div[data-widget-id="1924179"] { min-height: 300px; }
class="home blog paged custom-background wp-custom-logo paged-25 wp-theme-news-25 td-standard-pack group-blog hfeed">
Mësohet nëse Hoxha Osman Musliu do të garojë për deputet me VV-në

Hoxha i njohur nga Drenasi, Osman Musliu, ka konfirmuar në një paraqitje telefonike në televizionin “Kanal 10” se do të jetë në listën e Lëvizjes Vetëvendosje si kandidat për deputet në zgjedhjet e muajit të ardhshëm.

Kur gazetari Arben Ahmeti i tha: “I bie që ju do të jeni në listën e Vetëvendosjes me numër 89”, Musliu i tha: “Kismet, me emër t’Zotit, edhe pres prej Arben Ahmetit me m’ndihmu.”

Musliu mbahet mend për fotografinë në konakun e tij bashkë me kryetarin e VV-së, Albin Kurti, duke ngrënë fasule të ziera

‘Duhet ta ndalim të keqen’ – Bekim Haxhiu shpall kandidaturën për deputet

Bekim Haxhiu ka bërë të ditur se do t’i hyjë sërish garës për deputet në zgjedhjet e 7 qershorit, duke synuar një mandat në Kuvendin e Kosovës nga radhët e Partia Demokratike e Kosovës.

Ai ka theksuar se vendimi për rikandidim ka ardhur si rezultat i mbështetjes nga qytetarët dhe nga kryetari i partisë, Bedri Hamza.

Sipas Haxhiut, zgjedhjet e ardhshme janë kyçe për drejtimin e vendit, shkruan Gazeta Imazhi.

“Janë zgjedhje vendimtare për zhvillimin, demokracinë dhe stabilitetin. Është e domosdoshme të ndalet stagnimi dhe gjendja që e ka përfshirë vendin,” ka deklaruar ai.

Haxhiu ka rikujtuar se në zgjedhjet e fundit i kanë munguar pak vota për të siguruar një ulëse në Kuvend, ndërsa këtë herë shpreh besimin se do të arrijë të përfaqësojë qytetarët.

Ai u ka bërë thirrje votuesve që të mbështesin Partia Demokratike e Kosovës dhe kandidaturën e tij, duke u zotuar për angazhim më të madh në institucionet e vendit.

Postimi i plotë:

Të nderuar qytetarë,
Të nderuar mbështetës të PDK-së,

Në zgjedhjet e 7 qershorit 2026, me kërkesën dhe mbështetjen tuaj, si dhe të kryetarit Bedri Hamza, vendosa të rikandidoj për deputet të Kuvendit të Republikës së Kosovës me të njëjtin numër, 109.

Arsyeja është e thjeshtë: këto zgjedhje janë vendimtare për të ardhmen e vendit tonë. Ato janë përcaktuese për zhvillimin, demokracinë dhe stabilitetin. Mbi të gjitha, duhet ta ndalim të keqen që e ka përfshirë vendin, stagnimin dhe anarkinë e krijuar nga pushteti aktual. Prandaj, është koha që secili prej nesh të angazhohet për ndryshimin që i duhet Kosovës.

Në zgjedhjet e fundit, për pak vota nuk arrita të jem përfaqësuesi juaj në Kuvend. Besoj se kësaj radhe do të angazhohemi së bashku për ta ngritur zërin kundër degraduesve të shtetit, dhe këtë mund ta bëjmë vetëm përmes një përfaqësimi dinjitoz në Kuvend.

Ju ftoj ta votoni PDK-në dhe të më mbështesni me votën tuaj.

Ndajeni këtë mesazh edhe me familjarët dhe miqtë tuaj.
Të bashkuar kundër të keqes, kundër atyre që për 6 vjet nuk realizuan asnjë projekt kapital, por buxhetin e shtetit e shpenzuan për qëllimet e tyre individuale, grupore e partiake.

Na presin shumë punë për shtetin që e kemi ëndërruar, jo për një shtet diktatorial.

Voto PDK ✅
Bedri Hamza – Kryeministër 1 ✅
Prof. Bekim Haxhiu – Kamishi 109 ✅

#PDK #Zgjedhjet2026
#BedriHamza
#BekimHaxhiu109
#Kosova

Lista e PDK-së për zgjedhjet e qershorit, këta janë 20 kandidatët e parë

Partia Demokratike ka formuar listën e saj garuese për zgjedhjet e 7 qershorit.

Afati për dorëzimin e tyre në KQZ përfundon sot, teksa Indeksonline ka mësuar emrat e top 20-shes së PDK-së.

Këta janë emrat:

  1. Bedri Hamza;
  2. Uran Ismaili;
  3. Vlora Çitaku;
  4. Përparim Gruda;
  5. Arian Tahiri;
  6. Besa Kabashi-Rama;
  7. Rrahman Rama;
  8. Arben Mustafa;
  9. Sala Jashari;
  10. Enver Hoxhaj;
  11. Jakup Nura;
  12. Ganimete Musliu;
  13. Blerta Deliu-Kodra;
  14. Xhavit Haliti;
  15. Rrustem Mustafa;
  16. Mërgim Lushtaku;
  17. Elmi Reçica;
  18. Ariana Musliu-Shoshi;
  19. Fadil Demaku;
  20. Altin Krasniqi

Ndërkohë, KQZ-ja ka bërë të ditur se të gjithë kandidatët që synojnë të garojnë për Kuvendin e Kosovës do t’i nënshtrohen procesit të verifikimit institucional, në përputhje me dispozitat ligjore në fuqi.

Publikohet 10’shja e parë e LDK-së për deputet, befasi në listë

Me përfundimin e sotëm të afatit të KQZ-së për listat e partive me kandidatët e tyre për zgjedhje, LDK-ja tashmë ka kompletuar të sajën.

Derisa bëri bujë lënia e Avdullah Hotit dhe Hykmete Bajramit jashtë 10-shes së parë, emrat e përfshirë në të janë po ashtu karakteristikë, raporton IndeksOnline.

Burime të IndeksOnline pohojnë se listës së 110 kandidatëve të LDK-së do t’i prijnë këta emra:

  1. Vjosa Osmani;
  2. Lumir Abdixhiku;
  3. Kujtim Shala;
  4. Doarsa Kica-Xhelili;
  5. Lutfi Haziri;
  6. Jehona Lushaku-Sadriu;
  7. Albena Reshiti;
  8. Ukë Rugova;
  9. Jeta Statovci;
  10. Anton Quni.

Kujtojmë se zgjedhjet e parakohshme do të mbahen më 7 qershor

Vjosa Osmani prezanton edhe një kandidate për deputete

Ish-presidentja, Vjosa Osmani ka prezantuar një tjetër kandidate për deputete.

Osmani ka bërë me dije se Albulena Bilalli i është bashkuar për zgjedhjet e 7 qershorit.

Osmani shkruan se “me një përvojë unike që bashkon dijen, artin dhe angazhimin ndërkombëtar, ajo vjen si një zë i ri dhe i fortë në jetën publike”.

Ajo ka deklaruar se Bilalli është doktoresha e parë e huaj në Fakultetin e Grafikës të Universitetit të Zagrebit.

 

Zbulohet numri i Arben Gashit në listën e LDK-së, surprizë për shumëkënd

Arben Gashi nga Lidhja Demokratike e Kosovës ka bërë të ditur se në këto zgjedhje të kandidojë për deputet, me numrin 28.

Ai përmes një postimi në Facbook, tha se renditja ka rëndësinë e saj, por sipas tij, në fund më e rëndësishmja është lidhja që krijohet me qytetarin.

“Sot u publikuan numrat e kandidatëve në listën e Lidhja Demokratike e Kosovës. Renditja ka rëndësinë e saj, por besoj se në fund më e rëndësishmja është lidhja që krijohet me qytetarin, besimi që ndërtohet dhe puna që bëhet me përkushtim”.

“Demokracia është e bukur sepse i jep secilit mundësinë të zgjedhë me bindje dhe me zemër për Kosovën që dëshiron të shohë nesër. Unë do të garoj me numrin 28.  Me shpresë, me energji pozitive dhe me vullnet për të vazhduar punën në shërbim të qytetarëve dhe të Kosovës sonë. Voto me bindje. Zgjedh me besim. Vendos me shpresë”, ka shkruar ai./Klankosova.tv

Lista e VV-së për deputet, ministri i Kurtit mbetet jashtë saj

Ish-deputeti i VV’së, Hysen Durmishi, ka njoftuar se nuk do të kandidojë për deputet në zgjedhjet e 7 qershorit, shkruan Reporteri.net.

Durmishi ka thënë se kjo është bërë me kërkesë të tij dhe pas konsultimit me kreun e VV’së, Albin Kurtin, njëherit kryeministrin në detyrë.

Durmishi ka qenë zëvendësministër në Qeverinë Kurti 2, e më pas edhe ushtrues detyre i Ministrit, pas dorëheqjes së Liburn Aliut

“E falënderoj Kryeministrin për mirëkuptimin dhe mbështetjen. Jam i bindur se Lëvizja VETËVENDOSJE!, do të dalë bindshëm fituese në këto zgjedhje, madje me rezultat edhe më të madh se ai i 28 dhjetorit të vitit të kaluar. Angazhimi im do të jetë maksimal për fitoren e madhe që na pret. Prandaj, i ftoj të gjithë ata që më kanë mbështetur mua, si dhe çdo qytetar pa dallim, për mobilizim dhe angazhim të përbashkët drejt fitores sonë”, ka shkruar Durmishi./Reporteri.net

Partia Demokratike e Kosovës përpilon listën – mësohet nëse Xhavit Haliti është pjesë e saj

Partia Demokratike e Kosovës është duke përpiluar listën e kandidatëve për deputet për zgjedhjet e 7 qershorit.

IndeksOnline mëson se pjesë e kësja liste të propozuar nga Dega e Pejës pritet të jenë Xhavit Haliti dhe Edonjete Berisha.

Mësohet se për dy emra të tjerë nga Peja pritet të vendoset në orët e mbrëmjes.

Kujtojmë që PDK ka paralajmëruar mbledhjen e Kryesisë në ora 20:00.

Lista për deputetë, kjo raportohet se është 10-tshja e parë e PDK-së

Partia Demokratike e Kosovës ka vendosur për renditjen e kandidatëve në listën e PDK-së.

Gazeta Nacionale ka mësuar për renditjen në top 10-shten e parë.

Sipas burimeve brenda kësaj partie, renditja do të jetë kjo:

Bedri Hamza
Urani Ismaili
Vlora Çitaku
Përparimi Gruda
Arian Tahiri
Sala Jashari
Rrahmani Rama
Arben Mustafa
Ganimte Musliu
Enver Hoxhaj
Kjo renditje duket se përfaqëson përkrahjen e votave që kandidatet kanë marrë në zgjedhjet e fundit.

Kryetari i PDK-së, Bedri Hamza, mbrëmë ka treguar se kriter për renditje në listë do të jetë numri i votave që kandidatët kanë marrë në zgjedhjet e 28 dhjetorit.

Lisat e kandidatëve të PDK-së për deputet do të votohet sonte në mbledhje të Kryesisë së PDK-së.

Kurti prezanton aderimin e ri në VV

Albin Kurti ka prezantuar aderimin e ri në VV, shkruan Demos.

“Si aktiviste e njohur feministe dhe autore, Adelina sjell një përvojë mbi dhjetëvjeçare në mbrojtje të të drejtave të grave, të rinjve dhe komuniteteve të margjinalizuara, duke i bashkuar kauzat sociale me punën konkrete në terren dhe hulumtimin e politikave publike.”, shkroi Kurti

Shkrimi i tij:

Me kënaqësi njoftojmë bashkimin e Adelina Tërshanit me Lëvizjen VETËVENDOSJE!, e cila do të jetë edhe kandidate për deputete në legjislaturën e ardhshme. Si aktiviste e njohur feministe dhe autore, Adelina sjell një përvojë mbi dhjetëvjeçare në mbrojtje të të drejtave të grave, të rinjve dhe komuniteteve të margjinalizuara, duke i bashkuar kauzat sociale me punën konkrete në terren dhe hulumtimin e politikave publike.

​Me formim akademik në Gazetari dhe Menaxhim të Konflikteve, studime të kryera në Itali, ajo përfaqëson një zë intelektual dhe kritik që e pasuron programin tonë për drejtësi shoqërore. Përmes angazhimit të saj në institucione dhe artit si formë rezistence, Adelina do të vazhdojë betejën për barazi edhe brenda Kuvendit të Kosovës