div[data-widget-id="1924179"] { min-height: 300px; }
class="wp-singular post-template-default single single-post postid-25264 single-format-aside custom-background wp-custom-logo wp-theme-news-25 td-standard-pack group-blog">
Njohja e Kosovës nga Siria, reagon Vuçiq

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka deklaruar të enjten se vendimi i Sirisë për ta njohur pavarësinë e Kosovë ka qenë i pritshëm, duke pasur parasysh, sipas tij, që në Damask ka ardhur në pushtet një qeveri nën ndikimin e Turqisë.

Vuçiq ka thënë se ky vendim përmban “vulën turke” dhe shtoi se tani është e qartë sa ka vlejtur “qasja liberale e Bashar al-Asadit” sa ishte në pushtet.

“Tani është bërë e qartë sa ka vlejtur për ne qasja liberale e Bashar al-Asadit kur ai ishte në krye të Sirisë. Është po ashtu e qartë se kur dikush vjen në pushtet nën ndikimin e madh të njërit prej shteteve kryesore të rajonit, siç është Turqia, nuk është e papritur që të ndodhin zhvillime të tilla”, ka thënë Vuçiq.

Siria u bë shteti i 120-të që njohu pavarësinë e Kosovës gjatë ditës së djeshme. Ministri i Jashtëm i Sirisë, Asaad Hassan Al-Shaibani, ia atribuoi meritat Turqisë për këtë njohje.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *