div[data-widget-id="1924179"] { min-height: 300px; }
class="home blog paged custom-background wp-custom-logo paged-27 wp-theme-news-25 td-standard-pack group-blog hfeed">
Bie përqindja e Vetëvendosjes nga votat e numëruara deri më tani në QNR

Kandidatët për deputetë nga Lëvizja Vetëvendosje po prijnë deri në këto momente, sipas rezultateve të fundit nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve.

Sipas KQZ-së, deri tani janë numëruar 17,32 për qind e votave, përkatësisht 443 kuti votimi.

Lëvizja Vetëvendosje ka marrë 46.60% të votave, e pasuar nga Partia Demokratike e Kosovës me 19.41%, derisa Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) ka marrë 11.95% të votave., transmeton Klankosova.tv.

Numërimi i votave për kandidatët për deputetë po vazhdon.

Agim Veliu kërkon zgjedhje të brendshme në të gjitha nivelet në LDK: Askush nuk është mbi partinë

Ish-ministri dhe ish-deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Agim Veliu ka bërë reagimin e parë pas debaklit që pësoi LDK’ja në zgjedhjet e djeshme, duke rënë në 13 përqind. Veliu u la jashtë listës së LDK’së për deputet.

Veliiu ka kërkuar publikisht llogaridhënie për humbjet dhe hapjen e menjëhershme të një procesi demokratik të brendshëm, me garë reale në të gjitha nivelet, shkruan Reporteri.net.

Tutje ai ka thënë se askush nuk është mbi partinë.

“Askush nuk është mbi partinë. Askush nuk ka mandat të përhershëm nga humbja. Nëse nuk ka reflektim dhe ndryshim, ky drejtim nuk mund të mbrohet më dhe nuk i shërben të ardhmes së Lidhjes Demokratike të Kosovës”, ka shkruar Veliu./Reporteri.net

Mbi 15% e votave të numëruara për deputetë, ndryshon renditja brenda partive

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka përditësuar rezultatet e kandidatëve për deputet, pas numërimit të 15 përqind të votave. Në disa parti, ka ndryshime në renditje.

Votat janë nga procesimi i 397 vendvotimeve nga 2 mijë e 557 sa janë gjithsej.

Nga rezultati i deritashëm, Albin Kurti ka 51 mijë e 220 vota. Pas tij është Glauk Konjufca me 39 mijë e 980 vota. Lista vazhdon me Hekuran Muratin, Albulena Haxhiun e Donika Gërvallën, shkruan Reporteri.net.

Tek PDK, Bedri Hamza është i pari me 22 mijë e 243 vota.

Ai pasohet nga Arian Tahiri me 10 mijë e 201 vota, që ndiqet nga Përparim Gruda, Uran Ismaili dhe Sala Jashari.

Në listën e LDK’së, më i votuari është Lumir Abdixhiku me 11 mijë e 469 vota.

Pas tij renditen Hykmete Bajrami me 7 mijë e 317 vota, pasuar nga Ukë Rugova, Avdullah Hoti dhe Doarsa Kica Xhelili.

Tek lista e LDK’së, më herët Kica-Xhelili kishte më shumë vota se Hoti.

Tek AAK, Ramush Haradinaj prin me 6 mijë e 902 vota.

I dyti renditet Daut Haradinaj me 4 mijë e 415 vota. Pas tij janë Besnik Tahiri, Time Kadriaj dhe Burim Ramadani.

Kadriaj është ngjitur në top pesëshen më të votuar, e Bekë Berisha ka rënë për dy vende.

Rezultatet për secilin kandidat mund t’i ndiqni në këtë link: https://resultsparliamentary2025.kqz-ks.org/mcc.

Në zgjedhjet e djeshme fitoi bindshëm Lëvizja Vetëvendosje, që iu afrua 50%. Pas VV’së u rendit PDK, LDK dhe AAK./Reporteri.net

Votat e para të LDK-së, kaq vota ka marrë deri tani Ukë Rugova

Ukë Rugova, djali i Presidentit Historik të Kosovës, Ibrahim Rugova sipas rezultatatve të para nga numërimi i votave të kaniddatëve për deputet po del të jetë në mesin e më të votuarve.

