div[data-widget-id="1924179"] { min-height: 300px; }
class="home blog paged custom-background wp-custom-logo paged-18 wp-theme-news-25 td-standard-pack group-blog hfeed">
Policia shpall në kërkim një 39-vjeçar: Konsiderohet person i rrezikshëm dhe dyshohet se mund të posedojë armë

Policia e Kosovës ka shpallur në kërkim Liridon Hajdar Podrimjën nga Gjakova.

Sipas Policisë, i njëjti konsiderohet person i rrezikshëm dhe dyshohet se mund të posedojë armë, shkruan Reporteri.net.

Ai kërkohet për veprat penale: ‘kanosje (ndaj personit zyrtar)’, ‘mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve’, ‘posedim i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge’ dhe aktualisht gjendet në arrati, shkruan Reporteri.net.

“Policia e Kosovës fton të gjithë qytetarët që, nëse kanë ndonjë informacion që mund të ndihmojë në lokalizimin e tij, ta njoftojnë Policinë përmes numrit 192, adresës elektronike info@kosovopolice.com, aplikacionit “Lajmëro Policinë”, apo në stacionin policor më të afërt. Të gjitha informacionet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë”, thuhet në kërkesë.

 

Kurti e lë “me gishta në gojë” Zogianin, reagon ish i propozuari për ministër

I propozuar për ministër të Arsimit në tetor, Avni Zogiani është lënë përfundimisht jashtë qeverisë së re të votuar të mërkurën.

Në vendin e tij është propozuar Hajrulla Çeku, ish-ministri i Kulturës.

I mbetur pa portofol, Zogiani reagoi vetëm me një urim në Facebook për Albulena Haxhiun, të cilën e uroi për postin e kryetares së Kuvendit të Kosovës.

“Një vit më vonë: urime konstituimi i Kuvendit! Urime Albulena, kryetare!”, ka shkruar Zogiani në profilin e tij në Facebook.

Deri me tani, ai nuk e ka uruar Kurtin për mandatin e ri.

Zogiani, ish-zëvendësministër i Mjedisit, ishte propozuar nga Kurti për postin e ministrit të Arsimit në kabinetin qeveritar të propozuar në muajin tetor, i cili nuk i kishte votat e mjaftueshme për votim.

Qeveria Kurti 3 mban mbledhjen e parë sot, priten këto vendime

Me fillim nga ora 10:00 të enjten (sot), kabineti qeveritar do të mblidhet për të parën herë pas formimit.

Në rendin e ditës janë paraparë disa projektligje për ratifikimin e marrëveshjeve ndërkombëtare me Bashkimin Evropian dhe me Asociacionin Ndërkombëtar për Zhvillim, pjesë e Bankës Botërore.

Pika e parë ka të bëjë me shqyrtimin e Projektligjit për ratifikimin e Marrëveshjes ndërmjet Kosovës dhe BE-së për aranzhimet e zbatimit dhe përkrahjes së Unionit për Kosovën në kuadër të Instrumentit për Reforma dhe Rritje (ZKM).

Në shqyrtim do të jetë edhe Projektligji për ratifikimin e Marrëveshjes së Financimit për Programin e Parë për “Financimin e Politikave Zhvillimore për Efektivitetin Fiskal, Konkurrueshmërinë dhe Rritjen e Gjelbër”, ndërmjet Kosovës dhe Asociacionit Ndërkombëtar për Zhvillim.

Po ashtu, kabineti qeveritar do të shqyrtojë marrëveshjen e kredisë për Instrumentin për Reforma dhe Rritje për Ballkanin Perëndimor ndërmjet Kosovës dhe Bashkimit Evropian.

Në rend dite janë edhe dy projektligje për ratifikimin e marrëveshjeve të kredisë me Asociacionin Ndërkombëtar për Zhvillim: njëra për Projektin KOMPAS – Qasja Gjithëpërfshirëse e Kosovës për Forcimin e Sistemit të Shëndetësisë, dhe tjetra për projektin “Edukimi në Fëmijërinë e Hershme dhe Kujdesi për Kapitalin Njerëzor të Kosovës”.

16 kandidatët e LVV-së që do të bëhen deputetë në vend të ministrave

Lëvizja Vetëvendosje do të pësojë ndryshime në përbërjen e Grupit Parlamentar, pasi 16 deputetë të saj janë bërë pjesë e ekzekutivit në kuadër të Qeverisë “Kurti 3”.

Me kalimin e tyre në poste ministrore, mandatet në Kuvend do t’i marrin 16 kandidatët e radhës nga lista zgjedhore e LVV-së, të cilët në rezultatet fillestare nuk kishin arritur të siguronin ulëse në Parlament.

LVV ka gjithsej 57 deputetë në Kuvend.

Deputetët që pritet të marrin mandatin janë: Egzon Azemi, Fahrush Rexhepi, Bajram Mavriqi, Luan Aliu, Driton Hyseni, Enver Dugolli, Arijeta Rexhepi, Shqipe Isufi, Afërdita Hajrizi, Ejup Ahmeti, Avdullah Klinaku, Mytaher Haskuka, Bylbyl Sokoli, Ilir Qeriqi, Mimoza Shala dhe Agon Batusha.

Ata do të zëvendësojnë deputetët që tashmë janë pjesë e kabinetit qeveritar, përfshirë kryeministrin Albin Kurti, si dhe 16 ministra të tjerë.

Këta do të jenë deputetët e LVV-së:

AVNI DEHARI
SHQIPE MEHMETI SELIMI
EDONA LLALLOSHI
ALBAN BAJRAMI
MEFAIL BAJQINOVCI
NEZIR KRAKI
RUFKI SUMA
ADRIANA MATOSHI
JETA STATOVCI
ARDIAN GOLA
HAXHI AVDYLI
ADELINA GRAINCA
BLERIM GASHI
ALBENA RESHITAJ
FATOS GECI
AGIM BAHTIRI
TAULANT KELMENDI
ARBËR REXHAJ
LABINOTË DEMI MURTEZI
ARBËRESHË KRYEZIU HYSENI
ARTAN ABRASHI
ARJETA FEJZA
HYSEN DURMISHI
ARBËRIE NAGAVCI
ENVER HALITI
LIZA GASHI
VALON RAMADANI
ADNAN RRUSTEMI
JETON RAKA
FATMIRE KOLLÇAKU
ARSIM ADEMI
DRITA PAJAZITI
ROZETA HAJDARI
SALIH ZYBA
FITIM HAZIRI
FJOLLA UJKANI
ILIR KËRÇELI
SYLEJMAN MEHOLLI
VIGAN QORROLLI
NAIM BARDIQI
VALON HOTI
EGZON AZEMI
FAHRUSH REXHEPI
BAJRAM MAVRIQI
LUAN ALIU
DRITON HYSENI
ENVER DUGOLLI
ARIJETA REXHEPI
SHQIPE ISUFI
AFËRDITA HAJRIZI
EJUP AHMETI
AVDULLAH KLINAKU
MYTAHER HASKUKA
BYLBYL SOKOLI
ILIR QERIQI
MIMOZA SHALA
AGON BATUSHA

Rritje page në 1 mijë euro – Kurti tregon kush përfiton

Mandatari për kryeministër nga radhët e VV-së, Albin Kurti në ekspozenë e tij ka lavdëruar punën e tij në 5 vitet sa ishte në pushtet.

“Këto 5 vitet e fundit, ku 1 vit si qeveri në detyrë, kemi ndërtuar dhe zhvilluar një Kosovë më të drejtë, më të fortë dhe me gjithëpërfshirëse. Kemi pasur rritjen më të madhe ekonomike në rajon, përkundër krizave. “, tha ai, transmeton lajmi.net.

Tutje, Kurti foli për sektorin e ekonomisë, ku pretendoi se e ka rritur numrin e të punësuarve.

“Projektojmë këtë vit që Bruto Produkti Vendor që të jetë 12 miliardë euro. Sfida e inflacionin që i ka goditur të gjithë kemi arritur ta menaxhojmë me politika mbështetëse për qytetarët. Jemi në vendi me shkallën më të ulët të inflacionit në rajon, pas Shqipërisë. Kemi shtuar numrin e të punësuarve nga 350 mijë të punësuar në 430 mijë të punësuar, me fokus tek rinia dhe gratë. Kemi arritur të ardhurat e familjes të ngritën, duke rritur pagën minimale, pensionet, shtesat për fëmijë, por edhe pagat për sektorin publik.”, tha Kurti.

Ai tha se në mandatin e ri paga mesatare në sektorin publik do të bëhet 1000 euro.

“Janë liberalizuar vizat, tash pasaporta e Kosovës është më e fuqishme se kurrë. Është përmirësuar imazhi i vendit. Jemi vendi më demokratik në rajon, arritje e shoqërisë dhe e institucioneve tona.”, u shpreh ai.

Kurti foli për Serbinë, ku tha se gjatë mandatit të tij Kosova është përballur me provokime dhe sulme.

“Jemi përballur me provokime të vazhdueshme dhe me sulme të shpeshta të Serbisë. Por, ne veç se e kemi forcuar Policinë dhe sundimin e ligjit, ushtrinë dhe mbrojtjen e vendit, sfidat u përballuan me sukses, madje i kemi kthyer në mundësi për progres.”, shtoi ai.

Kryetari i VV-së u shpreh se qeveria e tij ka prekur çdo shtresë e qytetarë.

“Investuam në ushtri dhe fuqizimin e policisë, në shtrirjen e sovranitetit dhe në luftimin e kriminalitetit. Në politikat sociale për nënat dhe fëmijët, për të rinjtë dhe pensionistët, në mbështetje të fermerëve, të bizneseve të vogla e të mesme.  Prekëm çdo shtresë e çdo qytetarë, çdo komunitete e vendbanim anekënd Republikës.”, tha Kurti.

Ai tha se në mandatin e tij të rij do të investoj 400 milionë euro në ujë të pijes.

“Një shtet i sigurt është një shtet që garanton ujë të pijes për qytetarët e tij. Do të investojmë 400 milionë euro për të ndërtuar 5 diga të reja”, tha ai.

Kurti prezanton kabinetin qeveritar, këta janë ministrat

Kuvendi i Kosovës po mban një seancë të jashtëzakonshme, ku pritet të votohet qeveria e re.

Kryeministri Albin Kurti para deputetëve ka prezantuar kabinetin e ri qeveritar.

Këta janë ministrat të cilët i propozoi Kurti:

Zëvendëskryeministër i parë dhe Ministër i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Glauk Konjufca

Zëvendëskryeministre e dytë dhe Ministre e Drejtësisë, Donika Gërvalla

Zëvendëskryeministër i tretë për çështje të pakicave dhe bashkëpunim ekonomik, Fikrim Damka

Ministër i Financave dhe Ekonomisë, Hekuran Murati

Ministër për Familje dhe Mirëqenie Sociale, Andin Hoti

Ministër i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci

Ministër i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla

Ministër i Administratës Publike dhe Digjitalizimit, Lulëzon Jagxhiu

Ministër i Shëndetësisë, Arben Vitia

Ministër i Arsimit dhe Shkencës, Hajrtulla Ceku

Ministër i Kulturës dhe Turizmit, Saranda Bogujevci

Ministër i Sportit dhe Rinisë, Blerim Gashani

Ministër i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi

Ministre e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fitore Pacolli

Ministër i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Armend Muja

Ministër i Infrastrukturës dhe Transportit, Dimal Basha

Ministre e Tregtisë, Industrisë dhe Integrimeve Evropiane, Mimoza Kusari

Ministre e Ekonomisë, Artane Rizvanolli

Ministër për Komunitete dhe Kthim, Nenad Rashiq

Ministër për Zhvillim Rajonal, Rasim Demiri

Kurti jep lajmin e mirë për shtesat për fëmijë, flet edhe për pagat

Mandatari për formimin e qeverisë së re, Albin Kurti, në ekspozenë e tij para deputetëve të legjislaturës së 10-të, ka folur për të arriturat që, sipas tij, janë bërë gjatë mandatit të tij të fundit qeverisë në aspektin ekonomik.

“Në gati 5 vitet e fundit, nga të cilat pothuajse 1 vit si qeveri në detyrë, pa kompetenca të plota, kemi ndërtuar dhe zhvilluar një Kosovë më të drejtë, më të fortë dhe më gjithëpërfshirëse. Kemi një rritje mesatare reale prej 6 për qind të bruto produktit vendor. Bruto Produkti Vendor, kur e morëm qeverinë ishte 7 miliardë euro, ndërsa tash ka arritur në 11 miliardë euro. Projektojmë që sivjet të arrijë në 12 miliardë euro”, deklaroi mes tjerash Kurti.

Për inflacionin, ai tha se qeveria ka arritur ta menaxhojë me politika mbështetëse për qytetarin, dhe “jemi vendi me shkallën më të ulët të inflacionit në rajon, pas Shqipërisë”.

Kurti foli edhe për rritje të numrit të të punësuarve, sikurse edhe për ngritjen e të ardhurave.

Rritja tha ai do të vazhdojë edhe në mandatin e ri, “duke e ngritur pagën mesatare në sektorin publik në mbi 1000 euro në muaj”.

Ai foli edhe për shtesat për fëmijë, duke thënë se ato janë aktualisht 30-45 euro për çdo fëmijë, ndërsa tha se në mandatin e ri do të dyfishohen ato.

“Me këtë rritje do të lëmë prapa edhe disa shtete të BE-së sa u përket shtesave për fëmijë”, deklaroi Kurti.

Slavko Simiq me aktakuzë për sulm ndaj gazetarëve, nënkryetar i Kuvendit me votat e VV-së

Deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje votuan “pro” që Slavko Simiq, i cili ka aktakuzë për sulm ndaj gazetarëve në Leposaviq, të zgjidhet nënkryetar i Kuvendit të Kosovës.

104 deputetë votuan “pro”. Ndërkohë disa deputet të PDK-së votuan “kundër”, në Vetëvendosje nuk pati asnjë votë kundër. Votimi u bë “në pako” për të gjithë nënkryetarët.

Sipas Prokurorisë, deputeti Simiq akuzohet për veprën penale “Pjesëmarrja në turmë që kryen vepër penale dhe huliganizmi”, në bazë të nenit 404, paragrafi 2, lidhur me paragrafin 1 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës. Ai akuzohet se, gjatë një proteste kundër vizitës së ish-ministrit E.K., ka nxitur turmën të sulmojë gazetarët, pasi ish-ministri kishte dalë nga objekti i komunës.

Sipas aktakuzës, turma fillimisht kishte hedhur shok-bomba në drejtim të veturës zyrtare dhe, pas largimit të saj, me nxitjen e të pandehurit, kishte shpërthyer dhuna ndaj përfaqësuesve të mediave, të cilët janë goditur me grushte, shqelma dhe mjete të forta, duke shkaktuar lëndime të rënda trupore për dy gazetarë.

Zbulohen emrat e katër ministrave në Qeverinë Kurti

Pas pak pritet të fillojë seanca ku pikë kryesore do të jetë votimi i Qeverisë së Kosovës, Kurti 3.

Indeksonline ka mësuar emrat e katër ministrave që pritet të propozohen në listën e plotë të Albin Kurtit.

Mimoza Kusari, Hajrullah Çeku, Saranda Bogujevci dhe Daulina Osmani janë në mesin e emrave që pritet të propozohen nga Kurti.