Organizata Zëri Studentor ka njoftuar se është hapur aplikimi për shtesat prej 100 euro për mobilitetin e studentëve të Republikës së Kosovës.
Kjo shtesë është e dedikuar për shpenzimet gjatë studimeve dhe lehtësim të mobilitetit akademik.
Si të aplikoni:
Aplikimi bëhet përmes platformës zyrtare eKosova, duke ndjekur hapat e mëposhtëm:
Hyni në https://ekosova.rks-gov.net
Zgjidhni menynë Shërbimet
Pastaj klikoni te Familja
Zgjidhni opsionin Aplikimi për shtesë të njëhershme prej 100 euro për studentët shtetas të Republikës së Kosovës
Sigurohuni që të keni të dhënat personale dhe dokumentet e nevojshme të përgatitura për aplikim, për të shmangur vonesat apo refuzimet.