div[data-widget-id="1924179"] { min-height: 300px; }
class="home blog paged custom-background wp-custom-logo paged-19 wp-theme-news-25 td-standard-pack group-blog hfeed">
Kjo është pozita që Konjufca do ta ketë në Qeverinë Kurti 3

Ndryshimet e paralajmëruara në kabinetin e qeverisë Kurti 3 nga kryeministri në detyrë Albin Kurti, nuk e kanë prekur deputeten e zgjedhur nga Lëvizja Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila.

Në emisionin “Interaktiv” në KTV, Kusari-Lila ka thënë se pas seancës konstituive të Kuvendit, në atë të formimit të Qeverisë është e propozuar si ministre e Tregtisë, Industrisë dhe Ndërmarrësisë.

“Jam e propozuar dhe do të jem e propozuar për të njëjtin dikaster (ministre e Tregtisë, Industrisë dhe Ndërmarrësisë), është pozicion që unë për herë të parë e kam pasur para 15 vjetëve dhe e kam ushtruar për dy vjet e gjysmë derisa kam dhënë dorëheqje për të kandiduar si e para e Komunës së Gjakovës”, ka thënë Kusari-Lila.

“Ka qenë i propozuar për zv.kryeministër të parë dhe ministër i Punëve të Jashtme dhe besoj se edhe nesër do të vazhdojë të jetë. Megjithatë kjo do të duhej të ishte prezantim i Kurtit, kryeministrit i cili e prezanton kabinetin e tij”, ka konfirmuar Kusari-Lila.

Kusari-Lila është shprehur se nesër do të konstituohet Kuvendi i Kosovës dhe në një seancë tjetër pas asaj konstituive do të votohet formimi i qeverisë Kurti 3. Ajo ka deklaruar se e propozuar për kryetare të Kuvendit të Kosovës vazhdon të jetë Albulena Haxhiu.

“Do të konstituohet Kuvendi, do të zgjedhet kryetarja e Kuvendit, pastaj kryesia e Kuvendit dhe do të hyjmë në një seancë tjetër ku do të votojmë Qeverinë Kurti 3. Ky është plani, që data 11 shkurt Republikës së Kosovës t’ia jap Kuvendin me legjislaturën e dhjetë dhe qeverinë Kurti 3 me mandatin katër vjeçar. Besoj që nuk ka dyshime që Albulena Haxhiu do të jetë kryetare e ardhshme e Kuvendit të Republikës së Kosovës”, ka thënë Kusari-Lila në emisionin “Interaktiv” në KTV.

A do të votohet sot Qeveria Kurti? Flasin nga VV-ja

Kanë mbetur edhe pak minuta deri në fillimin e seancës për konstitutimin e Kuvendit të Kosovës, por deputetja Mimoza Kusari derisa po hynte në objektin e Kuvendit tha se mund të mbahet edhe seanca në të cilën do të hidhej në votim formimi i Qeverisë.

“Sot kemi ardhur për të konstituar organet e Kuvendit të Republikës së Kosovës, në një ditë e cila është konsideruar se tashmë është e vonuar për faktin se shkoi shumë gjatë edhe procesi i rinumërimit. Kemi ardhur në ditët dhe javët e fundit kur shumë procese në Republikën tonë mund të rrezikohen, përfshirë miratimin e buxhetit, miratimin e marrëveshjeve ndërkombëtare, të cilat disa prej tyre në fakt kanë afat deri në fund të kësaj jave. Është shumë e rëndësishme që sot të votohet për Kuvendin e Republikës së Kosovës, për kryetarin e Kuvendit, nënkryetarët e Kuvendit, dhe pastaj të votohet qeveria që mund të procedojë me punë sa më parë. Ka gjasë që sonte të jenë dy seanca. Gjegjësisht sot të jenë dy seanca: njëra që fillon në orën 17:00, që ka të bëjë me organet e Kuvendit, dhe tjetra e cila fillon pastaj varësisht nga sa do të zgjasë kjo e para, që nuk besoj shumë. Është për t’u përshëndetur qasja bashkëpunuese e të gjitha grupeve politike të përfaqësuara në Kuvend në mbledhjen e djeshme të ftuar nga kryetari i deritashëm i Kuvendit, zotëri Basha, ku ka pasur dakordim prej kërkesës për ndërrim të orarit të seancës e deri te procesi i votimit. Prandaj, jam optimiste që në seancën e parë nuk do të ketë vonesa, nuk do të ketë çështje të cilat mund të jenë befasi ose të papritura, të paplanifikuara, dhe pastaj të procedohet siç dihet me mandatarin dhe seancën tjetër”, tha ajo.

Ajo thotë se nuk a ndryshuar asgjë në raport me Listën Serbe

“Kanë ndodhur zgjedhjet e 28 dhjetorit, ka ndodhur një proces i cili na ngarkon me shumë përgjegjësi të gjithë ne këtu që jemi. Por gjithashtu, qëndrimi ynë politik mbetet i pandryshuar. Asgjë në raport me qasjen dhe mosbesimin që kemi ndaj çfarëdo komunikimi apo bashkëpunimi me këtë grupim politik, që fatkeqësisht deri më tani ka treguar vetëm kundërshti në raport me interesin e Kosovës, asgjë nuk ka ndryshuar. Interesi i Kosovës është mbi të gjitha dhe ajo çfarë duhet të ndodhë sot është të ruhet mbarëvajtja e jetës institucionale, interesat e mijëra punëtorëve dhe gjithë atyre që janë në shërbim të këtij vendi, në sektorin publik por edhe në sektorin privat, e natyrisht edhe të procedohet me ato obligime që i kemi, që mund t’i kishim kryer para datës 6 tetor. Ato për të cilat u kërkua e u lutën shumë herë edhe partitë e opozitës, edhe nga ana jonë, edhe nga ana e Presidentit, për votimin e marrëveshjeve ndërkombëtare, afati i të cilave skadon tepër shpejt. Ndërsa ne prej atëherë deri tani e kemi qartësinë mbi vullnetin e qytetarëve të Republikës si asnjëherë më parë dhe mbi atë përgjegjësi ne do të sillemi dhe do të veprojmë sot”, tha ajo.

Por se cka do të ndodhë brenda seancës, Kusari nuk shpalosi detaje.

“Kam biseduar deri në këto momente, besoj që nuk do të ndryshojë. Se çfarë do të ndodhë brenda mbetet të shihet kur t’i prezantojë kryeministri Kurti të gjithë kabinetin qeveritar. Ju faleminderit shumë”, u rezervua ajo.

Kurse për cështjene presidentit apo presidentes, ajo tha se ende nuk është biseduar.

“Jo, ende nuk kemi biseduar për emrin për arsye se janë votimi për Kuvend e pastaj votimi për Qeveri, dhe pastaj do të vijë votimi për Presidentin”, tha ajo.

 

Richard Prosper e “dridhë” ZPS’në: Mund të mos iu pëlqejnë…

Pierre Richard Prosper, avokati i ish-presidentit Hashim Thaçi, e ka nisur me kritika të fuqishme ndaj Zyrës së Prokurorit të Specializuar për deklaratat për dëshmitarët ndërkombëtarë të mbrojtjes.

Richard Prosper nisi me një përvojë të tijën me një koleg diplomat, i cili thotë se teksa komentoi deklaratat përmbyllëse të ZPS’së, tha: e tmerrshme, kaq pak respektojnë profesionin tonë?

Duhet ta shikojmë ndryshe këtë çështje, sepse këto komente tregojnë arrogancë, mungesë respekti, i cili në fakt ka qenë i pranishëm që në fillim të këtij gjykimit. Të rrëzosh përvojat e tyre, është e pabesueshme. Është e gabuar dhe për mua është një gjest deshpërimi. Nuk është për të habitur sepse qeveritë dyshojnë në besueshmërinë e tribunaleve ndërkombëtare, se kur vetë profesionistët e tyre dalin para trupit gjykues tregojnë çfarë ka ndodhur dhe deklaratat e tyre hidhen poshtë nga persona që as nuk kanë qenë të pranishëm në vendin përkatës, kjo është një çështje shumë problematike“, deklaroi Prosper.

Duhet të respektoni rolin që kanë pasur, profesionet e tyre dhe shtetet që përfaqësojnë, SHBA-në, Britaninë, NATO-n dhe Kombet e Bashkuara. Këta persona nuk erdhën këtu në cilësinë e personave privatë, për të thënë “po kështu e mendoj unë diçka”. Folën me ju, folën për ju, bazuar në përvojat e tyre, veçanërisht në emër të institucioneve që përfaqësonin. Sepse informacioni që kanë këta persona i përket institucioneve përkatëse. Kur dhanë këndvështrimet e tyre, ishin të matura. Kishin informacion, organizata ushtarake, civile, raporte nga OJQ-të, debate të brendshme, konstatime personale në terren, nga raportimet që merrnin prej terrenit… Pra kishin këndvështrime tërësisht të bazuara“, tha më tej ai.

Avokati i Thaçit më tej tha se përmes kësaj qasjeje, ZPS’ja po tregonte injorancë dhe po përbuzej ekspertiza e dëshmitarëve ndërkombëtarë.

“Ditën e vrasjes e ka telefonuar tri herë Granitin” – Naim Murseli tregon prapaskenat e mesazheve dhe bisedave me Granit Pllanën

Po vazhdon intervistimi i Naim Murselit në Gjykatën Themelore në Prishtinë. Në pjesën e dytë të seancës, Murseli po ballafaqohet me disa mesazhe të dërguara nga telefoni i tij një natë para vrasjes së Liridona Ademajt, si dhe me komunikimet telefonike të ditës së vrasjes, shkruan Insajderi.

Mesazhi i parë i paraqitur në gjykatë mban datën 28.11.2023, në orën 19:00. Në të shkruhet: A kryhet sigurt nesër?”
Ndërsa përgjigjja thuhet të ketë qenë: Nesër me siguri kryhet. A t’kallxo Kuqa.

I pyetur nëse e kishte dërguar ai këtë mesazh, Naim Murseli deklaroi se nuk i kujtohet.

Po ashtu, prokuroria bëri të ditur se ditën e vrasjes, Murseli e ka telefonuar tri herë Granit Pllanën. Një telefonatë është realizuar rreth orës 09:00, tjetra në orën 09:21 dhe një tjetër në orën 10:35. Sipas të dhënave të paraqitura, këto kanë qenë thirrje të humbura.

Para gjykatës, Naim Murseli shpjegoi arsyet e komunikimeve telefonike me Granitin dhe Kushtrimin.

“Unë atë ditë jam takuar me Granitin. Kushtrimi dhe Graniti një ditë më herët kishin pasur një problem mes vete. E kam thirrur Granitin, por nuk m’u përgjigj. Kushtrimi më tha: shko në filan vend, se është Graniti aty. Kushtrimit i ishte prishur vetura. Ai tha po shkoj ta rregulloj veturën dhe shihemi më vonë. Kjo ka qenë arsyeja e bisedave,” deklaroi Murseli.

Kjo pritet të jetë kandidatja e VV-së për kryetare të Kuvendit

Albulena Haxhiu me gjasë do të jetë sërish kandidate e VV-së për kryetare të Kuvendit, ku tash partia e saj i ka votat për ta zgjedhur e jo për të dështuar mbi 50 herë sikur vitin e kaluar.

Vendimi është marrë sot gjatë një takimi që kryeministri Albin Kurti ka zhvilluar me deputetin Dimal Basha dhe deputeten Albulena Haxhiu, ku është diskutuar situata aktuale politike dhe procesi i konstituimit të Kuvendit, sipas burimeve të Tëvë1.

Haxhiu pritet të propozohet sërish për këtë post në seancat e ardhshme, në përpjekje për të zhbllokuar procesin e konstituimit të Kuvendit të Kosovës.

Albulena Haxhiu ka kandiduar disa herë për postin e Kryetares së Kuvendit, në senacat konstituive të herës se kalur mirëpo nuk ka arritur të sigurojë votat e nevojshme. Gjatë asaj periudhe, seancat konstituive janë shtyrë vazhdimisht, ndërsa procesi i zgjedhjes së kryeparlamentarit ka dështuar në dhjetëra tentativa.

Në të kaluarën, për shkak të këtyre dështimeve dhe mospajtimeve ndërmjet subjekteve politike, për postin e kryeparlamentarit ishte propozuar edhe Dimal Basha, i cili më pas kishte arritur të votohej.

Lirohet nga arresti mësimdhënësi që ushtroi dhunë ndaj nxënësit në shkollën “Pavarësia” në Prishtinë

Mësimdhënësi që është përfshirë në një rast të dhunës në shkollën “Pavarësia” në Prishtinë është liruar, e ka konfirmuar kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Prishtinë, Zejnullah Gashi.

Ai tha se ndaj mësimdhënësit është propozuar një masë alternative, konkretisht lajmërim në stacion policor.

Gashi shtoi se nuk kanë hapur procedura ndaj nxënësit që shihet në video, për veprimet e tij para ngjarjes.

A u shlye borxhi 100 mijë eurosh “në mënyra tjera”? Deklarohet Behgjet Pacolli pas dëshmisë së Naim Murselit

Biznesmeni dhe politikani Behgjet Pacolli ka deklaruar se nuk ka qenë në dijeni për kërkesën e të akuzuarit Naim Murseli për të komunikuar me të nga paraburgimi.

Gjatë seancës së sotme në Gjykatën Themelore në Prishtinë, u bë e ditur se Murseli kishte kërkuar zyrtarisht kontakt me Pacollin, por kjo kërkesë u refuzua nga gjykata.

Pacolli u shpreh i befasuar nga ky informacion.

“Nuk di, nuk di fare, herën e parë po dëgjoj tash. Nëse drejtësia më thërret, unë do të shkoja”, ka thënë Pacolli për Betimi për Drejtësi.

Gjatë seancës, Naim Murseli deklaroi se ka pasur një parakontratë borxhi me Pacollin në vlerë prej 100 mijë eurosh, të cilën pretendoi se e ka shlyer “në mënyra të tjera”.

Pacolli e konfirmoi ekzistencën e këtij borxhi, por theksoi se kurrë nuk ia ka kërkuar mbrapsht.

“I kam ndihmu gjithmonë atij. S’e kam kërku atë borxh mbrapa hiç. Po më duket ka mbet një borxh prej kur e ka ble një lokal përpara atje në Suedi”, u shpreh biznesmeni, duke i cilësuar këto raporte si publike dhe të njohura.

Gjykata e ka arsyetuar refuzimin e kontaktit mes tyre me faktin se Pacolli hyn në kategorinë e personave me të cilët ligji nuk e lejon komunikimin e të akuzuarit në këtë fazë të procedurës./Insajderi