Nga 11 vendvotime ose 4.34 % të votave  sa janë numëruar deri më tani, Ukë Rugova radhitet i treti në LDK.

Ai ka marrë sipas këtyre rezultateve 1 mijë e 453 vota.

Me vota para tij janë kryetari i partisë Lumir Abdixhiku me 3 mijë e 645  vota dhe Hykmete Bajrami me 2 mijë e 282 vota.

LDK ka marrë vetëm 13,57% ose 118 mijë 772 vota në total.

Kjo parti ka shënuar rënie në krahasim me zgjedhjet e 9 shkurtit 2025.

Lidhja Demokratike e Kosovës në zgjedhjet e shkurtit mori 18.27 për qind.

Sipas rezultateve preliminare fitues në zgjedhjet e djeshme 928 dhjetor), doli Lëvizja Vetëvendosje me 49,30% ose 431 mijë e 458 vota. /Reporteri.net/

Përditësohen rezultatet, kandidatët më të votuar nga VV, PDK, LDK dhe AAK

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka procesuar rezultatet nga numërimi i mbi 10 përqind të votave të kandidatëve për deputetë.

Votat janë nga 272 vendvotime, teksa në total janë 2 mijë e 557.

Nga rezultatet e deritashme, tek lista e VV’së më i votuari është Albin Kurti me 37 mijë e 26 vota. Pas tij renditen Glauk Konjufca me 28 mijë e 972, Hekuran Murati me 15 mijë e 143 vota, Albulena Haxhiu me 14 mijë e 823 vota dhe Donika Gërvalla me 13 mijë e 16 vota, shkruan Reporteri.net.

Lista e më të votuarve të VV’së vazhdon me Xhelal Sveçlën dhe Hajrulla Çekun.

Nga PDK, më të votuarit janë Bedri Hamza me 16 mijë e 119 vota, Arian Tahiri me 7 mijë e 646 vota, Përparim Gruda me 7 mijë e 186 vota, Uran Ismaili me 5 mijë e 656 vota dhe Sala Jashari me 5 mijë e 83 vota.

Pas tyre, renditen Vlora Çitaku e Arben Mustafa.

Tek lista e LDK’së, prin Lumir Abdixhiku me 8 mijë e 85 vota.

Pas tij renditen Hykmete Bajrami me 5 mijë e 71 vota, Ukë Rugova me 4 mijë e 381, Doarsa Kica Xhelili me 3 mijë e 971 vota dhe Avdullah Hoti me 3 mijë e 870.

Lista vazhdon me Kujtim Shalën dhe Armend Zemajn.

Tek AAK, i pari renditet Ramush Haradinaj me 4 mijë e 214 vota.

Lista vazhdon me Daut Haradinajn me 2 mijë e 694 vota, Besnik Tahiri 2 mijë e 572, Bekë Berisha 1 mijë e 829 vota dhe Burim Ramadani 1 mijë e 692 vota.

Time Kadriaj dhe Agim Çeku janë kandidatët që pasojnë në listën e më të votuarve të kësaj partie.

Rezultatet për secilin kandidat mund t’i ndiqni në këtë link: https://resultsparliamentary2025.kqz-ks.org/mcc.

Në zgjedhjet e djeshme fitoi bindshëm Lëvizja Vetëvendosje, që iu afrua 50%. Pas VV’së u rendit PDK, LDK dhe AAK./Reporteri.net

Një ditë pas zgjedhjeve parlamentare, LVV dhe PDK bëhen bashk në këtë komunë

Me 21 vota për dhe një kundër, Isak Shabani, ish-kandidat për kryetar të Podujevës nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, është zgjedhur kryetar i Kuvendit Komunal të kësaj komune, e cila udhëhiqet nga Shpejtim Bulliqi i Lëvizjes Vetëvendosje.

Pasi e mori pozitën, Shabani theksoi para asamblistëve se do ta respektojë statutin dhe rregulloren e Kuvendit, si dhe të gjitha ligjet dhe aktet juridike.

“Ky besim është një nder i madh, por mbi të gjitha është një përgjegjësi për ta marrë këtë detyrë me përulësi dhe seriozitet të plotë”, tha Shabani.

Në zgjedhjet lokale të 12 tetorit, Shpejtim Bulliqi pati fituar pa balotazh në Podujevë. Pas numërimit të 100 për qind të vendvotimeve, Vetëvendosje në Llap fitoi 53.42% të votave.

Ekrem Hyseni i LDK-së ndërkaq fitoi 39.08. Isak Shabani i PDK-së ka marrë vetëm 6.15 për qind.

Lushtaku: LVV-ja ka blerë vota, aktivistët e saj kanë shpërndarë para me thasë

Kryetari i Skënderajt, Sami Lushtaku, tha se Lëvizja Vetëvendosje, e cila fitoi mbi 50% të votave në zgjedhjet parlamentare, ka “blerë vota”.

Ai tha në një lidhje direkte në Frontal në T7 se zgjedhjet s’ishin demokratike.

“Unë mendoj që Vetëvendosja i ka ble votat dhe me shantazhe, me blerje të votave, me gjithçka tjetër përpos… demokraci këtu era s’iu ka ardhë”.

Lushtaku tha se aktivistë të LVV-së “kanë shpërndarë para me thasë” në Skënderaj.

“Ka ble vota vëlla. Aktivistët e tij politikë edhe në Skënderaj kanë shpërndarë para me thasë. Kështu që, kjo është Vetëvendosja”, tha ai.

Lushtaku tha se megjithatë, rezultati “nuk ka qenë i pritshëm”.

“Nëse e shiqojmë punën, se çfarë ka bërë kjo qeveri për 6 vjet, këtu veç ndryshimtë Kosovës nuk ka. Ka përkeqësim të situatës, edhe ekonomike, por edhe në komunikimin mes qytetarëve”, tha ai.

Për herë të parë garon për deputete të LDK-së, kaq vota deri tani ka marrë Adelina Thaçi

Deri tani në KQZ janë procesuar vetëm 8.60% të votave të numëruara të kandidatëve për deputet.

Kandidatja për deputete nga radhët e LDK-së, Adelina Thaçi-Meta deri tani ka marrë një mijë e 175 vota.

Thaçi-Meta në zgjedhjet e 28 dhjetorit për herë të parë u paraqit si kandidate për deputete nga LDK-ja.

Pesëshja e parë e LDK-së:

1.LUMIR ABDIXHIKU 5,955 Vota
2. HYKMETE BAJRAMI 3,797 Vota
3. UKË RUGOVA 3,251 Vota
4. DOARSA KICA XHELILI 2,976 Vota
5. AVDULLAH HOTI 2,942 Vota

Murati jep lajmin: Dalin 100 eurot

Ministri në detyrë i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, ka njoftuar se është ekzekutuar pagesa e shtesës së njëhershme prej 100 euro për pensionistët dhe fëmijët, shkruan Reporteri.net.

Murati ka thënë se varësisht nga banka ku përfituesit kanë llogarinë, në orët në vijim do të pranojnë edhe mjetet e transferuara.

“Ashtu siç kishte njoftuar Kryeministri Kurti javën që shkoi, sot kemi bërë transferimin e shtesës së njëhershme prej 100 eurove për fëmijët 0-16 vjeç, si dhe për përfituesit e pensioneve bazike, kontributive, kategoritë e luftës, aftësive të kufizuara, dhe skemave tjera sipas kritereve të përcaktuara në vendim. Varësisht nga banka ku përfituesit kanë llogarinë, në orët në vijim do të pranojnë edhe mjetet e transferuara. Gëzuar Vitin e Ri!”, ka shkruar Murati./Reporteri.net

 

Rezultatet në KQZ, kaq vota i ka marrë Edona Llalloshi deri tani

Në KQZ deri tani janë procesuar 6.22% nga numërimi i votave të kandidatëve për deputet. 

Aktualisht, kandidatja për deputete e VV-së, Edona Llalloshi ka marrë një mijë e 916 vota.

Llalloshi madje gjatë fushatës këngën e njohur “Si zog shqipe”, e përshtati si dedikim për Kryetarin e partisë, Albin Kurtin.

1. ALBIN KURTI 20,392 Vota
2. GLAUK KONJUFCA 15,786 Vota
3. HEKURAN MURATI 8,327 Vota
4. ALBULENA HAXHIU 8,155 Vota
5. DONIKA GËRVALLA- SCHWARZ 7,295 Vota