div[data-widget-id="1924179"] { min-height: 300px; }
class="home blog paged custom-background wp-custom-logo paged-26 wp-theme-news-25 td-standard-pack group-blog hfeed">
Kurti prezanton aderimin e ri në VV

Albin Kurti ka prezantuar aderimin e ri në VV, shkruan Demos.

“Si aktiviste e njohur feministe dhe autore, Adelina sjell një përvojë mbi dhjetëvjeçare në mbrojtje të të drejtave të grave, të rinjve dhe komuniteteve të margjinalizuara, duke i bashkuar kauzat sociale me punën konkrete në terren dhe hulumtimin e politikave publike.”, shkroi Kurti

Shkrimi i tij:

Me kënaqësi njoftojmë bashkimin e Adelina Tërshanit me Lëvizjen VETËVENDOSJE!, e cila do të jetë edhe kandidate për deputete në legjislaturën e ardhshme. Si aktiviste e njohur feministe dhe autore, Adelina sjell një përvojë mbi dhjetëvjeçare në mbrojtje të të drejtave të grave, të rinjve dhe komuniteteve të margjinalizuara, duke i bashkuar kauzat sociale me punën konkrete në terren dhe hulumtimin e politikave publike.

​Me formim akademik në Gazetari dhe Menaxhim të Konflikteve, studime të kryera në Itali, ajo përfaqëson një zë intelektual dhe kritik që e pasuron programin tonë për drejtësi shoqërore. Përmes angazhimit të saj në institucione dhe artit si formë rezistence, Adelina do të vazhdojë betejën për barazi edhe brenda Kuvendit të Kosovës

 

Albena Reshitaj dhe Jeta Statovci në top 10-shte të listës së LDK për deputete

Lidhja Demokratike e Kosovës e ka gati listën e kandidatëve për deputet për zgjedhjet e 7 qershorit.

Kjo parti tashmë ka caktuar edhe numrat për secilin kandidat.

Në top 10-she pritet të jenë dy prurje te reja të cilat janë pjesë e ekipit të Vjosa Osmanit.

IndeksOnline mëson se Albena Reshitaj prite të këtë numrin 7, ndërsa Jeta Statovcit numrin 9.

Mësohet se dy figurat e rëndësishme të LDK-së, Avdullah Hoti dhe Hykmetet Bajrami kanë mbetur jashtë top 10-shës.

Dorëzimi i listave të kandidatëve për deputet nga partitë politike në KQZ do të përfundoje sonte në ora 24:00.

Pal Lekaj njofton se s’do të jetë kandidat për deputet

Pal Lekaj ka njoftuar se nuk do të garojë për deputet në listën e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës në zgjedhjet e 7 qershorit.

Ai tha se vendimi i tij hap rrugë për anëtarë të rinj në parti.

Lekaj shprehu mbështetje për kandidatin për kryeministër Ardian Gjini dhe për Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës, ndërsa theksoi se do të vazhdojë angazhimin për fitoren e partisë në zgjedhje.

Postimi i plotë:

Të nderuar/a struktura të Aleancës,

Të nderuar/a simpatizantë të Aleancës,

Të dashur votues e mbështetës të mi,

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës nuk është thjesht një grupim politik, por që nga themelimi i saj ka qenë dhe mbetet një familje politike që ka dhënë kontribut të jashtëzakonshëm në shtetformimin, zhvillimin dhe sigurinë e atdheut.

Në themel të kësaj rruge qëndron vizioni i Ramush Haradinajt, një burrështetas i cili që nga vitet ’90 artikuloi dhe ndërtoi ideologjinë e një Aleance për Liri dhe Pavarësi. Ai është ndër ideatorët dhe luftëtarët më të mëdhenj të historisë së lirisë dhe pavarësisë së Kosovës, duke i dhënë drejtim dhe forcë një projekti politik me rrënjë kombëtare dhe vizion shtetndërtues.
Unë besova në këtë ideologji që nga ditët e para dhe u rreshtova me zemër e mendje në familjen politike të Aleancës. Bashkë me Ramushin dhe shumë burra e gra të përkushtuar, në etapa të ndryshme të shtetit, përballuam sfida të mëdha dhe shpesh të paimagjinueshme për kohën.

Për më shumë se 26 vite, Ramush Haradinaj ndërtoi një familje të fuqishme politike, duke mbledhur rreth vetes njerëzit më të zotë dhe më të përkushtuar të vendit. Kosova pati fatin që në dy mandate ai, bashkë me familjen politike të Aleancës, të ishte në krye të Qeverisë. Gjatë atyre mandateve u realizuan projekte dhe vendime të rëndësishme, të cilat sot janë pjesë e historisë më të re të Kosovës.

Personalisht, kam pasur nderin të jem në krah të Ramushit gjatë gjithë rrugëtimit të tij politik. Të jesh pranë një udhëheqësi dhe burrështetasi si ai është fat dhe privilegj i veçantë.
Sot, pas 26 vitesh, unë kam vendosur që në zgjedhjet e 7 Qershorit të mos garoj në listën e Aleancës, duke hapur dyert për anëtarët e rinj, por duke dhënë mbështetjen time absolute dhe duke u angazhuar edhe më shumë se asnjëherë më parë që Aleanca, bashkë me kandidatin për Kryeministër z. Ardian Gjini, të dalë fuqishëm në këto zgjedhje, me listën dhe emrat më të mirë që mund të ketë një grupim politik.

Unë besoj se familja jonë politike, bashkë me kandidatin për Kryeministër z. Gjini, me përvojën e akumuluar ndër vite dhe me individët që kanë kaluar nëpër të gjitha etapat e shtetndërtimit, do të dalë faqebardhë në këto zgjedhje dhe do ta kthejë shpresën për qytetarët e vendit.

Kryetari ynë, Ramush Haradinaj, do të mbetet gjithmonë shtyllë dhe themel i familjes sonë politike, andaj ju ftoj të gjithëve që të punojmë për fitoren e datës 7 Qershor.

Gucati: OVL e UÇK-së kërkon kthimin e krahut të luftës në pushtet

Kryetari i OVL UÇK-së, Hysni Gucati, në emisionin “Kosova Today” ka deklaruar se kjo organizatë dëshiron kthimin e krahut të luftës në politikë.

Ai tha se OVL UÇK-ja kërkon të ketë bashkëpunim të ngushtë me secilën parti, megjithatë, ai shtoi se si organizatë dëshirojnë kthimin e krahut të luftës edhe në pushtet.

“Qëllimi ynë ka qenë gjithmonë që të jemi bashkë në një tryezë”, tha Gucati në Klan Kosova.

“Ne ende kemi nevojë për liderë të fortë. Mendoj që korriku nuk do të shkojë e ata do të kthehen”, tha ai për ish-krerët e UÇK-së që po gjykohen në Hagë.

Konflikti familjar degjeneron në dhunë, rrahje masive në pikë të mëngjesit

Një rrahje masive është regjistruar mëngjesin e sotëm në fshatin Zallq të Istogut, ku shtatë persona janë përfshirë në një përleshje fizike mes dy familjeve.

Lajmin e ka konfirmuar për Klankosova.tv zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi, i cili bëri të ditur se personat e përfshirë kanë pësuar lëndime të lehta trupore.

“Personat kanë lëndime të lehta trupore. Ata që të gjithë janë intervistuar nga prokurori dhe me vendim të tij janë liruar në procedurë të rregullt”, deklaroi Gashi për Klankosova.tv.

Sipas informacioneve që ka siguruar Klankosova.tv, motivi i përleshjes dyshohet të ketë qenë prishja e një miqësie mes dy familjeve, çka më pas ka eskaluar në konflikt fizik.

Policia po vazhdon trajtimin e rastit dhe mbetet të shihet nëse ndaj personave të përfshirë do të ngrihen kallëzime përkatëse pas përfundimit të procedurave hetimore.

Haxhi Avdyli kërcënohet me dajak në Facebook: E bën tag Kurtin, thotë se janë cytur nga zyrat e Vetëvendosjes

Haxhi Avdyli i cili do të kandidoj në listën e LDK-së, si pjesë e ekipit të Vjosa Osmanit, ka publikuar në Facebook një kërcënim me dajak. Ai në shkrimin e tij e ka bërë “tag” Albin Kurtin, duke ua përmendur dorëheqjen e Liburn Aliut, e tenderët njëburimor.

Avdyli është shprehur i bindur se këto kërcënime vijnë nga zyret e VV-së.

E plotë:

E mbajnë fotografinë e Albin Kurti në profil, e më kërcënojnë privat që do të ma thejnë kryet dajak.

Këto kercenime e sharje qe po marr çdo ditë, veq po më bëjnë krenar, që sa shumë ua paskemi shti ethet ne bark që po bijnë nga froni.

As që kam plan të frikohem nga këta qyqana me profila fake sepse frikën e kam vra në vitin 1999.

As që dua të viktimizohem por vetëm po dua të ju informoj.

Unë nuk jam themeluesi i VV si Liburn Aliu psh që iku te Edi Rama, unë jam Haxhi Avdyli, dikur deputet i LDK-së në dy mandate, kurrë në jetën time skam pas librezë të VV-së, u bashkuam një koalicioni të shkruar ne janar 2021 mes Vjosa Osmani e Albin Kurtit i cili kishte te ndaluar edhe të kandidonte.

Unë vetëm po vazhdoj aty ku isha kur hymë në koalicion.

Ju nuk e deshtët vazhdimin e koalicionit, duke nderprerë përkrahjen për një mandat të Vjosa Osmanit si Presidente.

Në rregull jemi. Nuk deshët Vjosen, e i ofruat mundesi propozimi edhe PDK-së.

E çka po pritni tash nga ne. Të dalim kundër bashkëpunetoreve tanë politik, veq per nje pozitë deputeti aty te ju.

Apo pritët që ne të bëhemi pjesë e skuadrave militante për kercenime, linqim, sharje, të miqëve tanë, vetëm për vazhdim të pushtetit tuaj.

Ju po kujtoni vërtetë, që aq të poshtër e të pafytyrë jemi ne.

E unë jam i bindur, që këta që po kërcënojnë janë disa njerz të shkretë të fshehur pas profileve false, e që nuk përfitojnë as nga tenderët njëburimor e as të punësuar në qeveri por janë cytur indirekt për veprime të tilla nga një qender vendimmarrëse brenda VV-së për përhapje te frikës, e propagandes.

Por vertetë jeni duke dal keq.

Dhe nuk po jep efekt.

Dilni distancohuni.

Detaje ekskluzive: Ky është 20-vjeçari kosovar i vrarë në Suedi, zbulohet historia e konfliktit mes dy familjeve

Vrasja e 20-vjeçarit shqiptar në Suedi ka tronditur familjen. I riu u privua nga jeta me thikë pas një përleshje në qendër të Kristianstad, fundjavën që shkoi.

Tre persona të dyshuar për përfshirje në këtë rast tragjik tashmë janë arrestuar dhe dyshimet e para lidhen me një konflikt mes familjeve të viktimës dhe njërit prej të dyshuarve – të dyja shqiptare, që daton nga viti 2011.

Klankosova.tv ka kontaktuar Policinë Suedeze në këtë rajon, për të marrë informacione të reja, por zyrtari për komunikim nuk e ka dhënë asnjë detaj meqë hetimi po vazhdon.

Megjithatë, Klani ka arritur ta konfirmojë se viktima që u vra të shtunën që lamë pas është Elion Veseli, me prejardhje nga Mitrovica.

Për vdekjen e tij akoma s’kanë njoftuar të afërmit dhe nuk dihet nëse do t’i jepet lamtumira e fundit në Kosovë.

Sipas informacioneve që dihen deri më tash, konflikti  mes dy familjeve ka nisur në vitin 2011 gjatë një turneu futbolli për fëmijë, kur një përplasje mes dy djemve 12-vjeçarë çoi në tensione dhe përleshje mes prindërve.

Që nga ajo kohë, raportimet thonë se mosmarrëveshjet mes familjeve kanë vazhduar ndër vite, me incidente të herëpashershme.

Viktima që humbi jetën të shtunën është vëllai i njërit prej djemve të përfshirë në konfliktin fillestar të vitit 2011, ndërsa një nga të arrestuarit dyshohet të jetë pjesëtar i familjes tjetër të përfshirë në atë ngjarje.

Informacionet e Klanit janë konfirmuar edhe nga raportimet në mediat suede.

Fillimisht, thuhet se në janar 2011, në turneun e futbollit, rreth 30 persona morën pjesë në përleshjen që po përflitet, ku më pas dy burra dhe dy gra u hetuan për dhunë fizike, por çështja nuk përfundoi në gjyq.

Bulletin raporton se “Hasmëritë mes familjeve shqiptare janë një fenomen i njohur, por nuk ka asgjë që tregon se bëhet fjalë për familje kriminale. Disa nga personat e përfshirë gjenden në databazën juridike Verifiera, por me dy përjashtime bëhet fjalë për vepra të vogla penale.”

Një nga këto përjashtime lidhet me faktin se babai i njërit prej djemve 12-vjeçarë ishte dënuar më vonë po atë vit me tre vite burg, pasi në gjendje të dehur kishte thyer një shishe në kokën e një burri tjetër, rast ky që u cilësua si tentim vrasje, transmeton Klankosova.tv

Më vonë, më 30 dhjetor 2014, tutje thuhet se dy djemtë u takuan sërish për ndeshje tjetër dhe dyshohet se pati sërish përplasje.

Madje, është publikuar edhe dëshmia e njërit prej djemve, që Bulletin njofton se ishte i përfshirë njëri prej prindërve të djemve, që më vonë u dënua.

“Ai kishte topin në sulm dhe e kaloi…[NN2]. [NN2] pastaj e kapi për bluze dhe i tha diçka në shqip që e përkthyer në suedisht do të thotë afërsisht ‘q*** nënën tënde’. Kur [NN1] u kthye, [NN2] e goditi. [NN1] reagoi duke e shtyrë [NN2]. Ai nuk bëri më asgjë ndaj [NN2], por gjyqtari ndërhyri dhe i ndau. Pikërisht kur gjithçka u qetësua, erdhi [babai i NN2] dhe e goditi me një grusht të fortë në hundë”, transmeton Klankosova.tv

Babai i njërit prej tyre raportohet se ishte vetë trajner futbolli, por u largua pas një tjetër përleshjeje gjatë një ndeshjeje në Skåne në vitin 2015.

Ndërsa në dhjetor 2023 ndodhi një aksident jashtë Kristianstadit, që çoi në një përleshje të madhe ku dy persona u dërguan në spital dhe tre persona u arrestuan nga policia.

“Policia dyshoi për një “përplasje të qëllimshme” dhe të dy familjet armiqësore u përmendën edhe atëherë.” /Klankosova.tv

Ish-deputet në tri mandate, bashkëpunëtor i Rugovës dhe Dacit – Osmani prezanton aderimin e radhës

Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani e cila në zgjedhjet e 7 qershorit do të garojë në një listë me LDK-në ka prezantuar aderimin e radhës. Bëhet fjalë për profesorin, Lulzim Zeneli,  ish-deputet për tri mandate dhe bashkëpunëtor i Presidentit Ibrahim Rugova dhe Akademik Nexhat Dacit.

Osmani ka shkruar se pas shumë vitesh angazhim në jetën akademike, shkencore dhe profesionale, Zeneli rikthehet me bindjen se Kosova ka nevojë për më shumë kulturë institucionale, më shumë stabilitet dhe më shumë përfshirje të dijes dhe ekspertizës në politikëbërje.

Postimi i plotë:

Një rikthim përtej politikës, një angazhim për shtetin

Sot, Prof. Dr. Lulzim Zeneli rikthehet në garën politike dhe na bashkohet për të dhënë kontributin e tij në fuqizimin e shtetit, rritjen e LDK-së dhe në vazhdimin e rrugëtimit euroatlantik të Kosovës.

Me përvojën e tij të gjatë politike, akademike dhe institucionale, si bashkëpunëtor i Presidentit Ibrahim Rugova dhe Akademik Nexhat Dacit, ish-deputet për tri mandate dhe një nga nënshkruesit e Deklaratës së Pavarësisë, ai rikthehet për të sjellë përvojë, maturi politike dhe vizion në një kohë të rëndësishme për vendin.

Pas shumë vitesh angazhim në jetën akademike, shkencore dhe profesionale, Prof. Dr. Zeneli rikthehet me bindjen se Kosova ka nevojë për më shumë kulturë institucionale, më shumë stabilitet dhe më shumë përfshirje të dijes dhe ekspertizës në politikëbërje.

Kosova ka nevojë për bashkim të vlerave, përvojës dhe njerëzve që kanë kontribuar në momentet më të rëndësishme të shtetndërtimit të saj.
Rikthimi i Prof. Dr. Lulzim Zenelit është një mesazh i qartë për forcimin e frymës institucionale dhe vazhdimin e rrugës euroatlantike të Kosovës.
Mirë se na u riktheve, Profesor Lulzim!

 

I shumëkërkuar për vrasje në Kosovë, arrestohet në Shqipëri

Arrestohet me qëllim ekstradimin në Kosovë Anton Allakaj, i cili rezulton i shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi Gjykata e Pejës e ka dënuar me 11 vjet e 6 muaj burgim, për veprën penale “Vrasja”.

Nga dënimi i kanë mbetur për të kryer 9 vjet e 8 muaj.

Në momentin e ndalimit, atij iu gjetën dokumente identifikimi të dyshuara të falsifikuara. Në dokumentet që ai përdorte kishte emrat Naser Muja dhe Ded Dedaj./Abcnews/