Vritet biznesmeni shqiptar
Edmond Mahalla është biznesmeni i vrarë me armë zjarri mbrëmjen e sotme në qytetin e Elbasanit.
Edmond Mahalla është biznesmeni i vrarë me armë zjarri mbrëmjen e sotme në qytetin e Elbasanit.
Ekspertja e energjisë, Janina Ymeri, ka paralajmëruar për mundësinë e rritjes së energjisë elektrike përgjatë vitit të ardhshëm.
Ymeri në profilin e saj në ‘Facebook’ ka publikuar vendimin për aprovimin e bilancit vjetor të rrymës nga ana e ZRRE’së. Përmes kësaj, ka paralajmëruar rrezik për shtrejtim të rrymës, shkruan Insajderi.
Ndër të tjera, ka thënë se EFT-ja e Vuk Hamoviqit duhet hetuar meqë kompania e njëjtë është e dënuar në Rumani.
Postimi i plotë:
Po çfarë është planifikuar për Energjinë Elektrike për vitin 2025?
Pas 13 muajve #pritje, ZRRE aprovon Bilancin (Planin) Vjetor për 2025, gatise në vitin 2026, dokument që paraqet saktësisht planin për energjinë elektrike (Fotografia 1)
Plan për një vit që shkoj, por që ende nuk është publikuar me ndryshime, i plotë, data 30.11. 2025 (Fotografia 2).
#Pra, tash që viti shkoj, pa plan, mbi çfarë baze të aprovuar po mendohet të rritet rryma prapë?
#Mbi çfarë plani u bë importi, shpenzimi, prodhimi e konsumi i energjisë elektrike pa u aprovuar fillimisht për atë vit.
Kaq për këtë strategji të punës VukVendosje!
Pavarësisht propagandës, jam përtej çdo dyshimi që në kapacitetet tona bartëse ka bazë për hetim, posaqërsisht për EFT e Vuk Hamovic, biznes i cili veçse është dënuar në Rumani po në Kosovë, nuk i pezullohet as licenca, as për 1 ditë.
Se ka hetime, këtë e ka konfirmuar edhe vet ZRRE pranë Komunitetit të Energjisë Vjenë, ndonëse nuk e aprovoj as planin 2025 për energji. /Insajderi.org/
Lëvizja Vetëvendosje ka zyrtarizuar koalicionin me tri parti të tjera, Partinë Guxo, Alternativën dhe Partinë Shqiptare Demokristiane, për të garuar bashkë në zgjedhjet e 28 dhjetorit.
Në përditësimin e orës 20:30, pak orë para mbylljes së afatit për partitë që të aplikojnë për certifikim të pjesëmarrjes apo t’i deklarojnë koalicionet, KQZ-ja ka bërë të ditur se ky koalicion do të ketë emrin “ Koalicioni “Lëvizja VETËVENDOSJE!”, raporton Periskopi.
Ai do të përbëhet nga Lëvizja Vetëvendosje, Partia Guxo, Alternativa dhe Partia Shqiptare Demokristiane (PSHDK).
Ish-shefi i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës, Adem Grabovci, siç duket po i rikthehet garës politike.
GazetaDemos merr vesh se ish-deputeti është i propozuari për kandidat për deputet nga dega e kësaj partie në Pejë.
Përveç Grabovcit, edhe Xhavit Haliti është kandidati tjetër i propozuar nga dega e PDK-së për zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare që do të mbahen më 28 dhjetor në Kosovë.
65 vjeçari është një nga bashkëthemeluesit e PDK-së, ndërsa në karrierën e tij politike, ka shërbyer edhe si Zëvendës Ministër i Transportit dhe Telekomunikacionit nga viti 2007, dhe ministër i Financave në qeverinë e përkohshme të Hashim Thaçit.
Ai është ish i burgosur politik dhe nismëtar i pajtimit të gjaqeve në vitin 1990 ku në shtëpinë e tij u nis karvani i pajtimeve, si dhe një nga themeluesit e UÇK-së dhe anëtar i Shtabit të Përgjithshëm.
