Ishin duke pastruar veturën në oborr, detaje nga trag’jeďia në Deçan ku vďiqën babë e bir

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur këtë të diel në fshatin Maznik të Deçanit, ku dy persona kanë humbur jetën tragjikisht si pasojë e goditjes nga energjia elektrike

Lajmin e ka bërë të ditur zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Pejës, Driton Rugova.

Sipas Rugovës, dyshohet se derisa tashmë të ndjerit ishin duke pastruar veturën nё oborrin e tyre, kanё rёnё nё kontakt me rrymën.

Pas dёrgimit nё emergjencёn e spitalit rajonal nё Pejё, nga ekipi mjekёsor të dielën në mbrëmje, ёshtё konstatuar vdekja e dy vikimave.

“Fillimisht janë dërguar në QKMF-në e Deçanit, e më pas në Spitalin Rajonal të Pejës, ku edhe është konstatuar vdekja e tyre”, bëri të ditur Rugova.

Viktimat janë Xhemajl dhe Hasan Mustafaj, babë e bir.

Zbardhen detaje: Ky dyshohet të jetë shkaku i vdekjes së babait dhe djalit në Deçan

Një ngjarje tragjike ka ndodhur në fshatin Maznik të Deçanit, ku babë e bir kanë humbur jetën në rrethana të dyshuara aksidentale.

Burime të Gazeta Imazhit bëjnë të ditur se viktimat janë Xhemajl dhe Hasan Mustafaj.

Sipas informacioneve fillestare, dyshohet se shkaku i vdekjes ka qenë kontakti me rrymën elektrike, raporton Gazeta Imazhi.

Rrethanat e plota të ngjarjes ende nuk janë sqaruar, ndërsa autoritetet kompetente pritet të zhvillojnë hetimet për të zbardhur shkaqet dhe rrethanat e kësaj tragjedie.

Babë e bir humbin jetën aksidentalisht në Maznik të Deçanit

Aksidentalishtë kanë humbur jetën babë e bir Xhemajl dhe Hasan Mustafaj në fshatin Maznik të Deçanit

Hajdar Sutaj, kryesues i Kuvendit Komunal të Deçanit dhe zyrtar i AAK-së përmes një postimi në facebook ka shprehur ngushëllime për familjen Mustafaj.

“Në këto momente të vështira, shpreh ngushëllimet më të sinqerta për familjen Mustafaj. Zoti ua dhëntë forcën ta përballojnë këtë dhimbje të madhe. Shpirtrat e tyre pushoftë në Xhenet”, ka shkruar Sutaj

Syla: Prej se ka ardhë Vetëvendosje, as futboll sun po këqyrim

Gazetari Valon Syla, ka kritikuar partinë në pushtet lidhur me transmetimin e ndeshjeve të Kupës së Botës së këtij edicioni.

Syla ka fajësuar ata me anë të një postimi në ‘Facebook’, duke i quajtur “hajduka” dhe “të poshtër”.

“Prej se ka ardhe Vetevendosja as futball sun po kqyrim. Hajduka te poshter e te lige jeni. Keni ra ne budalle grahni edhe naj dite deri sa nuk pelcet dikun”, ka shkruar ai.

 

 

 

Rritet çmimi i banesave

Kushdo që sivjet ka në plan të blejë një banesë, ajo do t’i kushtojë më shtrenjtë se viteve të kaluara.

Përfshirja në treg e të huajve dhe diasporës u theksua se luan rol në rritjen e kostos së njësive banesore.

“Nxitje e urrejtjes” në Gazimestan, 37 persona përfunojnë në gjykatë pas intervistimit nga policia

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se manifestimet e mbajtura të dielën me rastin e Vidovdanit kanë përfunduar pa incidente që do të ndikonin në situatën e sigurisë, ndërsa 37 persona janë shoqëruar në stacion policor për intervistim pas thirrjeve provokuese me elemente të nxitjes së urrejtjes, shkruan Reporteri.net.

Sipas njoftimit të Policisë, për mbarëvajtjen e aktiviteteve janë ndërmarrë me kohë masa planifikuese dhe operative për menaxhimin e situatës së sigurisë, ruajtjen e rendit publik, orientimin e trafikut rrugor dhe menaxhimin kufitar.

Autoritetet policore kishin paraparë masa planifikuese, koordinuese, parandaluese dhe operativo-hetimore në të gjitha departamentet dhe rajonet policore, me qëllim që manifestimet në lokacionet e parapara të zhvilloheshin qetë dhe pa incidente.

Policia njofton se, bazuar në raportimet nga njësitet e angazhuara në terren, nuk është evidentuar asnjë rast që ka ndikuar në mbarëvajtjen e manifestimeve, përveç shoqërimit të 37 personave në stacion policor për intervistim, pasi ata, sipas Policisë, provokuan pjesëmarrësit me thirrje provokuese që përmbanin elemente të nxitjes së urrejtjes, në kundërshtim me dispozitat ligjore.

Po ashtu, një person është gjobitur për prishje të rendit dhe qetësisë publike.

“Të gjitha veprimet policore janë duke u realizuar në bashkëpunim dhe koordinim me organet e drejtësisë, ku pas intervistimit 37 persona janë proceduar në gjykatë dhe janë në pritje të vendimit nga gjykata”, thuhet në njoftim.
Policia bën të ditur se pas përfundimit të aktiviteteve në orët e pasdites, të gjithë pjesëmarrësit janë shpërndarë të qetë.

Në fund, Policia e Kosovës falënderoi qytetarët për bashkëpunimin dhe mirëkuptimin, duke ritheksuar përkushtimin për garantimin e rendit, sigurisë dhe zbatimin e Kushtetutës së Republikës së Kosovës në funksion të krijimit të një mjedisi të qetë dhe të sigurt për të gjithë qytetarët.

Pas arrestimit të disa serbëve në Gazimestan kanë reaguar Lista Serbe dhe Zyra për Kosovën në Qeverinë e Serbisë.

“Për këtë veprim, të cilin e përjetojmë si një përpjekje për frikësim dhe si dëshmi të represionit të regjimit në Prishtinë, kemi njoftuar përfaqësuesit ndërkombëtarë, nga të cilët kemi kërkuar të angazhohen urgjentisht dhe të kërkojnë lirimin e të gjithë të arrestuarve”, thuhet në deklaratën e partisë politike që përfaqëson serbët e Kosovës.

 

Valon Behrami: Po ta dija që Xhaka e Shaqiri do të festonin me shqiponjë, do t’i ndaloja

Valon Behrami ishte një nga katër lojtarët me prejardhje shqiptare në kombëtaren e Zvicrës, të cilët e mposhtën Serbinë në Botërorin e vitit 2018.

Në Botërorin që u mbajtë në Rusi, Zvicra dhe Serbia u shortuan në grupin E, së bashku me Brazilin dhe Kosta Rikën.

Pas barazimit me Brazilin në xhiron hapëse, Zvicra u përballë me Serbinë në xhiron e dytë.

Ndeshja nisi si mos më keq, me serbët që shënuan të parët, dhe e mbyllën pjesën e parë në epërsi.

Megjithatë, Zvicra dhe shqiptarët e saj nuk u dorëzuan dhe në fund arritën të fitojnë 2-1, me golat e Granit Xhakës dhe Xherdan Shaqirit.

Më shumë se fitorja, bujë të madhe bënë festimet e dy shqiptarëve, Xhakës dhe Shaqirit. Të dytë festuan me shqiponjë, me serbët që u nervozuan së tepërmi dhe me një ankesë në FIFA, arritën që t’i dënojnë dy “shqipet” e Zvicrës. Ata u dënuan me gjobë, që thuhej të ishte mbi 20 mijë franga zvicerane për secilin.

E, për këtë situatë të 22 qershorit të vitit 2018, ka folur përsëri Valon Behrami.

Behrami, tashmë i pensionuar nga futbolli aktiv ka thënë se po ta dinte se dyshja shqiptare do të festonin në atë mënyrë, do t’i ndalte.

“Sikur ta kisha ditur që do të festonin me simbolin e shqiponjës në Rusi 2018, do të kisha bërë diçka për t’i penguar. Unë nuk dija asgjë. Sapo kishim shënuar gol, vrapuam dhe ndodhi çdo gjë aty. Unë isha i vetmi që nuk e bëra shqiponjën”.

“Kur u kthyem në dhomat e zhveshjes, akoma nuk e kishim kuptuar se çfarë kishte ndodhur në të vërtetë, më pas na njoftuan se mediat kishin shkaktuar një furtunë, dhe aty nisën problemet”, ka deklaruar ai në RSI Sport.

Vala e të nxehtit: 7 persona u m’bytën, trupi i një adoleshenti u nxor nga rezervuari

Shtatë persona kanë humbur jetën në të gjithë Mbretërinë e Bashkuar pasi hasën vështirësi në ujë gjatë valës rekord të të nxehtit të kësaj jave.

Bilanci i viktimave u rrit të shtunën në mbrëmje, pasi trupi i një djali 15-vjeçar u gjet në rezervuarin Coëbury në Stalybridge, Tameside.

Më herët gjatë ditës, një grua 55-vjeçare humbi jetën pasi hyri në një pishinë në Sandwell Valley Country Park, në West Bromëich.

Po ashtu, trupi i një burri u nxor nga lumi Severn në Shrewsbury.

Brody Leach, 22 vjeç, ishte parë për herë të fundit i gjallë në orët e para të së premtes, kur hasi vështirësi në ujë, duke shkaktuar një operacion të madh kërkim-shpëtimi. Trupi i të riut u gjet nga zhytësit një ditë më vonë, konfirmoi Policia e West Mercia, shkruan Metro, transmeton Klankosova.tv.

Në Southampton, zhytësit që po kërkonin një nxënës 15-vjeçar, i cili ishte zhdukur të mërkurën gjatë një noti në rezervatin natyror Testëood Lakes, gjetën një trup të shtunën.

Familja e tij është njoftuar dhe identifikimi zyrtar është kryer, konfirmoi policia.

Hayden Jones-Powell, aged 13, who drowned yesterday at Syston Sailing Club Lake. June 26, 2026. // A major search was launched for a teenage boy who has gone missing after entering a lake in Leicestershire. The unnamed teen was last seen going into the water at Meynell Lake, in Syston, at around 1.30pm yesterday (Thurs). Specialist search teams were deployed to Syston Sailing Club while ambulances were spotted near the bank on standby. Leicestershire Police said the youngster's family had been informed while officers conduct the search. Photo released 26/06/2026

Në Lancashire, homazhe të shumta janë bërë për Hayden Jones-Poëell, 13 vjeç, trupi i të cilit u nxor nga Meynell Lake në Syston të premten, vetëm pak javë përpara se të nisnin pushimet verore.

Ndërkohë, Policia e Essex konfirmoi edhe vdekjen e një burri 69-vjeçar në Clacton, i cili hasi vështirësi në det të premten në mëngjes.

Memorial at Syston Skatepark after the death of Hayden Jones-Powell, aged 13, after he drowned yesterday at Syston Sailing Club Lake. June 26, 2026.

Ky është parashikimi i motit për javën e ardhshme

Pas disa ditësh me temperatura përvëluese, në Kosovë pritet një ndryshim i ndjeshëm i motit.

Fillimi i javës do të dominohet nga vapa intensive, me temperatura që në disa zona do të arrijnë deri në 38 gradë Celsius, ndërsa nga mesi i javës një masë ajrore më e freskët do të sjellë ulje të temperaturave, reshje lokale shiu dhe shkarkime rrufesh.

Sipas parashikimit javor të Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, java e fundit e muajit qershor dhe fillimi i korrikut do të karakterizohen nga kontraste të theksuara të motit.

“Java e fundit e muajit qershor dhe fillimi i korrikut do të karakterizohen nga mot fillimisht shumë i nxehtë, ndërsa nga mesi i javës pritet depërtimi i një mase ajrore më të freskët nga veriperëndimi i kontinentit. Ky ndryshim do të sjellë ulje të ndjeshme të temperaturave, shtim të paqëndrueshmërisë atmosferike dhe reshje lokale shiu të shoqëruara me shkarkime rrufesh”, thuhet në njoftimin e IHMK-së.

Dita më e nxehtë pritet të jetë e hëna, kur temperaturat maksimale do të lëvizin nga 32 deri në 38 gradë Celsius. Edhe të martën moti do të mbetet shumë i nxehtë, me temperatura deri në 35 gradë, ndërsa gjatë pjesës së dytë të ditës pritet shtim i vranësirave dhe reshje lokale në disa zona.

Ndryshimi më i madh pritet të ndodhë të mërkurën, kur moti do të bëhet më i paqëndrueshëm.

“Gjatë ditës parashihen reshje lokale shiu të shoqëruara me shkarkime rrufesh, ndërsa në zona të izoluara nuk përjashtohet mundësia e breshrit dhe erërave të përkohshme më të fuqishme”, njofton Instituti.
Temperaturat do të pësojnë rënie të dukshme të enjten dhe të premten, kur maksimalet do të zbresin në intervalin 24–28 gradë Celsius, ndërsa moti do të jetë kryesisht me diell, me mundësi për reshje të izoluara gjatë orëve të pasdites.

Instituti u bën thirrje qytetarëve të kenë kujdes gjatë ditëve me temperatura ekstreme, sidomos në fillim të javës.

“Personat me sëmundje kronike, të moshuarit dhe fëmijët këshillohen të shmangin ekspozimin në diell gjatë intervalit 10:00–17:00, të konsumojnë sa më shumë lëngje dhe të kufizojnë aktivitetet fizike në ambiente të hapura. Me depërtimin e ajrit më të freskët nga mesi i javës, kushtet biometeorologjike do të përmirësohen dukshëm”, thuhet në rekomandimet e IHMK-së.

Instituti ka dhënë rekomandime edhe për sektorin e bujqësisë, duke theksuar se temperaturat e larta në fillim të javës do të rrisin humbjen e lagështisë nga toka, ndërsa reshjet e parashikuara në mesin e javës pritet të përmirësojnë rezervat e ujit, megjithëse në disa zona mund të ketë edhe dëmtime lokale nga breshri.

Ndërkohë, IHMK-ja thekson se pjesë të mëdha të Evropës Perëndimore dhe Jugperëndimore vazhdojnë të përballen me një valë intensive të të nxehtit, ku në disa rajone të Spanjës, Portugalisë, Francës dhe Italisë temperaturat vazhdojnë të tejkalojnë 40 gradë Celsius.

Në Kosovë, megjithatë, ardhja e ajrit më të freskët nga mesi i javës pritet të sjellë kushte më të favorshme atmosferike deri në fundjavë.