12.3 C
Pristina
E shtunë, 14 Qershor, 2025

Operacioni “Rising Lion”: Izraeli godet figura kyçe të Iranit

Sulmi me raketa i kryer nga Izraeli ndaj objektivave në Iran, i koduar si Operacioni “Rising Lion”, ka shkaktuar një goditje të rëndë ndaj udhëheqjes ushtarake dhe programit bërthamor iranian.

Sipas mediave shtetërore iraniane, mes viktimave janë disa prej figurave më të larta të mbrojtjes dhe shkencës bërthamore të vendit.

Të vrarë në sulm janë konfirmuar:

Hossein Salami, komandant i përgjithshëm i Gardës Revolucionare Islamike
Gholamali Rashid, komandant i Shtabit Qendror Khatam-al Anbiya
Fereydoon Abbasi, shkencëtar bërthamor dhe ish-kreu i Organizatës për Energjinë Atomike të Iranit
Mohammad Mahdi Tehranchi, shkencëtar i përfshirë në programin e armëve bërthamore
Mohammad Bagheri, Shef i Shtabit të Forcave të Armatosura të Iranit
Gjithashtu, Ali Shamkhani, këshilltar i lartë i Udhëheqësit Suprem, Ajatollah Ali Khamenei, raportohet se është plagosur rëndë dhe ndodhet në gjendje kritike.

Izraeli ka deklaruar se qëllimi i sulmit ishte frenimi i përparimeve në programin bërthamor të Iranit dhe paralajmëroi për “veprime të tjera të nevojshme” nëse kërcënimi vazhdon. Nga ana tjetër, Irani ka thirrur Këshillin e Sigurimit Kombëtar për një përgjigje të koordinuar dhe ka akuzuar Izraelin për “akt agresioni flagrant”.

POSTIMET E FUNDIT

TE NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here