Zgjedhja e Presidentit, deklarohet Kurti

Kryetari i Vetëvendosjes, Albin Kurti tha sot se, ende nuk ka filluar diskutimet me partitë politike për zgjedhjen e presidentit të ri të Kosovës dhe formimin e institucioneve.

Kurti për media tha se është duke pritur certifikimin e rezultateve dhe trajtimin e ankesave.

Pas certifikimit, ai tha se do të zhvillohen diskutimet e nevojshme.

“Së pari duhet ta presim certifikimin e rezultateve të zgjedhjeve, dhe trajtimin e ankesave  dhe pastaj pa humbur kohë do të kemi komunikimet dhe diskutimet e nevojshme”, tha Kurti.

U.D. e presidentit aktualisht është Albulena Haxhiu, pas skadimit të mandatit presidencial të Vjosa Osmanit në prill.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve shpalli rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të 7 qershorit më 27 qershor.

Nga këto zgjedhje partia e parë ka dal Lëvizja Vetëvendosje në koalicion parazgjedhor me Guxo dhe Alterntaiva, me 47.13% që ka fituar 53 ulëse, Partia Demokratike e Kosovës me 19.44%, ka fituar 22 ulëse, Lidhja Demokratike e Kosovës me 16.69% ka fituar 18 ulëse dhe Aleanca më 6.74% ka fituar shtatë ulëse.

Shtrenjtimi i biletave të autobusëve në Prishtinë, Rama jep arsyet

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama ka folur lidhur me shtrenjtimin e biletave të autobusëve të Trafikut Urban.

Ai tha se me këtë vendim po shtyhen përpara proceset drejt digjitalizimit të pagesave për bileta.

“Ne faktikisht po i shtyjmë proceset për digjitalizimin e biletave, pra digjitalizimi i procesit, pra jo me paguar me me kesh, po me i ble biletat ditore, javore, mujore në bazë të proceseve, pra të kartave digjitale. Edhe ato i kemi mbajtur këto biletat pra të ulëta. Mirëpo, kemi një çmim më të ngritur nëse e bleni me kesh në vend sot. Pra, të gjithë qytetarët që i marrin, pa parë se e marrin këtë kuletën digjitale, biletën e kanë po them pothuajse të njëjtë ose shumë më lirë sesa nëse e paguajnë kesh. Pra është një proces i modernizimit të të gjithë flotës. Tash edhe autobusët e rinj që janë duke ardhur kanë me pasë mundësinë për kështu touch, sistemi për me prekë me telefon apo me kartelë, edhe këto bileta kanë qëndruar të ulëta, pra nuk janë të ngritura. Janë vetëm ato të cilat, të cilat i paguajnë kesh. E këtë po them po mundohemi që një numër sa më i madh i qytetarëve që të adaptohen përdorimit të autobusëve, sepse po them po e modernizojmë edhe flotën e autobusëve në të gjitha pjesët e kryeqytetit. Pra e kemi tashmë vetëm një numër të madh prej 24 autobusëve që qarkullojnë të rinj, po vijnë edhe 20 të tjerë e kemi me pasë 100 e më shumë autobusë të rinj në kryeqytet, të cilët mundësojnë qytetarët që ta përdorin sistemin në mënyrë më të lehtë edhe më të shpejtë”, tha Rama.

Nga dita e sotme, biletat e transportit publik do të ndryshojnë në çmime për ato të paguarat fizikisht dhe ato me SMS apo përmes kuletës digjitale.

“Biletat e blera përmes kuletës digjitale ose SMS-së, përmes operatorëve të telefonisë mobile, do të kenë çmime më të ulëta krahasuar me biletat fizike. Ndryshimet përfshijnë biletat njëdrejtimëshe, ditore, javore, mujore, biletën për linjën e Aeroportit, si dhe biletat vjetore dhe korporative digjitale” u tha në njoftimin e djeshëm.

Bileta njëdrejtimëshe fizike do të jetë 80 centë, ndërkaq ajo digjitale 60 centë.Bileta ditore fizike do të bëhet nga 80 centë në 1 euro e 20 centë, teksa ata që e blejnë me SMS apo nëpërmjet kuletës digjitale, do ta paguajnë të njëjtën për 1 euro.

Pąga minimale, Kurti del me njoftim

Kryeministri në detyrë Albin Kurti ka njoftuar se sot hyn në fuqi vendimi për rritjen e pagës minimale në 500 euro.

Kurti, përmes një njoftimi në rrjetin social Facebook, tha se paga minimale është trefishuar përgjatë mandatit të tij.

“Paga minimale në vendin tonë ngeli e pandryshuar për më shumë se 10 vjet. 2011 ishte viti i fundit kur ajo u ndryshua. Që prej atëherë ajo mbeti 130 përkatësisht 170 euro (varësisht se a je nën apo mbi 35 vjeç)”, tha Kurti.

“Ndërkaq, gjatë qeverisjes sonë u ngrit katër herë: nga 130 e 170 euro në 250 euro, mandej në 350 dhe së fundi në 425 euro. E sot paga minimale u bë 500 euro. Prej kësaj rritjeje do të përfitojnë rreth 150 mijë punëtorë të sektorit privat.”

“Urime të gjithëve!”, përfundoi ai.

Vendimi për caktimin e pagës minimale në shumën prej 500 eurove, i cili nis zbatimin nga sot, ishte miratuar në një mbledhje të Qeverisë së Kosovës në fund të vitit të kaluar.

Sot hyn në fuqi vendimi për pagën minimale

Nga sot, më 1 korrik 2026, sipas vendimit të Qeverisë asnjë punëtor nuk do të mund të ketë pagë minimale më të vogël se 500 euro.

Ky vendim i cili ishte marrë muaj më parë nga Qeveria e Kosovë, përcakton se duke filluar nga data 1 janar 2026, një orë punë për punëtorët do të jetë 3.00 euro, apo eukivalt me 500 euro bruto në muaj për punë me orar të plotë.

Vendimi është marrë nga Qeveria e Kosovës, e udhëhequr nga kryeministri në detyrë Albin Kurti dhe ministri në detyrë i Financave Albin Kurti.

Paga minimale fillimisht është rritur në janar të 2026-tës, ku është caktuar që minimalja të jetë 425 euro bruto për një muaj pune me orar të plotë, apo 2.50 euro për një orë pune të rregullt. /Lajmi.net/

Vendimi:

Tërmet në kufirin Kosovë – Serbi

Tërmet 3.9-ballësh është regjistruar rreth orës 09:46 në kufirin Kosovë – Serbi, sipas të dhënave të Qendrës Evropiano-Mesdhetare për Sizmologji.

Sipas të dhënave, epiqendra e tërmetit ishte 6 kilometra në jugperëndim të Leskocit.

Tërmeti ishte pesë kilometra i thellë.

Lëkundjet janë ndier edhe në pjesën e Kosovës, edhe në atë të Serbisë.

Hoxha i Zlipotokut u vra para derës së shtëpisë me thikë, ja motivet?

Fshati Zlipotik i Dragashit u trondit mbrëmë pasi hoxha i këtij katundi, Gazmend Terhovci, u vra me thikë para derës së shtëpisë nga një bashkëfshatar i tij.

Djali i axhës të hoxhë Gazmendit, Benjamini, tregoi për KosovaPress se të njëjtit kishin probleme edhe para një viti e gjysmë, por, mbrëmë mosmarrëveshja eskaloi për ushqim të bagëtive.

“Para një viti, një vit e gjysmë kishte problem hoxha me këtë monstrumin. Ai e ka kërcënuar hoxhën që vijnë me mitraloz në shtëpi këtu, edhe hoxha e ka lajmëruar policinë disa herë, ama ata s’e kanë hap asnjë rast për këtë. Unë s’po besoj që është mirë me mend. Këtë vetëm një monstrum mundet me bë ashtu diçka. Po, për sanë ishte problemi. Hoxha e ka kosit një livadh që s’është, as ai, as hoxha s’është pronar i livadhit, sepse këtu asnjëri s’jeton, mundemi me kosit. Asnjëri s’përdor sanën, ne e përdorim. Edhe kur e ka kosit hoxha, ai ka ardhë edhe po thotë ‘sana është e jemja’. Edhe hoxha po thotë ‘s’o problem merre sanën, s’ka nevojë problem për sana me pasë”, tha Benjamini për KosovaPress.

Terhovci tha se pak minuta para momenteve kritike, bashkë me të dyshuarin për vrasje ishte edhe babai i tij, të cilët ishin në një kafene afër. Sipas tij, të dy kanë shkuar tek hoxha për të biseduar e më pas djali e ka sulmuar me thikë prapa në shpinë, dyshohet 15-16 herë.

“Ky djali edhe baba kanë dalë prej kafes bashkë. Edhe kanë ardhur këtu te hoxha. Ne si njerëz po shkojmë te hoxha me fol nëse kemi diçka problem, po flasim me hoxhën, hoxha s’po mbyll derën, as në ora 3, mundeni me ardhë te hoxha. Edhe ai ka ardhë. Pas dy minutave vetëm babai ka shkuar te kafja prapë edhe po thotë ‘shkoni këqyrni hoxhën, djali im ka bo helaç. Këqyrni çka është”. Kur kanë ardhë mjeku edhe njerëzit prej kafes, hoxha këtu… 15-16 herë në shpinë me thikë e ka goditur… Terror”, tha Benjamini për KosovaPress.

Në lidhje me rastin janë arrestuar i dyshuar për vrasjen bashkë me babanë e tij. Ky i fundit dyshohet për veprën penale “mosdhënie e ndihmës”.

I dyshuari për vrasjen e hoxhës është arrestuar sot. Zëdhënësi i policisë në rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi, tha se për lokalizimin dhe arrestimin e tij janë përdorur njësi të ndryshime policore.

“Pas veprimeve intensive operativo-hetimore të ndërmarra pa ndërprerje nga Policia e Kosovës, është arritur të lokalizohet dhe të arrestohet i dyshuari për rastin e vrasjes në fshatin Zlipotok, Dragash. Në operacionin për lokalizimin dhe arrestimin e të dyshuarit janë angazhuar njësi të ndryshme policore, duke përfshirë përdorimin e dronit për vëzhgim nga ajri si dhe njësinë policore me qen (K-9)”, tha Bytyqi.

E trishťë: 40-vjeçarja ndërron jetë papritur

Një grua ka humbur jetën në rrethana që po hetohen nga autoritetet, në orët e para të mëngjesit në fshatin Bare të Mitrovicës, raporton Sinjali.

Burimet e Sinjalit bëjnë të ditur se viktima është Albana Tahiri rreth 40 vjeçe.

Sipas informacioneve, ajo ishte duke qëndruar në shtëpi kur papritur i ishte përkeqësuar gjendja shëndetësore. Kunati i saj e kishte transportuar me veturë private drejt Spitalit Rajonal në Bajr, me shpresën se do t’i ofrohej ndihma e nevojshme mjekësore.

Megjithatë, pas mbërritjes në spital, ekipi mjekësor vetëm ka mundur ta konstatojë vdekjen e saj.

Me kërkesë të prindërve të viktimës dhe me rekomandim të Prokurorit kujdestar, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion, me qëllim të përcaktimit të shkakut të saktë të vdekjes.

Rasti është iniciuar si “Hetim mbi vdekjen”, ndërsa hetimet janë në vazhdim.

Ushtria izraelite ak’uzohet se e qël’loi në kokë një 3-vjeçar në Gaza

Një djalë 3-vjeçar, Rayan Abu al-Ajeen, u vra pasi u qëllua në kokë gjatë një incidenti pranë të ashtuquajturës “vijë e verdhë”, kufiri që ndan zonat nën kontrollin palestinez nga ato të kontrolluara nga ushtria izraelite në Gazën Qendrore.

Sipas babait të tij, Bahaa Abu al-Ajeen, 38 vjeç, ai po e shoqëronte djalin drejt strehës së tyre të improvizuar, një kasolle e mbuluar me pëlhurë plastike në një fermë të shkatërruar nga lufta, e cila u shërbente si mbrojtje minimale nga dielli, shkruan NBC News, transmeton Klankosova.tv.

Familja po lëvizte në një zonë që ishte përcaktuar si e sigurt për civilët, pranë “vijës së verdhë”, e shënuar me blloqe dhe flamuj të verdhë. Abu al-Ajeen tha se, kur u përball me ushtarë izraelitë, mbeti i pasigurt se si duhej të vepronte.

“Në atë moment nuk e dija nëse duhej të ecja përpara apo të kthehesha prapa”, deklaroi ai.

Sipas rrëfimit të tij, djali i vogël nisi të qante me të madhe. Babai e mori në krahë dhe vazhdoi të ecte. Pikërisht atëherë, tha ai, ushtarët hapën zjarr.

Ushtria izraelite deklaroi më vonë se ushtarët kishin qëlluar me të ashtuquajtura “të shtëna paralajmëruese”. Megjithatë, sipas babait, plumbi i tretë goditi Rayanin në kokë.

“Pas kësaj, qëlluan edhe në drejtimin tim”, tha Abu al-Ajeen në një intervistë nga Spitali Al-Aksa më 15 qershor, një ditë pas ngjarjes.

Rrethanat e plota të incidentit mbeten të paqarta, ndërsa palët japin versione të ndryshme për atë që ndodhi pranë zonës kufitare.

“I paburrë, tradhtar”, eskalon përplasja në LDK, Mushkolaj ashpërson gjuhën ndaj Shkëmb Manajt

Përplasjet brenda Lidhjes Demokratike të Kosovës kanë eskaluar në gjuhë të ashpër mes dy zyrtarëve të lartë të partisë, Shkëmb Manaj dhe Jeton Mushkolaj, pas debateve të fundit për zhvillimet brenda strukturave të LDK-së.

Shkëmb Manaj, anëtar i Kryesisë Qendrore të LDK-së, ka reaguar ndaj kritikave duke theksuar se ka të drejtë të flasë për interesin e partisë dhe se veprimet e tij janë në përputhje me funksionet që mban brenda strukturave të LDK-së.

“Unë kam të drejtë të flas për interesin e LDK-së para shumë kujt! E para unë jam përfaqësues i LDK-së, anëtar i Kryesisë Qendrore të LDK dhe i Degës së Istogut dhe qëndrimet e mia janë të hapura dhe publike! Janë qëndrime të koordinuara edhe të degës që përfaqësoj”, ka deklaruar Manaj.

Ai ka shtuar se reagimet e tij vijnë kur, sipas tij, proceset dalin jashtë kornizave politike dhe statutore.

“Unë reagoj atëherë kur vlerësoj se proceset dalin jashtë binarëve politik, organizativ dhe statutar. Mendimin secili e ka të lirë dhe si të tillë e respektoj”, ka thënë ai.

Manaj gjithashtu ka mbrojtur figurën e tij politike, duke theksuar kontributin e gjatë brenda LDK-së.

“Nuk është etike të përmendet kryetari Haki Rugova për politika dhe procese ditore… LDK është e të gjithëve pa dallim. Kontributi i secilit duhet të jetë në frymën e bashkëpunimit”, ka theksuar ai.

Ndërkohë, kryetari i Degës së LDK-së në Deçan, Jeton Mushkolaj, ka reaguar me tone shumë të ashpra, duke pretenduar se ka pasur edhe komunikim telefonik mes tyre para përshkallëzimit të debatit publik.

“Shkëmb Manaj, pas komentit tim më telefonove dhe i sqaruam në telefon të gjitha, të cilat nuk dua t’i publikoj këtu në komente. E lamë me aq atë punë. Por ti reagove prapë”, ka shkruar Mushkolaj.

Ai më pas ka përdorur gjuhë të rëndë ndaj Manajt.

“Që je i paburrë e kam ditur, ndërsa që je edhe tradhtar, këtë sapo e mora vesh”, ka deklaruar Mushkolaj.

Këto përplasje vijnë në një periudhë tensionesh të brendshme në LDK, ku pas rezultateve zgjedhore janë intensifikuar debatet për drejtimin e partisë dhe përgjegjësinë politike të figurave kryesore./Reporteri