9.7 C
Pristina
Wednesday, November 26, 2025

Nga sot kalimi në Tunelin e Llogorasë me pagesë, kjo është shumë që duhet të paguani

Kanë hyrë në fuqi tarifat për kalimin nga Tuneli i Llogorasë, një ndër investimet më të mëdha infrastrukturore në jug të Shqipërisë.

Sipas vendimit të botuar në Fletoren Zyrtare, pagesat do të aplikohen menjëherë për të gjitha kategoritë e automjeteve, me çmime që nisin nga 100 lekë (€0.96) për motoçikletat dhe shkojnë deri në 5000 lekë (€48) për mjetet e peshë të rëndë, njofton shqiptarja.com (shifrat në euro janë bazuar në kursin aktual të këmbimit valutor)

Tarifat sipas kategorive të mjeteve

100 lekë (€0.96) – Mjete motorike me karakteristika motoçiklete, motoçikletë me tre rrota dhe katërçikletë.

250 lekë (€2.40) – Mjete motorike me dy boshte dhe lartësi ≤ 1.30 m (të matura në boshtin e parë), si makinat e pasagjerëve dhe automjetet e lehta të shpërndarjes.

500 lekë (€4.80) – Mjete motorike me më shumë se dy boshte dhe lartësi ≤ 1.30 m, si makina pasagjerësh me rimorkio ose karavan, apo automjete të lehta me rimorkio.

1000 lekë (€9.60) – Mjete motorike me dy ose tre boshte dhe lartësi > 1.30 m, përfshirë autobusë, kamionë dhe mjete të ngjashme me rimorkio.

5000 lekë (€48) – Kategoria IV: mjete motorike me katër ose më shumë boshte dhe lartësi > 1.30 m, përfshirë autobusë dhe kamionë me shumë rimorkio.

Për autoveturat, tarifa është 250 lekë (€2.40) për një drejtim dhe 500 lekë (€4.80) vajtje–ardhje (shifrat në euro janë bazuar në kursin aktual të këmbimit valutor).

Kush përjashtohet nga pagesa?

Sipas udhëzimit, kalimi do të jetë falas për:

Mjetet e policisë

Zjarrfikëset

Ambulancat

Mjetet ushtarake

Mjetet që përdoren nga invalidët

Gjithashtu, në tunel nuk lejohet qarkullimi i mjeteve që transportojnë mallra të rrezikshme.

Nga sezoni veror në përdorim të përhershëm

Tuneli i Llogorasë u hap për herë të parë në korrik të vitit 2024 vetëm për sezonin turistik veror dhe u mbyll në nëntor të po atij viti. Pas përfundimit të plotë të punimeve, ai u hap përfundimisht në maj të këtij viti. Deri më tani, kalimi ka qenë pa pagesë për të lehtësuar lëvizjen gjatë sezonit veror.

Ky projekt ka kushtuar 20.4 miliardë lekë (195 milionë euro) dhe konsiderohet një ndër investimet më strategjike për zhvillimin e jugut të vendit.

POSTIMET E FUNDIT

TE NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here