div[data-widget-id="1924179"] { min-height: 300px; }
class="home blog paged custom-background wp-custom-logo paged-13 wp-theme-news-25 td-standard-pack group-blog hfeed">
Vdes edhe një i ri nga aksidenti në rrugët e Kosovës

Një aksident i rëndë trafiku që kishte ndodhur para 11 ditësh në rrugën nacionale Mitrovicë–Prishtinë ka përfunduar tragjikisht, pasi shoferi i lënduar nuk arriti t’u mbijetojë plagëve të marra, raporton Gazeta Sinjali.

Viktima është Kastriot Cimili, i cili ishte aksidentuar në orët e para të 7 majit në fshatin Smrekonicë të Vushtrrisë.

Sipas informacioneve nga hetimi, deri te aksidenti dyshohet të ketë ardhur pasi shoferi kishte humbur kontrollin mbi automjetin dhe ishte përplasur me mbrojtësen metalike anësore të rrugës.

Pas aksidentit, ai fillimisht ishte trajtuar në Spitalin e Vushtrrisë, por për shkak të gjendjes së rëndë ishte transferuar në QKUK në Prishtinë.

Megjithatë, pavarësisht trajtimit mjekësor, mbrëmjen e 18 majit QKUK ka njoftuar Policinë se 34-vjeçari kishte ndërruar jetë si pasojë e plagëve të marra në aksident.

Trupi i pajetë i viktimës u është liruar familjarëve.

Kosova nis hapat për themelimin e Xhandarmërisë

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka bërë të ditur se është ndërmarrë hapi i parë drejt themelimit të Xhandarmërisë së Republikës së Kosovës, përmes krijimit të një grupi punues që do të analizojë dhe propozojë modalitetet e funksionimit të këtij mekanizmi të ri të sigurisë.

Sveçla përmes një postimi në “Facebook” ka njoftuar se Xhandarmëria do të funksionojë si agjencion në kuadër të Ministria e Punëve të Brendshme e Kosovës dhe do të ketë rol të rëndësishëm në forcimin e arkitekturës së sigurisë së shtetit.

“Xhandarmëria përfaqëson një hap të rëndësishëm në konsolidimin e arkitekturës sonë të sigurisë, me mision të qartë për të garantuar prezencë të fuqishme shtetërore në funksion të ruajtjes së kufijve, integritetit dhe sovranitetit territorial”, thuhet në njoftim.

Po ashtu, është bërë e ditur se ky mekanizëm do të angazhohet në mbrojtjen nga terrorizmi, menaxhimin e trazirave me rrezikshmëri të lartë dhe mbrojtjen e infrastrukturës kritike të vendit.

Sveçla tha se Xhandarmëria e Republikës së Kosovës pritet të forcojë kapacitetet shtetërore për parandalimin, menaxhimin dhe neutralizimin e kërcënimeve që cenojnë sigurinë e qytetarëve dhe integritetin territorial të Kosovës.

Konfirmohet: Ky është tranjeri i ri i Shqipërisë, pas largimit të Sylvinhos

Një tërmet i vërtetë taktik ka përfshirë stolin e Kombëtares Shqiptare të Futbollit. Pas përfundimit të bashkëpunimit dhe vendimit për të mos rinovuar kontratën me teknikun brazilian Sylvinho, Federata Shqiptare e Futbollit ka lëvizur me shpejtësi dhe ka gjetur pasuesin.

Top Channel mëson se Rolando Maran është përzgjedhuri i ri për të udhëhequr kuqezinjtë drejt objektivave të radhës madhore.

Ky është një ndryshim radikal kursi: nga ritmi dhe mentaliteti amerikano-latin i Sylvinhos, te shkolla e rreptë, disiplina e hekurt dhe pragmatizmi i “Koverçianos” që Maran mbart në CV-në e tij të pasur në Serinë A.

“Dështimi për të arrestuar Sami Lushtakun, pritet shkarkimi i drejtorit të policisë”

Gazetari Vehabi Kajtazi, mbrëmë në “Rubikon” të Klan Kosovës, ka deklaruar se partia në pushtet, sipas tij, pritet ta shkarkojë nga puna drejtorin e Policisë, Gazmend Hoxhën.

Ai shtoi se kjo vjen për shkak të hezitimit të Hoxhës për t’i çuar Njësitë Speciale në Skenderaj, pas incidentit me Sami Lushtakun.

“Këta i kanë ndëshkuar krejt policët. Tash po pritet me e shkarku edhe drejtorin e Policisë, zotëri Hoxha, pikërisht për rastin e Skenderaj, që ka hezituar me i çu Njësitë Speciale. E ka parë të paarsyeshme këtë”, tha Kajtazi në Klan Kosova.

Suspendohen dy policë të Kosovës, u kapën të zhveshur në veturë

Dy policë serbë, një burrë dhe një grua janë suspenduar në veri të Mitrovicës, pasi janë kapur në një situatë intime gjatë orarit të punës.

Burime të Klan Kosovës bëjnë të ditur se bëhet fjalë për policët N.Panteliq dhe R.Tijaniq, të cilët dyshohet se janë hasur të zhveshur brenda veturës, nga një njësi tjetër e Policisë së Kosovës.

Sipas informacioneve, menjëherë pas zbulimit të rastit, ai është raportuar tek eprorët kompetentë, të cilët kanë marrë vendim për suspendimin e dy zyrtarëve policorë për tre ditë, si dhe u është shqiptuar masë disiplinore.

Po ashtu, njërit prej zyrtarëve policorë i është ndryshuar edhe vendi i angazhimit, megjithatë kjo, sipas burimeve, është bërë vetëm për çështje operative.

Lushtaku i përgjigjet Kurtit: Lem rehat vëlla, mua më ka ndjek Serbia 20 vjet

Kryetari i Skenderajt, Sami Lushtaku në një prononcim për Pressing në T7, ka përgënjeshtruar deklaratat e Kryetarit të VV-së, Albin Kurti, i cili tha në Interaktiv, se Lushtaku ka dashur ta godet me veturë eskortën e tij.

Ai tha se kjo është gënjeshtër, dhe se Serbia e ka përndjekur atë për 20 vite, dhe se nuk dëshiron që edhe Kurti ta ndjek atë rrugë.

Tutje ai tha se nëse i ndodh diçka e keqe, ai privatisht do të kërkoj llogari nga Kurti.

“Unë e di që ai është edhe mashtrues edhe një farë rrenci dhe kjo nuk i bën nder as atij, sepse policia kur ka ndodhë rasti i ka marrë kamerat e pompës së benzinës kur unë kam dalë prej saj dhe e kanë verifiku, vetëm nëse ai ka frikë nga vetëvetja sepse unë lidhje me atë rast nuk kam. Ai ka qenë në eskort dhe unë kam dalë nga pompa ekzistojnë kamerat prandaj nuk është mirë me u sill në këtë mënyrë, unë e di që është fushatë e kuptoj fushatën por kjo po më bën me u ndi tepër keq sepse ai vërtetë nuk është hera e parë që merret me mu, nuk e di cfarë qëllimi ka ai, por miza me më hangër, unë dhe familja jem kemi me adresu te Albin Kurti.

Privatisht kom me kërku që të mërrem me të, privatisht. Lidhje me atë pjesë nuk kam. Nuk i ka hije një kryeministri me shpif, me rrejt. (në cfarë kuptimi po thoni privatisht, përmes padive?) Edhe përmes padive. Unë sjom ka e marrë vesh, prandaj po i them Albin Kurtit lem rahat vëlla, Serbia më ka njek 20 vjet nuk kisha pasë qef që edhe Albin Kurti me ndjek rrugën e atyre që unë nuk po kom qef me ua përmend emrin”, ka thënë Lushtaku.

Murat Jashari demanton Kurtin për çështjen e Presidentit

Murat Jashari ka demantuar deklaratën e kryeministrit në detyrë Albin Kurti, i cili ka thënë se mediat i kishin bërë “pritë” Jasharit gjatë deklarimeve për çështjen e presidentit.

Përmes një përgjigjeje dërguar moderatorit të “Debat Plus” në RTV Dukagjini, Ermal Panduri, Jashari ka thënë se nuk e konsideron si “pritë” trajtimin që kishte marrë nga mediat.

“Përshëndetje Ermal. Jo, qëndroj pas asaj që kam deklaruar. Të përshëndes dhe suksese për ju! Sinqerisht! Murati.”, ka shkruar Jashari.

Paraprakisht Panduri i kishte dërguar pyetje Murat Jasharit lidhur me pretendimin e Kurtit.

“A e keni konsideruar z.Jashari pritë atë çfarë në momentin kur jeni deklaruar për media për çështjen e presidentit, me nderime Ermal Panduri”, ishte mesazhi i Pandurit.

Deklarata e Jasharit vjen pasi Kurti, gjatë një interviste në KTV, deklaroi se mediat kishin vepruar padrejtësisht ndaj tij.

“Shumë keq e shumë fish më keq, më keq pra, se sa Glauk Konjufcës ja bënë pritën Murat Jasharit mediat. U thanë ato fjalë dhe ja ku jemi”, ka thënë Kurti.

Pas kësaj deklarate reagoi edhe Panduri, i cili kritikoi qasjen e Kurtit ndaj mediave dhe familjes Jashari.

“Kush jena na me ja nxan familjes Jashari priten si media, kur ja kanë nxan do të tjerë e dinë çka kanë pësu e deri ku është sakrifiku familja Jashari”, deklaroi ai.

“Privatisht do merrem me të”, Sami Lushtaku i përgjigjet Albin Kurtit

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka komentuar lidhur me sulmin që ndodhi në Skenderaj disa ditë më parë, ku u akuzua kryetari i Skenderajt, Sami Lushtaku, për sulm ndaj zëvendësministrit Hysni Mehani dhe aktivistin Bahri Zabeli.

“Nuk është se kam kontakte të PDK-së, mund të kem me ndonjë anëtar të thjeshtë përveç me kryetarin e ri Bedri Hamza. Me datën 31 janar të vitit 2025, u synua pamundësim i tubimit të LVV-së në Skenderaj. Kjo ishte në fushatën e zgjedhjeve të 9 shkurtit. Kryetari i Komunës së Skenderajt me veturë zyrtare ka synuar të bëjë ndeshje komunikacioni me eskortën zyrtare. Aty kam qenë vetëm unë dhe mbrojtja ime e afërt. A mendoni se ka pasur diçka me dikë prej truprojave të mija, vetëm atëherë do të mund të themi se ka pasur me mua. Më pastaj ka proces policor për këtë por nuk është arrestuar për këtë ndonëse ka pasur tentim për të shkaktuar rrezik”, ka thënë Kurti në “Interaktiv” të KTV-së.

Sami Lushtaku iu është përgjigjur publikisht deklaratës së Kurtit duke thënë se nuk ka lidhje me atë pjesë.

“Unë privatisht do merrem me të, kjo është e patolerushme”, tha Lushtaku ndër tjerash

Deputeti i VV-së, Kraki e parkon veturën në rrugë dhe hyn në kafe

Një qytetar ka raportuar një veprim të ish-deputetit të Lëvizjes Vetëvendosje, Nezir Kraki, që sipas tij ka ndodhur në qendër të Junikut.

Sipas qytetarit, Kraki ka ndalur veturën mes rrugës dhe trotuarit, e më pas ka hyrë në një lokal për të pirë kafe.

Klan Kosova ka publikuar fotografitë që qytetari ka dërguar nga vendi i ngjarjes.

Qytetari ka shprehur pakënaqësi për mënyrën se si, sipas tij, qytetarët e zakonshëm ndëshkohen për shkelje të tilla, ndërsa figurat publike veprojnë pa pasoja.

Me po të njëjtën veturë, ish-deputeti Kraki ka edhe fotografi të publikuara në llogarinë e tij në rrjetin social, Facebook./Klan Kosova

Buxheti i shtetit: A do të ketë shtesa në kohë fushate?

Qeveria në detyrë ka shpërndarë shtesa për kategoritë sociale në fund të vitit 2024 dhe sërish në prag të zgjedhjeve të 2025-ës, duke nxitur kritika për përdorim elektoral të Pakos së Rimëkëmbjes Ekonomike 2.0.

Njohës të çështjeve ekonomike vlerësojnë se, megjithëse nuk ka pengesa administrative, veprime të tilla janë të papërshtatshme për një qeveri me mandat të kufizuar.

Sipas një ish-zëvendësministri, mosmiratimi më herët i planit është bërë qëllimisht për t’u përdorur gjatë fushatës, ndërsa mungesa e rishikimit të buxhetit e vështirëson realizimin e këtyre pagesave.

Ndiqni kronikën: