Vriťet me ťhikë imami kosovar

Imami i fshatit Zlipotok, Gazmend Tahirovci, ka humbur jetën pas një përleshjeje të ndodhur në këtë fshat, thonë burime të Indeksonline


Ai dyshohet se u godit me një mjet të mprehtë gjatë konfliktit dhe, megjithëse u dërgua në QKMF-në e Dragashit, mjeku kujdestar konstatoi vdekjen e tij.

E rëndë: Ky është 46-vjeçari që mbeti i vr’arë në Dragash

Sinjali mëson se Gazmend Tahirovci është personi që humbi jetën mbrëmjen e së dielës në fshatin Zlipotok të Dragashit, pas një përleshjeje mes disa personave.

Sipas informacioneve të siguruara nga Sinjali, viktima dyshohet se është goditur me një mjet të mprehtë, duke pësuar lëndime të rënda, të cilat rezultuan fatale.

Policia është njoftuar rreth orës 23:15 për një rrahje në fshat. Me të mbërritur në vendin e ngjarjes, zyrtarët policorë e kanë gjetur 46-vjeçarin të gjakosur dhe pa shenja jete. Vdekja e tij është konstatuar nga ekipi mjekësor i QKMF-së në Dragash.

Hetimet për zbardhjen e plotë të motiveve dhe rrethanave të kësaj vrasjeje janë duke vazhduar nën drejtimin e Prokurorit të Shtetit

 

Vrą’sje e rëndë – mbetet i vďekur 46-vjeçari

Një vrasje e rëndë ka tronditur mbrëmjen e së dielës fshatin Zlipotok të Dragashit, ku një 46-vjeçar mbeti i vrarë pas një përleshjeje mes disa personave, raporton Sinjali.

Burimet e Sinjalit bëjnë të ditur se një person dyshohet se është goditur me një mjet të mprehtë gjatë konfliktit.

Policia është njoftuar rreth orës 23:15 për një rrahje në fshatin Zlipotok. Me të mbërritur në vendin e ngjarjes, zyrtarët policorë kanë hasur viktimën të shtrirë në tokë, me lëndime të rënda dhe i mbuluar në gjak.

Ekipi mjekësor nga QKMF-ja në Dragash ka dalë menjëherë në vendin e ngjarjes, por vetëm ka mundur ta konstatojë vdekjen e 46-vjeçarit.

Sipas informacioneve të para, i dyshuari është larguar dhe ndodhet në arrati.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitë relevante të Policisë së Kosovës, përfshirë hetuesit rajonalë, komandantin e Stacionit Policor në Dragash dhe Prokurorin kujdestar, të cilët kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rastit.

Ndërkohë, njësitet patrulluese të Policisë së Dragashit dhe Njësia Rajonale për Siguri të Lartë janë angazhuar në kërkimin e të dyshuarit, i cili ende nuk është arrestuar.

Dalin detaje nga vrą’sja në Ferizaj: E dyshuara ishte e dashura e vikťimës, kishte ardhur nga Franca

Prokuroria Themelore në Ferizaj ka paraqitur në Gjykatën Themelore në Ferizaj kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj Arjeta Roshajt, e dyshuar për vrasjen në Ferizaj më 28 qershor 2026.

Sipas kërkesës së siguruar nga “Betimi për Drejtësi” më 28 qershor 2026, rreth orës 22:40, në Ferizaj, rruga “Sejdi Sejdiu”, përkatësisht në objektin banesor, të marrë me qira nga babai i të pandehurës M.B., e pandehura ka privuar nga jeta tani të ndjerin F.H

Tutje, në kërkesë thuhet se tani i ndjeri kishte shkuar në banesën në të cilën ndodhej e pandehura, dhe gjatë qëndrimit në banesë, pas një mosmarrëveshje dhe përleshjeje fizike në mes tyre, e pandehura merr armën e zjarrit nga tani i ndjeri dhe shtie një herë në drejtim të tij, duke i shkaktuar plagë vdekjeprurëse, si pasojë e të cilave ka ndërruar jetë në vend ngjarje

Me këto veprime, ajo dyshohet se ka kryer veprën penale “Vrasje” nga neni 172 i Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Prokuroria ka vlerësuar se janë përmbushur kushtet për caktimin e paraburgimit dhe se ekzistojnë prova të mjaftueshme që e mbështesin dyshimin e bazuar, përfshirë raportin mbi sekuestrimin e përkohshëm të sendeve, i datës 29.06.2026, me anë të së cilit është sekuestruar arma e zjarrit, e cila është përdorur në kryerjen e veprës penale. Si dhe deklarata e dëshmitarëve H.R., dhe M.N. ,të cilët vërtetojnë në tërësi gjendjen faktike të paraqitur në dispozitiv të kësaj kërkese.

