div[data-widget-id="1924179"] { min-height: 300px; }
class="wp-singular post-template-default single single-post postid-23513 single-format-aside custom-background wp-custom-logo wp-theme-news-25 td-standard-pack group-blog">
Numërohen votat e para për kandidatët për asamble në Mitrovicë, këta janë më të votuarit

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka publikuar rezultatet e para të kandidatëve për Kuvendin Komunal të Mitrovicës së Jugut.

PDK renditet si parti e parë nga 10 vendvotime sa janë numëruar, me 1 mijë e 229 vota. Si parti e dytë renditet Vetëvendosja me 626 vota, pasuar nga LDK me 418 vota, shkruan Reporteri.net.

Nga lista e PDK’së më të votuarit janë Arian Tahiri si bartës liste, i ndjekur nga Fisnik Suma, Shkëlqim Ibrahimi, Gëzim Stavileci dhe Fahri Shabani.

Armend Begu ëshë i pari tek lista e VV’së si bartës liste, pasuar nga Erseka Barani, Jeton Zeneli, Naser Muja dhe Rinesa Preteni.

Ndërkohë nga LDK i pari gjendet Safer Kamberi si bartës liste, pasuar nga Xhyljete Imeri, Muhamed Hoti, Oltion Ahmeti dhe Xhevdet Shabani.

Për të përfunduar numërimi janë edhe 95 vendvotime.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *