Uellsi, Çekia, Hungaria dhe skocia mund të jenë kundërshtarët e mundshëm të kombëtares së Kosovës në play-offin e kualifikimeve për Kupën e Botës.
Ja se si ndodh kjo?
Këto skuadra llogariten si kombëtare të projektuara për kualifikim nga vendet e dyta të fazës së grupeve – dhe secila prej tyre pritet të jenë në vazon e dytë të sistemit të play-offit, shkruan Paparaci.
Kosova, e cila tashmë i ka shanset më të mëdha për kualifikim si e dyta nga grupi i saj (Grupi B kualifikues për kupën e Botës), me koeficientin e saj do të renditej në vazon e tretë të 16 ekipeve në play off.
Kësisoj, Kosova me shumë gjasë nuk do të mund të ballafaqohej me shqipërinë në ndeshjen e parë, gjysmëfinale të play-offit. Shqipëria është e projektuar të jetë po ashtu në vazon e tretë të skuadrave në play-off. Por, kjo mund të ndryshojë pasi Shqipëria ka koeficient më të mirë sesa Kosova dhe ka gjasa të ngjitet në vazon e dytë.
Pra, nëse ndeshjet e muajit nëntor nuk ndryshojnë shumë sa i përket situatës në grupet kualifikuese, atëherë si Kosova, ashtu edhe Shqipëria, do të peshkonin njërën prej katër ekipeve: Uellsi, Çekia, Hungaria dhe Skocia.
Ndeshjet e play-offit të Kupës së Botës në UEFA luhen në sistem të gjysmëfinaleve dhe finaleve. Nga 16 ekipe, tetë ekipe nga play-offi i bashkohen tetë të tjerave që shkojnë direkt si vendet e para nga grupet.
Duelet e play-offit zhvillohen në fund të muajit mars.
Edhe Suedia, të cilën Kosova e mundi sot në udhëtim, e ka një vend në play-off të cilin e ka siguruar nga Liga e Kombeve. Por, meqë vjen nga ky format i UEFA-s, ajo do të ndodhet në vazon e katërt – që është vazo tepër e pafavorshme sepse do të peshkojë në short ekipet e vazos së parë, ku pritet pothuajse me 99% mundësi, të jetë Italia.
Kosova ka aktualisht 7 pikë në Grupin B kualifikues, katër më shumë sesa Sllovenia e vendit të dytë dhe ndohet në rrugë të duhur për sigurimin e play-offit.
Ja se si duken vazot e projektuara për play-off aktualisht: