div[data-widget-id="1924179"] { min-height: 300px; }
class="home blog paged custom-background wp-custom-logo paged-17 wp-theme-news-25 td-standard-pack group-blog hfeed">
Numërohen mbi 99% të votave, këta janë dhjetë deputetët e parë të VV-së, PDK-së, LDK-së e AAK-së

Numërimi i votave të kandidatëve për deputetë të Kuvendit të Kosovës po shkon drejt fundit. KQZ tashmë ka numëruar tashmë 99,18% të votave, ose 2,536 nga 2,557 vendvotime.

Sipas përditësimeve të KQZ-së, Gazeta Online Reporteri.net ju sjell dhjetëshen e kandidatëve më të votuar të katër partive kryesore.

Vetëvendosje

Albin Kurti – 350 mijë e 707 vota

Glauk Konjufca – 271 mijë e 947 vota

Albulena Haxhiu – 143 mijë e 175 vota

Hekuran Murati – 143 mijë e 044 vota

Donika Gërvalla-Schwarz – 127 mijë e 412 vota

Xhelal Sveçla – 113 mijë e 742 vota

Hajrulla Çeko – 102 mijë e 995 vota

Avni Dehari – 94 mijë e 023 vota

Mimoza Kusari-Lila – 83 mijë e 689 vota

Ejup Maqedonci – 80 mijë e 371 vota

PDK

Bedri Hamza – 153 mijë e 834 vota

Arian Tahiri – 67 mijë e 546 vota

Përparim Gruda – 62 mijë e 000 vota

Uran Ismaili – 53 mijë e 108 vota

Sala Jashari – 45 mijë e 006 vota

Vlora Çitaku – 42 mijë e 230 vota

Enver Hoxhaj – 37 mijë e 343 vota

Arben Mustafa – 37 mijë e 202 vota

Nait Hasani – 29 mijë e 638 vota

Rrahman Rama – 27 mijë e 415 vota

LDK

Lumir Abdixhiku – 82 mijë e 009 vota

Hykmete Bajrami – 51 mijë e 927 vota

Ukë Rugova – 45 mijë e 122 vota

Avdullah Hoti – 40 mijë e 590 vota

Doarsa Kica Xhelili – 40 mijë e 202 vota

Kujtim Shala – 37 mijë e 385 vota

Anton Quni – 29 mijë e 020 vota

Armend Zemaj – 26 mijë e 146 vota

Lutfi Haziri – 24 mijë e 504 vota

Jehona Lushaku Sadriu – 19 mijë e 480 vota

AAK

Ramush Haradinaj – 41 mijë e 232 vota

Daut Haradinaj – 24 mijë e 596 vota

Besnik Tahiri – 24 mijë e 486 vota

Bekë Berisha – 18 mijë e 245 vota

Agim Çeku – 16 mijë e 932 vota

Time Kadrijaj – 15 mijë e 629 vota

Arber Tolaj – 15 mijë e 135 vota

Burim Ramadani – 14 mijë e 828 vota

Lahi Brahimaj – 11 mijë e 007 vota

Pal Lekaj – 10 mijë e 088 vota.

Dalin pamjet e para: Helikopterët fluturojnë mbi kryeqytetin e Venezuelës – shpërthimet tronditin qytetin

Shpërthime të fuqishme e helikopterë që fluturonin në lartësi të ulët janë dëgjuar në kryeqytetin e Venezuelës, Karakas, mëngjesin e sotëm.

Qeveria e Venezuelës ka akuzuar presidentin amerikan Donald Trump për “agresion ushtarak” dhe presidenti Nicolas Maduro ka shpallë gjendjen e jashtëzakonshme.

Ndonëse, s’u konfirmua zyrtarisht, CBS News raportoi me burime se Trump kishte urdhëruar sulmin.

Më poshtë pamjet nga këto shpërthime, që tronditën banorët:

 

E rëndë: Gjysmë ore pasi vdiq babai, ndërron jetë edhe e bija

Një ngjarje thellësisht e rëndë dhe tronditëse ka goditur familjen Beqiri nga fshati Bajgorë i Mitrovicës, ku brenda një kohe shumë të shkurtër kanë humbur jetën dy anëtarë të së njëjtës familje.

Sipas informacioneve të konfirmuara nga familjarët, fillimisht ka ndërruar jetë Riza Beqiri, ish-ushtar, ndërsa vetëm rreth gjysmë ore më vonë ka vdekur edhe e bija e tij, Syleme Beqiri Shabani.

Lajmi i trishtë është bërë i ditur nga familjarët përmes një njoftimi prekës në rrjete sociale, ku shprehin dhimbjen e thellë për humbjen e papritur.

“Të dashur familjarë, shokë e miq.

Me zemër të thyer dhe pikëllim të madh ju njoftojmë se pa pritmas ndërroi jetë motra jonë, Syleme Beqiri Shabani”, ka shkruar një familjar.

Gjykata Supreme në Hagë merr vendim për Jakup Krasniqin

Gjykata Supreme, pjesë e Dhomave të Specializuara në Hagë, ia ka refuzuar Jakup Krasniqit lirimin me kusht.

Pavarësisht se procesi është në fund, dëshmitarë e as prova nuk ka, Supremja ka vendosur ta rrëzojë kërkesën e Krasniqit, njëjtë si të Kadri Veselit.

Më 30 dhjetor 2025, Paneli i Gjykatës Supreme i përbërë nga gjykatësit Ekaterina Trendafilova (Kryegjykatëse), Kristinë van den Vajngart dhe Daniel Fransen, hodhi poshtë kërkesën e Jakup Krasniqit për mbrojtje të ligjshmërisë, e paraqitur në nëntor 2025. Kërkesa kishte të bënte me një vendim të Panelit të Gjykatës së Apelit të 13 gushtit 2025, i cili konfirmoi rrëzimin nga Trupi Gjykues të kërkesës së Krasniqit për lirim të përkohshëm”, thuhet në njoftim.

Ditë më parë, vendimi i njëjtë u dha edhe për Kadri Veselin.

Por, si e arsyetoi kjo Gjykatë vendimin?

Sipas vendimit të Supremes ku në panel është edhe kryetarja e Gjykatës Speciale, nuk është konstatuar asnjë shkelje në vendimet e mëparshme me të cilat Kadri Veselit i refuzohej lirimi.

“Paneli vëren se Z. Veseli nuk tregon për një shkelje thelbësore të një procedure specifike në Ligj ose në Rregullore. Siç është theksuar tashmë në Pikën 1, një kërkesë për mbrojtjen e ligjshmërisë duhet të pretendojë një shkelje thelbësore të procedurave të përcaktuara në Nenin 48(7)(b) të Ligjit. Megjithatë, dhe duke pasur parasysh se Mbrojtja argumenton konkretisht se Paneli i Apelit nuk i rivlerësoi siç duhet rreziqet sipas Nenit 41(6)(b) të Ligjit dhe në vend të kësaj u mbështet në gjetjet e mëparshme pa shqyrtuar nëse ato mbeten të mjaftueshme në këtë fazë të procedurës”, thuhet në vendimin e Supremes, raporton nacionale.

Sipas vendimeve të mëparshme, Kadri Veseli ka rrezik të ndërhyrjes në procedura dhe të tentojë të ndikojë në dëshmitarë. Dhe këtë, e ka thënë edhe Gjykata Supreme.

“Ndërsa Paneli pranon dhe pajtohet me Panelin e Apelit se një bazë specifike, siç është rreziku i pengimit, mund të zvogëlohet me kalimin e kohës, kjo nuk është automatike dhe varet nga rrethanat e çështjes. Nuk është e nevojshme, siç sugjeron Z. Veseli, që diçka e jashtëzakonshme të jetë e nevojshme për të treguar se rreziku nuk është zvogëluar. Ajo që është e nevojshme është që arsyet e vazhdueshme të justifikojnë paraburgimin e vazhdueshëm”, thuhet në këtë vendim.

Edhe gjyqtarët e Supremes, aludojnë në zbulimin e informatave konfidenciale nga Veseli, pavarësisht se gjykimi tashmë është në fund.

“Trupi kujton se Apeli iu referua sjelljes së mbështetur më parë si treguese të ekzistencës së rrezikut të pengimit, duke përfshirë zbulimin e supozuar të informacionit konfidencial. Duke vepruar kështu, Trupi i Apelit konsideroi se kjo sjellje ilustron gatishmërinë dhe aftësinë “e mundshme” të Z. Veseli për të përhapur informacion konfidencial, dhe vuri në dukje se kjo kishte rezultuar në mbikëqyrje shtesë në Njësinë e Paraburgimit. Trupi i Apelit e konsideroi këtë të rëndësishme për vlerësimin e vazhdueshëm të rrezikut të pengimit dhe kujtoi se standardi i zbatueshëm kishte të bënte me mundësinë, në vend të pashmangshmërisë së një ngjarjeje në të ardhmen”, thuhet në këtë vendim.

“Në dritën e sa më sipër, Trupi i Supremes konstaton se Trupi i Apelit nuk e ka keqzbatuar standardin përkatës në rrethanat e çështjes në përputhje me Nenin 41(6)(b) të Ligjit. Nuk ka asgjë në shqyrtimin e paraburgimit që sugjeron se procesi është ndërmarrë në një mënyrë kuazi-automatike. Ai vlerësoi siç duhet ekzistencën e vazhdueshme të rreziqeve përkatëse në kohën e shqyrtimit dhe ofroi arsye të mjaftueshme për të justifikuar vazhdimin e paraburgimit të z. Veseli”, thekson vendimi i Supremes.

Veseli ishte ankuar se nuk kishte asnjë provë e dëshmi, që atij t’i vazhdohej paraburgimi.

“Paneli vëren se parashtrimet e Z. Veseli, në lidhje me nëse provat që favorizojnë lirimin janë shqyrtuar mjaftueshëm, janë tërësisht të natyrës faktike. Për shembull, Z. Veseli argumenton se nuk është paraqitur asnjë provë. Megjithatë, Paneli i Apelit shqyrtoi sa vijon: (i) përfshirjen e mundshme të Z. Veseli në zbulimin e paautorizuar të provave; (ii) aftësinë e tij për të marrë informacion konfidencial duke pasur parasysh pozicionin e tij në Kosovë, (iii) dhe njohuritë e tij të shtuara për informacionin konfidencial në lidhje me dëshmitarët. Për më tepër, argumentet e tij përbëjnë një mospajtim me vlerësimin diskrecionar të fakteve nga Paneli i Apelit, i cili nuk mund të merret në konsideratë brenda procedurës për mbrojtjen e ligjshmërisë”, thuhet në vendim më tutje.

“Paneli vëren që në fillim se Z. Veseli nuk tregon për një shkelje të konsiderueshme të një procedure specifike në Ligj ose në Rregullore në parashtrimet e tij. 138 Sipas Nenit 48(7)(b) të Ligjit, një palë që kërkon mbrojtje të ligjshmërisë duhet të identifikojë një shkelje të konsiderueshme të procedurave të përcaktuara në këtë Ligj dhe në Rregullore”, thuhet aty.

Një foshnje dërgohet e vdekur në Emergjencën e Mitrovicës

Një foshnje e gjinisë mashkullore është dërguar pa shenja jete në Emergjencën e Mitrovicës së Jugut, ka bërë të ditur Policia e Kosovës.

Vdekjen e tij e ka konstatuar ekipi mjekësor, ndërsa policia e ka cilësuar rastin si “vdekje e dyshuar”.

“Rr. Adem Voca, Mitrovicë Jugu 02.01.2026 – 05:55. Raportohet se në Emergjence është dërguar pa shenja jete viktima foshnja mashkull”.

“Vdekjen e foshnjës e ka konstatuar ekipi mjekësor. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion”, njofton Policia.

Ngrihen tarifat e ujit, nga janari faturat më të shtrenjta

Nga janari qytetarët do të paguajnë më shtrenjtë faturat e ujit. Kjo pasi Autoriteti Rregullator i Shërbimeve të Ujit pas kërkesave të kompanive rajonale të ujësjellësit, ka marrë vendim për ngritjen e tarifave.

Në Prishtinë për konsumatorët shtëpiak për metër kub tarifa ka qenë 44 cent, derisa nga janari tarifa është ngritur në rreth 63 cent, në Prizren tarifa ishte 38 cent, tani e tutje do të jetë 56 cent, në Pejë nga 25 cent konsumatorët do të paguajnë 39 cent, në Mitrovicë nga 36 cent tarifa është ngritur në 53 cent, në Gjakovë nga 37 cent tarifa u ngrit në 52 cent, në Ferizaj nga 37 cent në 53 cent, ndërsa në Gjilan nga 35 cent në 54 cent.

Për këtë ngritje të çmimeve një pjesë e qytetarëve kanë thënë se nuk janë të informuar. Nga Autoriteti Rregullator për Shërbimet e Ujit këtë ngritje të çmimeve e kanë arsyetuar me rritjen e çmimit të energjisë elektrike si dhe zgjerimin e rrjetit.

“Tarifat për shërbimet e ujit dhe ujërave të ndotura, të miratuara në kuadër të procesit tarifor 2026-2028, janë ndikuar kryesisht nga rritja enorme e çmimit të energjisë elektrike, si dhe nga rritja e kostove të tjera operative dhe investive, përfshirë mirëmbajtjen dhe zgjerimin e rrjetit. Miratimi i tyre është bërë duke pasur për qëllim mbulueshmërinë e kostove dhe përmirësimin e vazhdueshëm të cilësisë së shërbimeve të ujit dhe kanalizimeve”, kanë thënë për RTK-në nga ky autoritet.

Qytetarët kanë kundërshtuar çdo ngritje të tarifave. “Nuk është veç uji, por tek të gjitha, te rryma, tek ngrohja, te mbeturinat, të gjitha kanë filluar të ngriten 100%. Sa munden qytetarët t’i përballojnë këto. Nuk e di a i mendon dikush këto, a mundemi me ia dalë a jo”, tha një qytetar.

“Shtrenjtimi i ujit ndikon negativisht jo vetëm te unë, por te e gjithë familja. Shtrenjtimet nuk janë vetëm te faturat e ujit. Sikur të ishin veç te uji, do të ishte më lehtë”, tha një tjetër qytetar.

E sipas njohësve të ekonomisë ngritja e këtyre tarifave nuk arsyetohet në situatën aktuale.

“Kur i analizon pasqyrat financiare që ato paraqesin apo investimet kapitale nuk arsyetohet ngrija e çmimit. Këtu një lloji faji e kanë edhe institucionet e Kosovës, të cilat duhet të fokusohen pak më shumë në mbikëqyrjen e autoritetit rregullativ, për faktin se qytetarët e Kosovës e kanë të pamundur t’i paguajnë këto tarifa”, tha Lulzim Beqiri.

Numërohen 45% të votave në përfaqësitë diplomatike: VV merr mbi 85%

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka përditësuar të dhënat për numërimin e votave nga përfaqësitë diplomatike, ku deri më tani janë procesuar 18 nga 40 vendvotime, apo 45.00 për qind e tyre.

Sipas rezultateve të publikuara më 2 janar 2026, në ora 19:55, prin Lëvizja Vetëvendosje me 85.11 për qind të votave, përkatësisht 3,554 vota.

Në vendin e dytë renditet Partia Demokratike e Kosovës (PDK) me 6.18 për qind apo 258 vota, pasuar nga Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) me 5.70 për qind, që përfaqësojnë 238 vota.

Ndërkaq, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) ka siguruar 1.56 për qind të votave, ose 65 vota.

“Njeriu i rekordeve”, Albin Kurti thyen edhe një rekord zgjedhor

Kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, njëherit kryeministër në detyrë, Albin Kurti, e ka thyer rekordin e tij që e kishte vendosur në zgjedhjet e 9 shkurtit, si lideri më i votuar.

Nga numërimi i 96. 17 përqind të votave për deputetë, Kurti ka marrë 338 mijë 731 vota.

Në zgjedhjet e rregullta të 9 shkurtit, Kurti fitoi 337.791 vota, duke thyer rekordin e deriatëhershëm të presidentes Vjosa Osmani (300.756 vota).

Nga zgjedhjet e 28 dhjetorit, ende s’janë numëruar votat e diasporës, ato me kusht dhe ato të personave me nevoja të veçanta.