27.5 C
Pristina
E shtunë, 6 Shtator, 2025
Home Blog Page 13

U kap me targat “Kosova është Serbi”, Mali i Zi dënon ushtarin që u arrestua në Deçan

0

Një ushtar i Malit të Zi është dënuar nga Ushtria për shkak se vitin e shkuar ishte arrestuar në Kosovë pasi kishte lëvizur me veturë me targa në të cilat shkruhej “Kosova është Serbi”. E një tjetër ka lënë Ushtirnë.

Rajko Krivokapiq dhe Dragutin Llallatoviq si dhe një qytetar tjetër i Malit të Zi, me inicialet M.J. ishin arrestuar në nëntor të vitit të shkuar në Deçan.

Ata ishin dërguar në paraburgim deri kur Prokuroria Speciale pati njoftuar në janar se i ka pushuar hetimet ndaj tyre.

Tani Ministria e Mbrojtjes së Malit të Zi ka njoftuar për “vijestin” se masat disiplinore janë ndërmarrë në përputhje me ligjet e Malit të Zi.

Nuk janë bërë të ditura masat e ndërmarra, por “vijesti” raporton se Krivokapiq është “gjobitur”. Kjo ministri ka thënë se Krivokapiq është dënuar për shkuarje në Kosovë pa njoftim paraprak te mbikëqyrësit e tij.

Të tre ishin arrestuar nën dyshimin për “nxitje të urrejtjes dhe mosdurimit”.

Aksidenti tragjik në Luksemburg, tre nga viktimat dyshohet se janë shqiptarë

0

Një aksident tragjik mes dy automjeteve ka ndodhur mbrëmë në Luksemburg, ku pesë persona kanë humbur jetën.

Lajmi bëhet edhe më i rëndë pasi tre nga këta viktima dyshohet se janë shqiptarë.

Sipas informatave që ka arritur t’i sigurojë deri më tani Klankosova.tv, bëhet fjalë për tre të rinj, 19 dhe 21 vjeç.

Deri më tani, institucionet e rendit në Luksemburg nuk kanë dhënë detaje mbi identitetin e viktimave, por Klankosova.tv do të tentojë të sigurojë informacionet më të reja.

Sipas policisë, aksidenti ka ndodhur të hënën (1 shtator) rreth orës 18:10 në rrugën N15, mes Feulen dhe Heiderscheid, ku një veturë dhe një furgon u përplasën kokë më kokë.

Pas përplasjes, të dy automjetet morën flakë dhe u shkatërruan plotësisht. Autoritetet konfirmuan se të pesë pasagjerët e mjeteve humbën jetën në vendngjarje.

Shkaqet e sakta të aksidentit ende po hetohen, ndërsa dihet se në vendin e ngjarjes kufiri i shpejtësisë është 50 km/h.

Një numër i madh ekipesh emergjence u mobilizuan, përfshirë disa autoambulanca, zjarrfikës nga zonat përreth, një helikopter shpëtimi ajror dhe një mjek urgjence. Njësia për mbështetje psikologjike e Shërbimit Kombëtar të Zjarrfikësve dhe Shpëtimit (CGDIS) ishte gjithashtu e pranishme.

Një zëdhënës i CGDIS konfirmoi të martën se në aksident nuk ishin të përfshirë persona të tjerë.

Autoritetet e Diekirch kanë nisur procesin e identifikimit të viktimave, por ende nuk janë bërë publike të dhëna mbi moshën, gjininë apo identitetin e tyre.

E njohur si “Mia” te “Rebelde Way”, kështu duket sot

0

Aktorja e njohur Lusiana Lopilato, e dashur për publikun shqiptar me rolin e saj si “Mia” të seriali “Rebelde Way” po vazhdon të pëlqehet nga fansat.

Edhe pse ka vjet që ky serial ka përfunduar, nostalgjia ndihet akoma nga ndjekësit e saj, shkruan Indeksonline.

38-vjeçarja tani ka ndryshuar ngjyrën e flokëve teksa shohim që mosha “nuk po ia lë shenjë”.

Ajo është markuar me Michael Buble në vitin 2011. Çifti ka katër fëmijë Noah, 12 vjeç, Elias, 9 vjeç, Vida, 7 vjeç dhe Cielo, 3 vjeç.

 

“Putin po na vëzhgon”, Gjermania dërgon 8 mijë ushtarë në…!

0

Ministri i Mbrojtjes së Gjermanisë, Boris Pistorius, ka kritikuar ashpër deklaratat e Presidentes së Komisionit të BE-së, Ursula von der Leyen, në lidhje me garancitë e sigurisë ushtarake për Ukrainën.

Ai beson se është thelbësisht e gabuar të diskutohen çështje të tilla para se të ulen në tryezën e negociatave, tha politikani i SPD-së gjatë një vizite në një fabrikë armësh në Troisdorf të Gjermanisë, shkruan A2.

“Pra, përveç faktit që Bashkimi Evropian nuk ka asnjë autoritet apo kompetencë në lidhje me pozicionimin e trupave – pavarësisht se për kë ose për çfarë – unë do të përmbahesha nga konfirmimi ose komentimi i konsideratave të tilla në asnjë mënyrë”, Boris Pisotrius, Ministri Gjerman i Mbrojtjes.

Ka diskutime të vazhdueshme rreth asaj se “çfarë do të ishte e mundur dhe çfarë nuk do të ishte e mundur” dhe nën çfarë rezervash dhe kushtesh do të ishte diçka e imagjinueshme.

“Por unë mendoj se është krejtësisht e gabuar ta diskutojmë këtë publikisht në këtë pikë”, tha ai. Pistorius po i përgjigjej raportimeve të medias se von der Leyen diskutoi një plan veprimi për vendosjen e një force shumëkombëshe në Ukrainë. Ajo i tha Financial Times se planet për këtë ishin tashmë “mjaft të sakta”. Ukraina po kërkon garanci sigurie kundër sulmeve ruse si pjesë e një zgjidhjeje të mundshme paqeje.

Sakaq, Gjermania ka rritur alarmin për prezencën e ushtrisë ruse në Europën Lindore. “Putini po na vëzhgon, planet e tij shtrihen përtej Ukrainës dhe ne, si forca të armatosura, duhet të përgatitemi”. Këshu ka bërë të ditur Carsten Breuer, Inspektor i Përgjithshëm i Bundeswehr-it, autoriteti më i lartë ushtarak i Gjermanisë, në një konferencë për shtyp.

Forcat e armatosura gjermane, së bashku me ato të trembëdhjetë vendeve të tjera, po praktikojnë mbrojtjen e rajonit të Detit Baltik në kohë krize dhe lufte. Janë të përfshirë afërsisht 8,000 ushtarë. Disa stërvitje filluan në mesin e gushtit, të tjerat do të vazhdojnë deri në mesin e shtatorit. Marina Gjermane po komandon stërvitjet. Breuer përsëriti faktin se stërvitja synon të demonstrojë aftësitë parandaluese të ushtrisë gjermane si brenda vendit ashtu edhe ndërkombëtarisht, dhe se “në pak më pak se dy javë, stërvitja ruse në shkallë të gjerë SAPAD do të fillojë në Bjellorusi”.

“Do të doja të theksoja edhe një herë se ne duam parandalim, ndërsa Moska po përdor SAPAD për të nxitur pasiguri dhe, natyrisht, për të folur për përshkallëzim”, vuri në dukje Breuer, duke përsëritur gjithashtu se Moska ka përsëritur disa stërvitje vitet e fundit. (A2 Televizion)

“Serbia është në prag të luftës civile“

0

Kryeministri i Kroacisë, Andrej Plenkoviq, ka thënë se Serbia është në prag të luftës civile. Gjatë një diskutimi në panel të liderëve në Forumin Strategjik të Bledit, teksa foli për situatën politike në Ballkanin Perëndimor dhe sfidat që shoqërojnë procesin e zgjerimit të Bashkimit Evropian, ai po ashtu tha se Serbia është në prag të luftës civile.