Të dielën mbrëma në Ferizaj është raportuar një rast i rëndë, ku një mosmarrëveshje mes një çifti dyshohet se ka përfunduar me vrasje.

Ndërsa sipas Klan Kosovës, 24-vjeçarja A.R, dyshohet se ka qëlluar për vdekje të dashurin e saj, F.H. rreth orës 22:40, duke e lënë të vdekur në vendngjarje.

E dyshuara ka pësuar lëndime dhe fillimisht është trajtuar në Emergjencën e Ferizajt, për t’u transferuar më pas në QKUK në gjendje stabile.

Sipas Prokurorisë, rezulton se e pandehura jeton dhe vepron në Francë, ndërsa në Republikën e Kosovës ka ardhur për qëndrim të përkohshëm, rrethanë kjo që tregon se ekziston rreziku real dhe serioz se po që se lihet në liri, mund të arratiset për t’iu shmangur përgjegjësisë penale, e që me këtë rast do të pengohet zhvillimi i suksesshëm i procedurës penale.

Po ashtu, thuhet se ekziston rreziku që e pandehura nëse lihet në liri, mund të ndikojnë tek të dëshmitarët, me qëllim të ndryshimit të deklarimeve të tyre në favor të saj.

Prokuroria vlerëson se paraburgimi duhet të caktohet duke marrë për bazë peshën e rëndë të veprës penale, si dhe dënueshmërinë e veprës penale, po ashtu rrethanat në të cilat është kryer vepra penale.

“…fakti se pas një mosmarrëveshje dhe përleshje fizike me tani të ndjerin F.H., e pandehura ka marr armën e zjarrit nga tani i ndjeri, dhe ka shtënë njëherë në drejtim të tij, duke e privuar nga jeta, mënyra e kryerjes së veprës penale, përdorimi i armës së zjarri dhe pasoja e shkaktuar, respektivisht humbja e jetës së një personi, tregojnë shkallë të lartë të rrezikshmërisë shoqërore”, thuhet në kërkesë.

Andaj, Prokuroria vlerëson se masat alternative janë të pamjaftueshme për zhvillimin e suksesshëm të procedurës penale

Nesër vą’rrosen babë e bir që vďiqën tragjikisht në Deçan

Babë e bir që vdiqën tragjikisht pasi u goditën nga rryma, do të varrosen nesër në fshatin Maznik të Deçanit.

Ceremonia mortore për Xhemajl e Hasan Mustafaj, do të mbahet në ora 14:00, njofton Klankosova.tv.

Ngjarja e rëndë ndodhi derisa ata po e pastronin veturën e tyre.

Fillimisht nga rryma u godit babai, e më pas edhe i biri i cili ishte munduar t’i ndihmonte atij.

Ata fillimisht u dërguan në QKMF-në e Deçanit e më pas edhe në spitalin e Pejës, ku edhe u konstatua vdekja e tyre.

Tra’gjike: 75-vjeçari humb jetën pasi ra në bunar

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur të hënën në fshatin Dobërçan të Gjilanit, ku një 75-vjeçar ka humbur jetën pasi dyshohet se ka rënë në një bunar teksa ishte duke e pastruar.

Sipas zëdhënësit të Policisë Rajonale të Gjilanit, Ismet Hashani, rreth orës 14:23 policia ka pranuar një njoftim për rastin dhe menjëherë njësitet patrulluese kanë dalë në vendin e ngjarjes.

“Nga hetimet e para dyshohet se një person ka rënë në një bunar përderisa ishte duke bërë pastrimin e tij. Në vendin e ngjarjes kanë dalë edhe njësitë e zjarrfikësve, të cilët kanë bërë zbrazjen e bunarit dhe kanë nxjerrë trupin e viktimës,” tha Hashani.

Mjeku kujdestar ka konstatuar vdekjen e viktimës, të lindur në vitin 1951.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë edhe hetuesit rajonalë dhe ekipi i forenzikës, ndërsa me urdhër të prokurorit të shtetit trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.

Policia e Kosovës ka nisur hetimet për të sqaruar rrethanat në të cilat ndodhi kjo ngjarje tragjike.

Nesër var’roset zyrtari policor Rexhep Gashi

Nesër do ti jepet lamtumira e fundit, Rexhep Zenel Gashi, pjesëtarit të Policisë së Kosovës dhe veteranit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, i cili vdiq si pasojë e një aksidenti trafiku.

Lajmi u bë i ditur nga familjaët e të ndjerit, ku njoftuan edhe për kohën e varrimit.

Njoftimi:

Të nderuar miq, shokë dhe dashamirë, ju njoftojmë se varrimi i kushëririt (vëllait) tonë, Rexhep Gashi, do të bëhet nesër 30/06/2026, në ora 17:00, në varrezat e lagjes Gashi, në Mleqan të Malishevës.

Lusim Allahun që ta mëshirojë me rahmetin e Tij, ta falë dhe ta shpërblejë për kontributin e tij.

Amin.

E dyshuara për vra’sjen në Ferizaj erdhi nga Franca për qëndrim të përkohshëm, dalin detaje

Prokuroria Themelore në Ferizaj ka paraqitur në Gjykatën Themelore në Ferizaj kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj Arjeta Roshajt, e dyshuar për vrasjen në Ferizaj më 28 qershor 2026.

Sipas kërkesës së siguruar nga “Betimi për Drejtësi” më 28 qershor 2026, rreth orës 22:40, në Ferizaj, rruga “Sejdi Sejdiu”, përkatësisht në objektin banesor, të marrë me qira nga babai i të pandehurës M.B., e pandehura ka privuar nga jeta tani të ndjerin F.H.

Tutje, në kërkesë thuhet se tani i ndjeri kishte shkuar në banesën në të cilën ndodhej e pandehura, dhe gjatë qëndrimit në banesë, pas një mosmarrëveshje dhe përleshjeje fizike në mes tyre, e pandehura merr armën e zjarrit nga tani i ndjeri dhe shtie një herë në drejtim të tij, duke i shkaktuar plagë vdekjeprurëse, si pasojë e të cilave ka ndërruar jetë në vend ngjarje

Me këto veprime, ajo dyshohet se ka kryer veprën penale “Vrasje” nga neni 172 i Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Prokuroria ka vlerësuar se janë përmbushur kushtet për caktimin e paraburgimit dhe se ekzistojnë prova të mjaftueshme që e mbështesin dyshimin e bazuar, përfshirë raportin mbi sekuestrimin e përkohshëm të sendeve, i datës 29.06.2026, me anë të së cilit është sekuestruar arma e zjarrit, e cila është përdorur në kryerjen e veprës penale. Si dhe deklarata e dëshmitarëve H.R., dhe M.N. ,të cilët vërtetojnë në tërësi gjendjen faktike të paraqitur në dispozitiv të kësaj kërkese.

Sipas Prokurorisë, rezulton se e pandehura jeton dhe vepron në Francë, ndërsa në Republikën e Kosovës ka ardhur për qëndrim të përkohshëm, rrethanë kjo që tregon se ekziston rreziku real dhe serioz se po që se lihet në liri, mund të arratiset për t’iu shmangur përgjegjësisë penale, e që me këtë rast do të pengohet zhvillimi i suksesshëm i procedurës penale.

Po ashtu, thuhet se ekziston rreziku që e pandehura nëse lihet në liri, mund të ndikojnë tek të dëshmitarët, me qëllim të ndryshimit të deklarimeve të tyre në favor të saj.

Prokuroria vlerëson se paraburgimi duhet të caktohet duke marrë për bazë peshën e rëndë të veprës penale, si dhe dënueshmërinë e veprës penale, po ashtu rrethanat në të cilat është kryer vepra penale.

“…fakti se pas një mosmarrëveshje dhe përleshje fizike me tani të ndjerin F.H., e pandehura ka marr armën e zjarrit nga tani i ndjeri, dhe ka shtënë njëherë në drejtim të tij, duke e privuar nga jeta, mënyra e kryerjes së veprës penale, përdorimi i armës së zjarri dhe pasoja e shkaktuar, respektivisht humbja e jetës së një personi, tregojnë shkallë të lartë të rrezikshmërisë shoqërore”, thuhet në kërkesë.

Andaj, Prokuroria vlerëson se masat alternative janë të pamjaftueshme për zhvillimin e suksesshëm të procedurës penale.

Kush mungoi në mbledhjen e LDK-së?

Shkëmb Manaj nga LDK-ja ka folur për mbledhjen e kolegjiumit të LDK-së e mbajtur më herët, ku në këtë takim është diskutuar edhe për zhvillimet e fundit.

Manaj komentet i bëri në emisionin GAZETA në Kanal 10, ku ishte i ftuar.

Ai ka treguar se në këtë mbedhje kanë munguar dega e Prizrenit, Pejës edhe Lipjanit, derisa kryetarët e degëve të tjera kanë marrë pjesë.

“Kanë marrë pjesë në këtë proces të diskutimit të brendshëm, ku ka filluar edhe në LDK, dhe që është mirë se ky kolegjium ka zhvilluar këto diskutime dhe se aty i është dhënë mbështetje kreut të LDK-së dhe Kryesisë së partisë”, tha ai mes tjerash.