradin Bajrami”, në komunën e Lipjanit, i cili pak pas arrestimit dhe vdiq.

Në këto pamje, tashmë i ndjeri shihet se gjatë momentin kur zyrtarët policorë iu kishin afruar për ta arrestuar, po rënkonte. Këto rënikime u bën më të zëshme atëherë kur njërit nga katër policët që e kishin shtrirë në tokë, i rrëshqet këmba, teksa dyshohet se nga kjo rrëshqitje, i ndjeri godet në kokë.

PAMJE me VIDEO nga momenti i arrestimit

Për detaje rreth kësaj ngjarje, për Gazetën Demos ka dhënë detaje, zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci.

Sipas Policisë, viktima dyshohet se ishte nën ndikimin e alkoolit, dhe i njëjti po i sulmonte automjete dhe kalimtarë në rrugën “Haradin Bajrami” në Lipjan.

Në po këto detaje bëhet e ditur se, Njësitë policore kanë reaguar menjëherë për të vënë situatën nën kontroll, ndërsa në vendngjarje është thirrur edhe ekipi mjekësor emergjent, i cili i ka ofruar ndihmën e parë personit në fjalë.

“Përkundër përpjekjeve, është konstatuar se ai kishte ndërruar jetë”, tha ndër tjera Borovci..

“Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë relevante hetimore dhe Prokurori për Krime të Rënda.

Janë ndërmarrë të gjitha veprimet hetimore për ndriçimin e rastit, përfshirë sigurimin e provave materiale dhe intervistimin e dëshmitarëve.

Me vendim të Prokurorit të Shtetit, është iniciuar hetim penal lidhur me rastin, ndërsa trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.

Aktualisht policia po vijon hetimet për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes”, thuhet në detajet e sigurura nga Policia e Kosovës.

POSTIMET E FUNDIT

TE NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here