div[data-widget-id="1924179"] { min-height: 300px; }
class="home blog paged custom-background wp-custom-logo paged-21 wp-theme-news-25 td-standard-pack group-blog hfeed">
Vdes veterani i UÇK-së

Ka ndërruar jetë veterani i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Shaip Hoxha, nga fshati Peqan, Komuna e Suharekës.

Lajmin për ndarjen nga jeta të tij e bëri të ditur vetë fshati.

Varrimi i të ndjerit do të bëhet nesër, e premte, më 02.01.2026, në orën 13:00, në varrezat e fshatit Peqan

Numërohen rreth 90% e votave, lista e 56 kandidatëve të LVV-së që fitojnë mandat deputeti

Katër ditë pas mbajtjes së zgjedhjeve të parakohshme parlamentare të së dielës në Kosovë, po bëhet gjithnjë e më e qartë se kush do të jenë 120 deputetët e rinj të Kuvendit të Kosovës

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve është duke vazhduar numërimin e votave për kandidatët për deputetë që nga e hëna, ndërsa deri më tani janë numëruar rreth 81 për qind e tyre.

Sipas rezultateve aktuale, më poshtë janë 56 kandidatët që aktualisht rezultojnë fitues të mandatit të deputetit. Megjithatë, duhet theksuar se rreth 10 për qind e votave nga vendvotimet ende nuk janë numëruar, si dhe ekziston një numër i konsiderueshëm i votave me postë, të cilat mund të ndikojnë në renditjen përfundimtare të kandidatëve, apo edhe në shpërndarjen e mandateve mes partive politike.Lista e kandidatëve nga LVV që aktualisht fitojnë mandat deputeti:

Albin Kurti – 311,384 vota
Glauk Konjufca – 241,429 vota
Albulena Haxhiu – 127,039 vota
Hekuran Murati – 125,824 vota
Donika Gërvalla-Schwarz – 113,490 vota
Xhelal Sveçla – 100,810 vota
Hajrulla Çeko – 90,291 vota
Avni Dehari – 83,520 vota
Mimoza Kusari Lila – 74,698 vota
Ejup Maqedonci – 70,530 vota
Shqipe Mehmeti Selimi – 58,384 vota
Andin Hoti – 51,067 vota
Arben Vitia – 47,624 vota
Saranda Bogujevci – 36,934 vota
Alban Bajrami – 34,432 vota
Rufki Suma – 30,886 vota
Edona Lllalloshi – 30,871 vota
Mefail Bajqinovci – 29,335 vota
Jeta Statovci – 28,618 vota
Nezir Kraki – 28,339 vota
Ardian Gola – 28,212 vota
Adriana Matoshi – 27,061 vota
Armend Muja – 26,404 vota
Haxhi Avdyli – 25,459 vota
Adelina Grainca – 23,366 vota
Albena Reshitaj – 22,322 vota

Agim Bahtiri – 21,731 vota
Blerim Gashi – 21,516 vota
Arjeta Fejza – 21,064 vota
Artane Rizvanolli Berisha – 20,922 vota
Arbër Rexhaj – 20,778 vota
Fatos Geci – 20,412 vota
Hysen Durmishi – 20,409 vota
Fitore Pacolli Dalipi – 20,273 vota
Taulant Kelmendi – 20,145 vota
Artan Abrashi – 20,112 vota
Dimal Basha – 19,832 vota
Arbërie Nagavci – 19,777 vota
Labinotë Demi Murtezi – 19,485 vota
Arbëreshë Kryeziu Hyseni – 18,913 vota
Enver Haliti – 18,401 vota
Adnan Rrustemi – 17,976 vota
Valon Ramadani – 17,960 vota
Jeton Raka – 17,420 vota
Arsim Ademi – 17,010 vota
Liza Gashi – 16,700 vota
Sylejman Meholli – 16,505 vota
Fjolla Ujkani – 16,365 vota
Fatmire Kollçaku – 16,344 vota
Fitim Haziri – 16,195 vota
Drita Pajaziti – 16,154 vota
Valon Hoti – 16,034 vota
Naim Bardiqi – 15,681 vota
Salih Zyba – 15,664 vota
Rozeta Hajdari – 15,583 vota
Ilir Kërçeli – 14,950 vota

Numërimi i votave pritet të vazhdojë edhe në ditët në vijim, ndërsa rezultatet përfundimtare do të konfirmohen pas përfshirjes së të gjitha votave, përfshirë ato me postë dhe nga diaspora.

Vjosa Osmani u shpreh ngushëllime familjeve pas tragjedisë në Zvicër

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, përmes një postimi në rrjetin social X, ka shprehur ngushëllime për dhjetëra jetët e humbura pas një shpërthimi të fuqishëm në barin “Le Constellation” në një qendër skijimi në Zvicër.

Gjersa ajo uroi shërim të shpejtë qindar personave të tjerë që kanë mbetur të plagosur.

Në emër të Republikës së Kosovës, u shpreh ngushëllimet tona më të thella familjeve të viktimave dhe shpreh solidaritetin tonë me popullin dhe institucionet e Zvicrës”, ka shkruar e para e vendit në X.

Bëhet e ditur, ja kur do të nis numërimi i fletëvotimeve nga votimi jashtë Kosovës

Të premten (2 janar 2026, ora 10:00) në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve do të fillojë numërimi i fletëvotimeve nga votimi jashtë Kosovës, respektivisht i fletëvotimeve nga votimi përmes postës që deri më tani janë tërhequr nga dy kutitë postare jashtë Kosovës.

Këto informacione i dha Valmir Elezi, zëdhënës në KQZ.

“Nga votimi me postë, siç e kemi treguar më herët, numri i shtetasve të regjistruar ka qenë rreth 58 mijë. Ende nuk është përmbyllur procesi i tërheqjes së fletëvotimeve nga kutitë postare, andaj në këtë fazë nuk e dijmë se sa prej këtyre votuesve të regjistruar kanë ushtruar të drejtën e votës. Tërheqjet e fundit të zarfeve me fletëvotime do të bëhen më 2 dhe 5 janar 2026”, tha Elezi për Express.

“Deri më tani, nga dy kutitë postare, Berlin dhe Bernë, janë tërhequr më shumë se 28 mijë e 500 pako me fletëvotime që i takojnë votimit përmes postës dhe të cilat janë vlerësuar dhe verifikuar nga shërbimi votues i KQZ-së”, shtoi Elezi.

Ai tha se “nga numri i përgjithshëm i pakove me fletëvotime të supozuara që deri më tani kemi pranuar, pra nga më shumë se 28 mijë, pas vlerësimit dhe verifikimit janë aprovuar 27,600, ndërkaq janë refuzuar më shumë se 950. Arsyeja më e shprehur te zaret e refuzuara është sepse në pakon me fletëvotim mungon dëftesa e regjistrimit të votuesit”.

“Ndërkaq, nga votimi jashtë Kosovës, respektivisht nga votimi në 29 përfaqësi diplomatike, nga 19,187 shtetasit e regjistruar, kanë votuar 16,165 prej tyre apo 84.24%”, përfundoi ai.

Vdekja e Nexhat Dacit, reagon Shefqet Krasniqi

Hoxha Shefqet Krasniqi ka shprehur dhimbjen për ndarjen nga jeta të akademikut dhe intelektualit Nexhat Daci, duke e cilësuar atë si një humbje të madhe për familjen dhe shoqërinë kosovare.

Krasniqi ka theksuar se kishte një miqësi të veçantë me të ndjerin, duke kujtuar takimet dhe bisedat e tyre rreth Islamit, si dhe respektin që Daci kishte për fenë islame dhe për ata që i shërbejnë asaj.

Ai ka veçuar faktin se Nexhat Daci ishte ndër intelektualët e rrallë që doli publikisht në mbrojtje të hoxhallarëve, përfshirë edhe atë vetë, gjatë arrestimeve të vitit 2014, duke shprehur bindjen në pafajësinë e tyre.

Në fund, Shefqet Krasniqi ka vlerësuar kontributin e Nexhat Dacit në ndërtimin e institucioneve të Republikës së Kosovës dhe i ka shprehur ngushëllime familjes Daci, duke u lutur për mëshirë dhe durim në këto momente të vështira.

Dhunë familjare në natën e Vitit të Ri, vëllai sulmon vëllain, e bën për spital

Një incident i dhunës në familje është regjistruar në orët e para të Vitit të Ri në Gjakovë, ku dy vëllezër, nën ndikimin e alkoolit, janë përfshirë në një konflikt fizik.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 01:00, në rrugën “Nikollë Kaqorri”, ku sipas informacioneve, D. Panxhaj dhe D. Panxhaj, të dyshuarit në raport familjar vëllezër, kanë pasur një mosmarrëveshje për çështje familjare gjatë festimit të Vitit të Ri.

Situata ka eskaluar në përleshje fizike, ku i dyshuari D.P. dyshohet se e ka sulmuar vëllain e tij, duke i shkaktuar lëndime në pjesën e syrit të majtë dhe në faqe. I dëmtuari ka pranuar tretman mjekësor për lëndime të lehta trupore.

Në lidhje me rastin është njoftuar Prokurori kujdestar, i cili ka urdhëruar që i dyshuari D.P. të ndalohet për 48 orë, ndërsa i dyshuari tjetër është liruar në procedurë të rregullt

Rasti është iniciuar si “Dhunë në familje” dhe mbetet nën hetime.

Pacolli ngushëllon për Dacin, zbulon bisedën me të…

Behgjet Pacolli ka reaguar për vdekjen e ish kryetarit të Kuvendit, Nexhat Daci, duke kujtuar takimin e parë me të:

“…Kur u njoha me të për herë të parë.

Takimi me të nuk ishte i zakonshëm. Fjalët e tij, porosia dhe qetësia me të cilën i shprehu, u ngulitën përgjithmonë në kujtesën time dhe u shndërruan në një obligim moral për mua.

“Zotni Pacolli, do të doja shumë që kjo ndërtesë të marrë një frymë të re — hapësira moderne, dinjitoze, që të përfaqësojnë të ardhmen e Kosovës. Nuk do të kisha dashur që kjo godinë të na rikujtojë vuajtjet dhe plagët e së kaluarës sonë. Nëse mundeni, ju lutem, ndihmoni.”

Kjo kërkesë, e thënë me dinjitet dhe vizion shtetëror, më preku thellë. Ishte arsyeja pse kontribuova me mbi 1.800.000 euro për rekonstruktimin e plotë të ndërtesës së Parlamentit: instalimet, fasadën, dekorimet e brendshme të hollit dhe sallave, të sallẽs kryesore, mobilimin e tyre, si dhe rregullimin e hyrje, hollit,  zyrave të drejtuesve  si the zyren e kryetarit  ku sot punojne kryetaret e Parlamentit dhe me krenari takohen me  delegacione te ndryshme!”

Ai ka thënë se që nga ajo ditë asgjë nuk është prekur në ndërtesën e kuvendit.

“Që nga ajo ditë, asgjë nuk është prekur. Sepse ajo punë u bë me respekt, me përkushtim dhe me dashuri për Kosovën. Për të kam pasur gjithmonë një respekt të veçantë. Sot e kujtoj me mirënjohje dhe nderim të thellë. U prehtë në paqe. Ngushëllimet e mia më të sinqerta familjes dhe miqve të tij.”

A do të bëhet kryetar i LDK-së, flet Rama

Kryetari i komunës së Prishtinës, Përparim Rama është befasuar nga rezultati i Lidhjes Demokratike të Kosovës gjatë zgjedhjeve të parakohshme të 28 dhjetorit, e cila mori 52 mijë vota më pak nëse krahasohen me dy palë zgjedhje parlamentare të mbajtura këtë vit.

Sipas rezultateve preliminare të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Lidhja Demokratike e Kosovës ka 13.57 përqind apo 119 mijë e 201 vota, një rënie e madhe në krahasim me zgjedhjet e 9 shkurtit ku ka pasur 18.27 përqind, apo pesë ulëse më pak në Kuvendin e Kosovës.

Në intervistën për KosovaPress, Rama thotë se LDK dhe partitë opozitare duhet të reflektojnë dhe të rishikojnë arsyen pse ka ndodhur kjo rënie e tyre, të kenë një program i cili u mundëson ringritjen sepse sipas tij duhet të ketë një opozitë të fortë.

Rama ka shtuar se LDK-ja ka njerëz të cilën mund ta kryejnë këtë detyrë nëse Abdixhiku vendos të largohet nga pozita.

“Nuk është e vërtetë, unë jam kryetar i kryeqytetit e kam një mandat katër vjeçar, ky është fokusi im, të transformoj kryeqytetin, kjo është vota e qytetarëve dhe unë do të jem këtu për kryeqytetin për të mirën e gjithë vendit. LDK-ja ka njerëz përbrenda partisë të cilët munden me kry këtë detyrë nëse po them, kryetari i tanishëm vendos që të lëshojë udhë dikujt tjetër… Nuk jam i interesuar, nuk kam interes… Dashnia ime është që t’iu ndihmoj të gjithë qytetarëve të kryeqytetit përtej ngjyrosjeve partiake dhe normal që do t’i ndihmoj kushdo që ka nevojë për ndihmë”, thotë ai.

“Kam raporte të mira me të gjithë sepse po them edhe Lidhja Demokratike më ka ndihmuar gjatë procesit të zgjedhjeve lokale. Unë po ashtu i kam ndihmuar edhe në shkurt edhe tash Lidhjes Demokratike, pra është një bashkëpunim i mirëfilltë, i shëndoshë ku edhe Lidhja Demokratike mendon përtej partisë, ka ftuar njerëz si unë që nuk jam anëtar i Lidhjes Demokratike dhe kemi punuar mirë për me çuar proceset e kryeqytetit përpara. Të njëjtën kohë po them edhe unë, përkundër faktit që nuk jam anëtar, i kam ndihmuar ose jam munduar me i ndihmu partisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës që të ecë përpara sepse kanë me të vërtetë një program të mirëfilltë në të gjitha sferat. Edhe po ashtu e kemi pasur një kontratë prej 1.5 miliardësh për kryeqytetin në rast se e kishim pasur në qeverisje Lidhjen Demokratike”, ka thënë Rama.

I pari i Prishtinës uron për qeverisjen e re që të jetë më bashkëpunuese e jo siç thotë ai, bllokuese e sabotuese.

“Ishte me të vërtetë befasuese, por përkundër faktit po them, çdo gjë ka shkuar në rregull edhe kjo tregon që kemi një ngritje ashtu shoqërore të vlerave demokratike në të gjithë Kosovën, që është një çështje super pozitive dhe uroj çfarëdo qeverisje që të ketë, që të jetë pro bashkëpunimit, jobllokuese, sabotuese. Nuk na duhet kjo mendësia bllokuese, sabotuese, duhet të bashkëpunojmë me njëri-tjetrin për të ngritur vlerat tona të përbashkëta për vendin tonë. Prandaj edhe partitë opozitare duhet të reflektojnë edhe me e ditë pse ka ndodhur ajo, e të kenë një program i cili ju mundëson ringritjen dhe ju mundëson një opozitë të mirëfilltë sepse duhet të ketë një opozitë të fortë. Pozita me një opozitë të fortë e çon vendin përpara më mirë e më shpejt”, ka thënë Rama.

Zgjedhjet e 28 dhjetorit sipas rezultateve preliminare të KQZ-së, i ka fituar Lëvizja Vetëvendosje me në krye Albin Kurtin me 49.34 përqind apo 433 mijë e 394 vota. /KP/

“U njohën në Snapchat”, dhunimi i 30-vjeçares në Fushë Kosovë dalin detaje të reja

Një rast jashtëzakonisht i rëndë dhunimi është raportuar më 31 dhjetor 2025 në Fushë Kosovë, ku një grua rreth 30 vjeçe ka përjetuar dhunë seksuale dhe keqtrajtim çnjerëzor nga dy persona të dyshuar.

Sipas informatave, viktima A.H. 30 vjeçare ishte njohur me njërin nga të dyshuarit përmes rrjetit social Snapchat, të cilin e njeh vetëm sipas inicialeve L.G. Takimi i parë mes tyre kishte ndodhur fizikisht në pompën e derivateve HIB Petrol, në rrugën e Pejës, në Fushë Kosovë.

Siç raporton Sinjali, pas këtij takimi, viktima kishte pranuar të shkojë me të dyshuarin në motelin “Paris” në Fushë Kosovë. Sipas deklarimit të saj, menjëherë pasi kishin hyrë në dhomë, i dyshuari kishte ftuar edhe një person tjetër të panjohur. Të dy dyshuarit, sipas viktimës, fillimisht i kishin ofruar alkool dhe më pas edhe substanca narkotike, duke e vënë në një gjendje të rëndë fizike dhe psikike.

Në këto rrethana, viktima deklaron se ishte dhunuar seksualisht nga të dy personat. Duke tentuar të shpëtojë, ajo kishte dalë nga dhoma dhe ishte drejtuar drejt garazhit të objektit, por aty ishte kapur sërish nga të dyshuarit, të cilët e kishin futur me forcë në pjesën e pasme të veturës, duke e detyruar të qëndrojë e shtrirë.

Sipas deklarimit, viktima ishte transportuar me veturë drejt një zone malore në afërsi të fshatit Llapushnik, komuna e Drenasit, ku të dyshuarit e kishin nxjerrë nga automjeti dhe e kishin braktisur në gjendje të rëndë shëndetësore, duke u larguar më pas në drejtim të panjohur.

Viktima është hasur më vonë nga njësia e autostradës në afërsi të rrugës së Pejës, pranë HIB Petrol, në gjendje të rënduar, ku ka marrë trajtim të menjëhershëm mjekësor. Pas stabilizimit, ajo ka dhënë deklaratën e saj para organeve kompetente.

Lidhur me rastin është njoftuar Prokurori Kujdestar, i cili ka urdhëruar inicimin e veprës penale “Dhunim”, ndërsa viktima është dërguar për ekzaminime të detajuara në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML). Hetimet janë në zhvillim intensiv për identifikimin dhe arrestimin e personave të dyshuar.

Rasti po trajtohet me prioritet të lartë, ndërsa institucionet janë duke ndërmarrë veprime për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarjeje të rëndë që ka tronditur opinionin publik.