“Këto protesta të vazhdueshme kanë vazhduar praktikisht për më shumë se dy vjet, gjë që është ende një situatë e pazakontë. Kjo është arsyeja pse e thashë më shumë për audiencën që nuk i ndjek të gjitha detajet, mos mendoni se njerëzit nga Perëndimi i ndjekin detajet siç i njohim ne, kështu që le t’u japim atyre një ide të vogël se sa e kushtueshme duket e gjitha në të vërtetë, dhe veçanërisht si është dukur në muajt e fundit. Mos mendoni se po e mbështes një skenar të tillë, sepse po e përshkruaj ftohtësisht”, deklaroi Plenkoviq.

Protestat kanë nisur prej muajsh në Serbi, me kërkesë kryesore përcaktimin e përgjegjësisë për vdekjen e 16 personave nga shembja e strehës prej betoni në stacionin hekurudhor në Novi Sad. Studentët që kanë protestuar masivisht i konsiderojnë të pashmangshme zgjedhjet e reja, pasi thonë se pushteti aktual nuk ka bërë asgjë lidhur me përgjegjësinë për tragjedinë në Novi Sad.

Bzzz: Albulena Haxhiun s’e lë rehat një mizë në studio (VIDEO)

0

Nënkryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiu gjatë një interviste u përball me një moment të sikletshëm.

Derisa komentonte dorëheqjen e ish ministrit Liburn Aliut, ajo u pengua nga një mizë, teksa reagimin i saj ishte i menjëhershëm.

Ky është momenti: VIDEO

E rëndë: Vdes gruaja që u godit nga vetura ditë më parë në Vragoli

0

Shkurte Zeka, e cila u aksidentua më 20 gusht në fshatin Vragoli, në rrugën nacionale Pejë-Prishtinë, vdiq mbrëmë në QKUK.

E ndjera ishte duke u trajtuar nën kujdesin intesiv, që nga dita kur u aksidentua.

Rastin e konfirmoi Shaqir Uka, Shef i Intensivës.

“Fatkeqësisht e lënduara ka vdekur mbrëmë, pasi nuk mundi të iu bëjë ballë plagëve të marra”, tha Uka.

Me njoftim ka dalë edhe Xhamia në Grabovc.

“Me pikellim te thelle ju njoftojmë bashkvendasit, farefisin, miqet, dashamiret se ndrrojë jetë

SHKURTE (ZEKA) BERISHA

GRUJA E Mentor Berishes

VORRIMI DO TE BEHET SOT 02.09.2025 ne ora 18:00

Allahu e shpërbleftë me xhennet, familjarëve dhe farefisit ua qofte durimin dhe lehtésimin e dhimbjes!

Familja BERISHA

E pamja mbahet 3 Dite ne Grabovc te Berisht ne shtepin e te pamev”, thuhet në njoftimin e Xhamisë në Grabovc.

Trump do t’i drejtohet kombit, ultimatumi për Putinin sa i përket luftës në Ukrainë mbaron sot

0

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, pritet të japë një deklaratë që mund të jetë vendimtare për rrjedhën e ardhshme të luftës në Ukrainë.

Sipas zyrës së shtypit të Shtëpisë së Bardhë, fjalimi është planifikuar për orën 14:00 sipas orës së Uashingtonit (ora 21:00 sipas orës së Kosovës).

Deri më tani, mbetet e paqartë se çfarë do të thotë saktësisht Trump. Megjithatë, koha i jep njoftimit një rëndësi të veçantë. Sot shënohet afati i fundit i vendosur nga Trump për udhëheqësin rus Vladimir Putin për të arritur një marrëveshje paqeje me Ukrainën.

Të hënën, Kyiv Post raportoi se presidenti Volodymyr Zelensky tha se autoritetet ruse ende nuk tregojnë gatishmëri për negociata të vërteta.

Ai kujtoi se pikërisht dy javë më parë në Uashington, presidenti i SHBA-së, Donald Trump, i kishte dhënë Kremlinit atë afat kohor për të vendosur mbi gatishmërinë e tij për t’u takuar në nivelin e udhëheqësve.

Sipas Zelensky, Ukraina është gati për dialog, por Moska vazhdon të vërë bast për luftën.

“Ukraina është sigurisht gati për këtë. Por e vetmja gjë që po bën Rusia është të investojë në luftë të mëtejshme. Të gjitha sinjalet e tyre tregojnë për këtë,” tha Zelensky.

Si shembull, ai përmendi vizitën e Putinit në Kinë për samitin e Organizatës së Bashkëpunimit të Shangait, ku, sipas Zelenskyt, presidenti rus do të “shmanget dhe do të manovrojë” – taktika e tij e preferuar.

Në sfondin e mungesës së gatishmërisë së Kremlinit për bisedime, Zelensky theksoi nevojën për të vazhduar presionin ndaj Rusisë.

Ai theksoi se bota po bën thirrje që lufta të përfundojë, megjithatë Moska e zgjat atë qëllimisht.

“Të gjithë në botë kanë thënë se zjarri duhet të ndalet, të gjithë këmbëngulën që lufta duhet të përfundojë. I vetmi që dëshiron luftë është Rusia”, shtoi ai, transmeton Telegrafi.

Më 21 gusht, Trump vendosi një afat kohor dyjavor për bisedimet e paqes midis Kievit dhe Moskës, duke thënë “pas kësaj do të na duhet ndoshta të ndjekim një qasje tjetër”.

Kjo erdhi pas një postimi të fshehtë në Truth Social nga udhëheqësi amerikan i cili bashkoi dy fotografi: njëra prej të cilit ai tregonte nga Putini në Alaska dhe një imazh historik të zëvendëspresidentit të SHBA-së, Richard Nixon duke treguar nga udhëheqësi sovjetik Nikita Hrushov.

Është interpretuar si një aludim se presidenti amerikan më në fund mund të jetë i përgatitur të jetë i ashpër me Moskën.

Kryeziu: Dikush këtu vërtetë po punon për hesap të Serbisë

0

Ish-nênkryekryetari i Gjykatës Kushtetuese, Kadri Kryeziu, ka reaguar ashpër ndaj atyre që po kundërshtojnë përfundimin e seancës konstituive të Kuvendit pa zgjedhjen e nënkryetarit nga komuniteti serb.

Ai theksoi se një interpretim i tillë i Kushtetutës i jep Serbisë mundësinë që përmes bojkotit të paralizojë institucionet e Kosovës.

“Me dorën tonë ia japim Serbisë fuqinë që ta vrasë Republikën. Thjesht duke mos marrë pjesë në seancë, deputetët serbë do ta bllokonin konstituimin e Kuvendit,” tha Kryeziu.

Duke kujtuar rastet e bojkoteve të Listës Serbe, përfshirë largimin nga institucionet në vitin 2022, ai u shpreh se kjo logjikë është e rrezikshme dhe një “fitore e madhe për Serbinë”.

Postimi i plotë:

DIKUSH KËTU VËRTET PO PUNON PËR HESAP TË SERBISË.

Nuk e kam zakon të shprehem keq dhe ashpër, por kam frikë që më duhet të dal nga vetja, sepse disa njerëz thjesht nuk kuptojnë ndryshe.

Të gjithë ju që po bëni zhurmë se Kuvendi nuk mund të konstituohet pa u zgjedhur edhe nënkryetari i Kuvendit që i takon komunitetit serb, e që po ulërini se konstatimi i Kryetarit të Kuvendit që seanca konstituive ka përfunduar është përmbysje e rendit kushtetues e pallavra të tjera idiote, ju them që sinqerisht keni nevojë të shkoni te doktori sepse nuk jeni në tokë të bukës.

Mendoni vetëm pak për faktin se që nga krijimi i institucioneve të para pasluftës, pra edhe në kohën e UNMIK-ut, përfaqësuesit politikë të komunitetit serb e kanë aplikuar rregullisht pa dëgjueshmërinë qytetare, përfshirë edhe braktisjen dhe bojkotin e institucioneve të Kosovës. Rasti i fundit është në nëntor të vitit 2022, kur e dirigjuar nga Beogradi “Lista Serbe” vendosi të braktiste institucionet e Kosovës, përfshirë Qeverinë dhe Kuvendin.

Nëse mbizotëron interpretimi që i jep veto në konstituim të Kuvendit komuniteteve jo shumicë, të cilin fatkeqësisht e kanë përqafuar edhe disa politikanë, dhe rrjedhimisht institucionet kompetente, Presidenca dhe Gjykata Kushtetuese, konstatojnë që nuk ka konstituim të Kuvendit pa zgjedhjen edhe të nënkryetarit serb të Kuvendit, atëherë me dorën tonë ia japim Serbisë fuqinë që ta paralizojë me vdekje klinike Kuvendin, organin më të lartë të Republikës. Po, me dorën tonë e vrasim Republikën.

Thjesht duke mos marr pjesë në zgjedhje, apo edhe duke e bojkotuar seancën konstituive, deputetët e zgjedhur serbë e pamundësojnë konstituimin e Kuvendit. Duke e bojkotuar seancën konstituive ata vërtet e humbin mandatin e deputetit, por ky akt vetëflijimi personal iu siguron deklasimin e Kuvendit, rrjedhimisht edhe të vetë Republikës, një fitore kjo shumë e madhe për Serbinë.

Mendoni pak o gra e burra. Vejani pak gishtin kokës. Shikojeni a jeni në terezi, e mos ndoshta në ushqim ju kanë futur ndonjë substancë? Apo, mos e bë o Zot, vërtet e keni shitur shpirtin te djalli?

Sot ditë zie në Shqipëri, flamuri ulet në gjysmë shtizë

0

Qeveria e Shqipërisë ka shpallur 2 shtatorin, ditë zie kombëtare në nderim të Dhimitër Anagnostit, një prej figurave më të shquara të artit dhe kulturës shqiptare.

Sipas njoftimit të Agjencisë për Media dhe Informim, gjatë ditës në të gjithë vendin flamujt do të ulen në gjysmështizë. Ndërkohë institucionet kanë organizuar homazhe për ta nderuar kontributin e Anagnostit.

Anagnosti vdiq të hënën në moshën 89-vjeçare. Ai konsiderohet një prej ikonave të filmit.

Anagnosti u diplomua në Moskë më 1960 dhe që në fillim të karrierës u dallua me filmin “Njeriu kurrë nuk vdes”, i vlerësuar me Çmimin e Parë në Festivalin Botëror të Shkollave të Kinemasë në Holandë.

Gjatë katër dekadave krijimtarie ai realizoi 14 filma artistikë dhe 10 dokumentarë, duke hyrë në historinë e artit shqiptar me vepra të pavdekshme.

“Komisari i dritës”, “Duel i heshtur”, “Lulëkuqet mbi mure”, “Kthimi i ushtrisë së vdekur”, “Përrallë nga e kaluara”, “Gurët e shtëpisë sime”, “Cuca e maleve”, “Malet me blerim mbuluar” dhe “Gjoleka, djali i Abazit”, janë disa prej veprave të tij. Shumë prej tyre u shfaqën në festivale ndërkombëtare dhe u vlerësuan me çmime. Për artin e tij të rrallë Anagnosti u nderua me titullin “Artist i Popullit” dhe me kupën e karrierës në Festivalin e 10-të të Filmit Shqiptar. Përveç kinemasë, ai dha kontribut edhe në politikë si deputet dhe ministër i Kulturës në fillim të viteve ‘90. Ishte gjithashtu ideator i fondacionit “Fan Noli” dhe autor i dramës “Nata e trokitjeve në xham”.

Dhimitër Anagnosti ishte i martuar me aktoren Roza Anagnosti, duke krijuar një nga çiftet më të dashura të skenës shqiptare. Emri dhe filmat e tij do të mbeten përjetësisht pjesë e identitetit kulturor shqiptar.