Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka arritur t’i procesojë rezultatet në katër komuna, përfshirë këtu edhe Zveçanin.
Në Zveçan, Lëvizja Vetëvendosje me bartës të listës Fetah Pecin ka marrë 2,41 për qind të votave. PDK, në anën tjetër me Ilir Pecin ka 3,32 për qind të votave në asamblenë e Zveçanit, shkruan Insajderi.
Mirëpo, ajo çfarë është interesant është fakti se dy kandidate për asamble në këtë komunë s’e kanë marrë asnjë votë.
Kandidatet për asamble Rabije dhe Selvije Peci s’kanë asnjë votë, sipas të dhënave të KQZ’së.
