div[data-widget-id="1924179"] { min-height: 300px; }
class="wp-singular post-template-default single single-post postid-26478 single-format-aside custom-background wp-custom-logo wp-theme-news-25 td-standard-pack group-blog">
Nëse e shihni këtë person, lajmërojeni menjëherë Policinë
Sektori i Hetimeve i Stacionit të Policisë në Prizren është duke zhvilluar hetime lidhur me veprën penale “Vjedhje e rëndë”, bëhet e ditur nga një njoftim i policisë.

Sipas Policisë së Kosovës, më 22 shkurt 2025, rreth orës 19:50, Stacioni Policor në Prizren ka pranuar një informatë se në rrugën “Kamber Bruti” në Prizren, rreth orës 19:00, një person i panjohur është hasur duke dalë nga shtëpia e të dëmtuarit.

Sipas deklaratës së të dëmtuarit, personi në fjalë, i dyshuari ka marrë para të gatshme si dhe stoli ari nga shtëpia, me vlerë rreth 3,000 euro.

Nga pamjet e kamerave të sigurisë është siguruar fotografia e të dyshuarit, mirëpo deri më tani nuk është arritur identifikimi i tij.

Me qëllim të ndriçimit të rastit, Prokuroria Themelore në Prizren ka lëshuar autorizim, në pajtim me nenin 76, paragrafi 2 të Kodit të Procedurës Penale të Republikës së Kosovës, për publikimin e fotografisë së të dyshuarit në mediume televizive dhe rrjete sociale.

Policia fton qytetarët që të bashkëpunojnë dhe të ofrojnë çdo informacion që mund të ndihmojë në identifikimin dhe arrestimin e tij.

“Ftojmë të gjithë qytetarët që, nëse kanë ndonjë informatë apo njohuri për vendndodhjen e personit të paraqitur në fotografi, të kontaktojnë Policinë në Prizren përmes numrit 192, në rrjetet sociale, në faqen zyrtare të Facebook-ut të Policisë së Kosovës, apo në cilindo stacion policor në vend,” thuhet në njoftim.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *