div[data-widget-id="1924179"] { min-height: 300px; }
class="home blog paged custom-background wp-custom-logo paged-23 wp-theme-news-25 td-standard-pack group-blog hfeed">
“Mjaftë më!”, flet për herë të parë daja i Eljonës

Valon Zhubaj, daja i banores së Big Brother VIP Kosova, Elijona, ka vendosur të flasë hapur pas spekulimeve të shumta që kanë qarkulluar ditëve të fundit. Përmes një reagimi publik të titulluar “Kur durimi mbaron”, Zhubaj ka mohuar kategorikisht çdo zë që e lidh atë me manipulimin e lojës së Elijonës brenda shtëpisë, duke theksuar se roli i tij është vetëm ai i familjarit që mbron gjakun e tij. Ai sqaron se nuk është as analist e as komentues, por thjesht një dajë që nuk mund të qëndrojë indiferent kur emri dhe historia e familjes përdoren për qëllime të tjera.

Në reagimin e tij, Zhubaj prek edhe aspektin e formatit, duke pranuar se hyrja në shtëpi ishte zgjedhje e lirë e Elijonës, por shpreh shqetësimin për ngarkesën e madhe emocionale që po prodhon shfaqja. Ai bën thirrje për më shumë ndjeshmëri, duke nënvizuar se e kaluara e dhimbshme e mbesës së tij nuk duhet të interpretohet si “viktimizim” apo dobësi. Për familjen Zhubaj, kufiri mes lojës televizive dhe përjetimeve reale njerëzore është delikat dhe historia e tyre kërkon trajtim dinjitoz, larg etiketimeve që mund të rëndojnë më tej situatën.

Reagimi mbyllet me një mesazh të prerë për të gjithë ata individë apo media që tentojnë të përfitojnë nga kjo histori e ndjeshme. Valoni paralajmëron se nuk do të lejojë askënd të rishkruajë të kaluarën apo të luajë me dhimbjen e motrës së tij për hir të vëmendjes momentale. Ai deklaron se mbetet i vendosur për të qenë zëri i së vërtetës deri në fund, duke kërkuar mirëkuptim dhe respekt për atë që ai e quan një betejë për drejtësi dhe jo për famë. / Prive By Liberta Spahiu

Më shumë burg kërkohet për krerët e UÇK’së se për krejt zinxhirin gjenocidal të Serbisë

Për Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Rexhep Selimin dhe Jakup Krasniqin, Prokuroria Speciale në Hagë kërkoi 180 vjet burg, shumë më shumë sesa akterët kryesorë serbë gjatë luftërave në ish-Jugosllavi.

Në fjalët e saj përfundimtare, Prokuroria portretizoi UÇK-në si kriminale në qëllimin e krijimit dhe në krejt ekzistencën e saj.

Por, opinionisti Shkëlzen Daragaj tha se nëse ndaj ish-krerëve të UÇK-së kërkohet ky dënim gati dy shekullor, atëherë për çfarë standardesh të drejtësisë bëhet fjalë, kur kemi parasysh vendimet për ish-zyrtarët e lartë shtetërorë, ushtarakë dhe policorë serbë, të gjykuar për krime lufte në Tribunalin për ish-Jugosllavinë.

Të njëjtit kishin pushtet institucional, komandë shtetërore dhe përgjegjësi direkte për krime në Kosovë, përfshirë mijëra vrasje, dëbime masive dhe shkatërrim të pronës, raporton VOX.

Nikola Sainoviç, zëvendëskryeministër i Republikës Federale të Jugosllavisë dhe përfaqësues i posaçëm i Sllobodan Milosheviç-it për Kosovën, u dënua fillimisht me 22 vjet burgim, por më pas Apeli ia uli dënimin në 18 vjet.

Dragoljub Ojdaniç, Shef i Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë Jugosllave, u dënua me 15 vjet burgim.

Nebojsha Pavkoviç, Komandant i Ushtrisë së Tretë të Ushtrisë Jugosllave, e cila vepronte në Kosovë, u dënua me 22 vjet burgim.

Vladimir Lazareviç, Komandant i Korpusit të Prishtinës të Ushtrisë Jugosllave, u dënua me 15 vjet burgim, ndërsa Apeli ia uli dënimin në 14 vjet.

Sreten Lukiç, Shef i shtabit të Ministrisë së Punëve të Brendshme të Serbisë, u dënua fillimisht me 22 vjet burgim, Apeli ia uli dënimin në 20 vjet.

Vlastimir Xhorxheviç, ndihmës-ministër i Punëve të Brendshme të Serbisë dhe shef i Departamentit të Sigurisë Publike, u dënua me 27 vjet burgim, por Apeli ia uli dënimin në 18 vjet

Gjuajtje me armë zjarri në Prishtinë

Një gjuajtje me armë ka ndodhur sot në rrugën “Tahir Zajmi” në Prishtinë.

Rastin për Reporteri.net e ka konfirmuar Enis Pllana, zëdhënës i Policisë për Kryeqytetin.

Sipas tij, nuk ka të lënduar nga rasti.

“Rreth orës 14:00 kemi pranuar informatën për gjuajtje me armë zjarri në rrugën Tahir Zajmi në Prishtinë. Njësitet policore kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes. Lidhur me rastin nuk raportohet për persona të lënduar. Njësitet relevante po merren me sqarimin e rrethanave të rastit”, ka deklaruar Pllana./Reporteri.net

Psikologu i shkollës “Pavarësia”: 10 nxënës shkuan në sallë dhe sulmuan mësimdhënësin

Një incident shqetësues ka ndodhur sot në Shkollën “Pavarësia” në kryeqytet, ku një mësimdhënës është arrestuar pas një konflikti fizik me një nxënës dhe është ndaluar për 48 orë nga Prokuroria Themelore në Prishtinë nën dyshimin për ushtrim dhune gjatë detyrës zyrtare.

Hetimet për rastin janë duke u zhvilluar nga organet kompetente.

Ngjarja erdhi në fokus të opinionit publik pasi një video e përhapur në rrjete sociale shfaq mësimdhënësin duke goditur një nxënës brenda ambientit të shkollës, foto/video këto që shkaktuan reagime të shumta nga qytetarë dhe prindër.

Ndërkaq, psikologu i shkollës, Nazim Mahmuti, ka dhënë një version të ndryshëm të incidentit për mediat, duke theksuar se ngjarja nuk ishte ashtu siç duket në video.

Sipas tij, mësimdhënësi ka qenë objekt i një sulmi të organizuar nga një grup i nxënësve, ku rreth dhjetë nxënës hynë në sallën e arsimtarëve për të sulmuar fizikisht mësimdhënësin, ndërsa snimimi i qarkulluar paraqet vetëm momentin final të konfliktit.

Mahmuti tha për Zërin se kjo sallë nuk është e pajisur me kamera sigurie, dhe nxënësit kanë zgjedhur këtë hapësirë për t’u bashkuar kundër mësimdhënësit pasi ai ishte provokuar më parë me fyerje dhe sharje.

Sipas deklarimeve, nxënësi që shfaqet në video nuk është pjesë e klasës së mësimdhënësit dhe, sipas psikologut, kishte probleme disiplinore të mëparshme. Mahmuti gjithashtu theksoi se mësimdhënësi po përgatitej për aktivitete shkollore në ditët në vazhdim kur ndodhi incidenti.

Policia dhe Prokuroria po vazhdojnë hetimet për zbardhjen e rrethanave të plota të rastit, ndërsa pritet që pas përfundimit të procedurave ligjore të merren masa të mëtejshme institucionale.

Rrahja e nxënësit në Prishtinë, arrestohet arsimtari

Një incident i rëndë ka ndodhur sot në Shkollën “Pavarësia”, ku një mësimdhënës dyshohet se ka sulmuar fizikisht një nxënës.

Rasti ka marrë përmasa të mëdha publike pasi pamjet e incidentit janë shpërndarë gjerësisht sot në rrjetet sociale, duke shkaktuar reagime të shumta.

Burime të besueshme bëjnë të ditur se pas ndërhyrjes së Policisë dhe konsultimit me Prokurorin kujdestar, ndaj mësimdhënësit të dyshuar është caktuar masa e ndalimit prej 48 orësh, ndërsa rasti është iniciuar dhe po trajtohet në procedurë penale.

Nxënësi i përfshirë në incident është intervistuar në prani të përgjegjësve përkatës, ndërkohë që organet hetimore janë duke analizuar edhe pamjet video që janë bërë publike gjatë ditës së sotme.

Hetimet për këtë rast janë në vazhdim, ndërsa priten masa të mëtejme institucionale pas kompletimit të procedurave ligjore.

Pritjes i vjen fundi – ja kur do të certifikohen rezultatet e zgjedhjeve të 28 dhjetorit

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të mbajë sot mbledhjen e radhës, ku në rend dite është certifikimi i rezultateve përfundimtare të zgjedhjeve të parakohshme parlamentare të mbajtura më 28 dhjetor 2025.

Lajmin e ka konfirmuar për Insajderin zëdhënësi i KQZ-së, i cili bëri të ditur se mbledhja do të nisë në orën 18:00.

“Ju njoftoj se sot (e hënë, 9 shkurt 2026, ora 18:00) Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mban mbledhjen e radhës dhe në rend dite është certifikimi i rezultateve përfundimtare të zgjedhjeve të parakohshme për Kuvendin e Republikës së Kosovës, të cilat janë mbajtur më 28 dhjetor 2025”, deklaroi ai.

Ky certifikim i hap rrugë konstituimit të Legjislaturës së Re të Kuvendit të Kosovës dhe formimit të institucioneve të reja pas procesit zgjedhor të fundvitit të kaluar.

“45-vjet burgim për ish-krerët e UÇK-së”, vjen reagimi i parë nga Vetëvendosje

Ish-ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka reaguar ashpër pas kërkesës së Prokurorisë në Hagë për dënimin me 45 vjet burgim të secilit prej ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Haxhiu e ka cilësuar këtë kërkesë si një akt padrejtësie dhe fyerje të rëndë ndaj viktimave shqiptare të luftës.

Sipas saj, ky proces nuk ka të bëjë me drejtësinë, por është një orvatje prokuroriale për ndëshkim politik dhe selektiv ndaj një lufte të drejtë çlirimtare.

“Serbia ka kryer krime lufte të dokumentuara, vrasje, masakrime, përdhunime seksuale si armë lufte dhe dëbime masive. E megjithatë, Serbia nuk u përball kurrë me drejtësinë në mënyrë serioze. Kriminelët e saj u ricikluan në pushtet, u amnistuan e u privilegjuan”, ka shkruar Haxhiu.

Haxhiu tutje ka theksuar se në vend të gjykimit të agresorit, po tentohet kriminalizimi i rezistencës së popullit të Kosovës, duke e trajtuar UÇK-në si shkak të luftës e jo si përgjigje ndaj terrorit shtetëror serb.

“Të kërkosh aq vite burgim për drejtues e ushtarë të UÇK-së, është tendencë për të zhveshur Kosovën nga e drejta morale e çlirimit dhe tendencë për ta barazuar viktimën me xhelatin”, tha jo.

Emocionuese, Yllka Kuqi ndryshoi për Elijonën tekstin e këngës ku përmendet nëna

Mbrëmja e djeshme në shtëpinë e Big Brother VIP Kosova ishte e mbushur me emocione të forta gjatë dasmës simbolike të Klodit dhe Elijonës.

E ftuara speciale për të argëtuar banorët ishte këngëtarja e njohur Yllka Kuqi, e cila përveç atmosferës festive, dhuroi një moment që preku zemrat e të gjithë shikuesve dhe banorëve të pranishëm.

Ndryshimi i tekstit në shenjë respekti

Gjatë performancës së saj, Yllka Kuqi tregoi një kujdes të veçantë dhe ndjeshmëri të lartë ndaj historisë personale të nuses së mbrëmjes, Elijonës. Duke qenë në dijeni se nëna e Elijonës është ndarë nga jeta katër vite më parë, këngëtarja vendosi të bëjë një ndryshim momental në tekstin e këngës së saj. Në vargjet ku tradicionalisht thuhet “Nëna udha mbarë”, Yllka e zëvendësoi fjalën “nënë” me fjalën “shok”, për të shmangur lëndimin e Elijonës në një ditë kaq kuptimplotë brenda BB. /Prive By Liberta Spahiu