10.7 C
Pristina
E martë, 14 Tetor, 2025

Numërohen votat e para për Asamblistë në Prishtinë, këto janë rezultatet LIVE

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka nisur publikimin e rezultateve për kandidatët e Asamblesë së Komunës së Prishtinës.

Votat që kanë marrë kandidatët mund t’i gjeni në këtë link.

Deri tani janë procesuar rezultatet për dy vendvotime. LDK ka deri tash 300 vota, e ndjekur nga VV me 197 dhe PDK me 187.

Nga Lidhja Demokratike e Kosovës i pari renditet Përparim Rama me 300 vota si bartës liste, pasuar nga Fadil Aliu me 33 vota, Dasmor Durmishi me 26 vota, Etnik Mustafa me 14 vota dhe Bujar Gashi me 13 vota.

Nga VV i pari renditet Mrika Limani Myrtaj si bartëse liste me 197 vota. Pas saj është Gëzim Sveçla me 19 vota, Egzon Azemi me 15, Besart Krasniqi me 11 dhe Nora Kelmendi me 9 vota.

Nga PDK renditet Uran Ismaili si bartës liste me 187 vota, i pasuar nga Arbnora Ajeit me 17 vota, Agron Canolli me 11, Agnesa Avdyli Vitia me 11 dhe Besianë Masmurati me 10 vota.

Bekë Berisha i AAK’së, si bartës liste, ka 89 vota. Pas tij renditen Kreshnik Smajlaj, Kushtrim Mushica, Fadil Arifi dhe Iart Bislimi.

Tek Lidhja e Prishtinës, Fehmi Kupina si bartës liste ka marrë 81 vota, i pasuar nga Sadri Dragusha, Faton Pacolli, Liridon Restelica dhe Nusret Stublla.

Ndërkohë, tek PSD, Besa Shahini si bartëse e listës ka 40 vota deri tash./Reporteri.net

POSTIMET E FUNDIT

TE NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here