Një grua, të ciën i fejuari i saj tentoi ta vriste dje në Fushë Kosovë, ndodhet në gjendje stabile tani, thanë në QKUK.
Viktima u dërgua për t’u operuar në QKUK, për shkak të gjendjes së rëndë.
Drejtori i Klinikës Emergjente, Naser Syla, tha se gjendja e saj tani është stabilizuar.
“Pacientja në Mjekim Intensiv Qendror ndodhet në gjendje stabile. Mbrëmë është trajtuar në Qendren Emergjente, ku ekipet kujdestare të Anestezionit dhe Kirurgjisë Abdominale kanë kryer intervenimin në sallat operative. Pas trajtimit fillestar, ai është dërguar në MIQ
Analistja politike Aida Dërguti ka deklaruar nuk është habi nëse në orët e fundit të ditës së sotme arrihet apo bëhet publik ndonjë koalicion i rëndësishëm i partive të mëdha politike, pasi sot është dita e fundit e regjistrimit në KQZ të marrëveshjeve të tilla për zgjedhjet e 28 dhjetorit.
Në emisionin “Info Magazine” në Klan Kosova, ajo ka thënë se është e rëndësishme që po mbahen zgjedhjet e jashtëzakonshme, pasi pohoi se vendi mund të dalë nga kriza disa mujore, pas zgjedhjeve nacionale të 9 shkurtit.
“Nuk befasohem nëse ndodhin koalicione në orët e fundit, këto orët e fundit janë të rëndësishme për arritjen e këtyre koalicione. Pra, nuk na befason edhe nëse shohim që në ato orët e fundit të kemi ndonjë koalicion të ri”.
“Sidoqoftë, është një moment i rëndësishëm që po shkohet në zgjedhje, pasi që nga shkurti i këtij viti jemi futur, menjëherë pas zgjedhjeve të 9 shkurtit, jemi futur në një qorrsokak prej të cilit mund të dilet vetëm duke shkuar disa hapa mbrapa, te momenti i zgjedhjeve për t’u ripozicionuar dhe për t’i hapur rrugë vendit”, ka thënë Dërguti. /Klankosova.tv
Ministri i Financave, Hekuran Murati, ka reaguar përmes një postimi në Facebook, duke akuzuar opozitën se ka refuzuar miratimin e disa vendimeve të rëndësishme financiare.
Sipas tij, opozita nuk votoi buxhetin prej 4 miliardë eurosh për vitin 2026, marrëveshjet ndërkombëtare në vlerë prej 1 miliard euro, si dhe buxhetet e tri komunave për vitin 2025, përfshirë edhe buxhetin e RTK-së.
Murati ka thënë se ky refuzim nuk lidhet me kundërshtime ndaj përmbajtjes, por me qëllimin për të bllokuar shtetin dhe për t’i shkaktuar probleme qeverisë.
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, në 113-vjetorin e pavarësisë së Shqipërisë nuk është parë në asnjë ceremoni zyrtare të organizuar nga Shqipëria, e as në aktivitetet përkujtimore të Lëvizjes Vetëvendosje në Prekaz dhe Boletin.
Në aktivitetet përkujtimore në Prekaz dhe Boletin, drejtimin e delegacioneve e morën ish-kryetari i Kuvendit, Dimal Basha, dhe zëvendëskryeministri në detyrë, Besnik Bislimi. Ndërsa në Vlorë, delegacioni i Lëvizjes Vetëvendosje u përfaqësua nga Donika Gërvalla.
Në vitin e kaluar, Kurti kishte marrë pjesë si në aktivitetet në Prekaz, ashtu edhe në ceremoninë zyrtare në Vlorë për shënimin e pavarësisë së Shqipërisë.
Për dallim nga vitet e mëparshme, këtë vit Kurti festën e Pavarësisë së Shqipërisë e uroi vetëm përmes një postimi në rrjetin social ‘Facebook’, duke shkruar se “në këtë datë, mbi Kështjellën e Krujës, u ngrit flamuri kuq e zi i Kastriotëve, që u kthy e u bë edhe flamur yni kombëtar. Kështu nisi rrugëtimi i nëntorëve tanë, që erdhën e u lidhën si hallka të një zinxhiri të pashkëputshëm, duke shënuar jo vetëm data kalendari, por edhe rrugën e lirisë sonë”.
Përveç kësaj, ai ka kujtuar edhe lindjen e kryekomandantit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Adem Jashari, më 28 nëntor 1955, si dhe daljen e parë publike të UÇK-së më 28 nëntor 1997.
“Gjithë këto përpjekje, luftëra dhe flijime të atdhetarëve shqiptarë ndër shekuj janë kurorëzuar sot me Shqipërinë e pavarur dhe me Kosovën e pavarur”.
Kurti, ashtu si asnjë zëdhënës i Qeverisë në detyrë, nuk kanë bërë të ditur arsyen e mungesës së tij në aktivitetet për nder të Pavarësisë së Shqipërisë dhe daljes së parë të UÇK-së, në të cilat çdo vit krerët e shtetit bëjnë homazhe në Prekaz.
Për shkak të vdekjes së artistit, Shpat Kasapi, Komuna e Tetovës ka vendosur që dita e nesërme (e hënë) të jetë ditë zie në gjithë territorin e saj.
Njoftimi ka ardhur nga Komuna e Tetovës ku theksohet se këngëtari Shpat Kasapi dha një kontribut të veçantë për zhvillimin e kulturës dhe muzikës.
Njoftimi i plotë:
“Nesër (e hënë), 01.12.2025, për shkak të vdekjes së këngëtarit Shpat Kasapi, Komuna e Tetovës do të shpall ditë zie në gjithë territorin e saj! Shpat Kasapi dha një kontribut të rëndësishëm për zhvillimin e kulturës dhe muzikës në Komunën e Tetovës, Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe në skenën muzikore shqiptare!Ngushëllime familjes, miqëve dhe gjithë artdashësve!”.
Kujtojmë se Shpat Kasapi u varros sot në varrezat e qytetit të Tetovës, pasi ndërroi jetë nga një sulm në zemër në moshën 40 vjeçare.
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, njoftoi më 30 nëntor se nga e marta rafineria e Industrisë së Naftës së Serbisë (NIS) në Pançevë nuk do të funksionojë më dhe se Serbia do të duhet të “gjejë mënyra të ndryshme për të menaxhuar” situatën, raporton Beta.
Vuçiq u tha qytetarëve se duhet të jenë të qetë, sepse shteti do të ketë “mjaft zgjidhje dhe mjaft para”.
Ai paralajmëroi se sot do të përpiqet të zhvillojë bisedime shtesë me amerikanët, por se nuk beson që ata do ta ndryshojnë vendimin. Vuçiq tha tashmë nuk pret që do të marrë licencë nga SHBA-ja dhe se rafineria duhet të mbyllet të martën.
Gjithashtu, ai tha se nesër ka një takim të rëndësishëm në të cilin duhet të adresohen këto probleme dhe se Serbinë e pret “një betejë e vështirë”.
Vuçiq tha për TV Informer se “nuk e kupton logjikën dhe taktikën” e SHBA-së lidhur me NIS-in, as pse kësaj kompanie nuk i zgjatet leja e punës, megjithëse shteti serb ka dhënë garanci se deri në afatin e vendosur nga SHBA-ja do të ndryshohet pronësia në atë kompani, e cila është nën sanksionet amerikane për shkak të pronësisë ruse.
Serbia më herët kishte kërkuar nga Shtetet e Bashkuara që të miratojnë licencën e punës për NIS-in, ndërkohë që po zhvillohen negociatat për ndryshimin e pronësisë në këtë ndërmarrje që është nën sanksionet e SHBA-së.
Ai theksoi se i kanë transmetuar SHBA-së se i respektojnë sanksionet e tyre dhe se kanë kuptuar se është e nevojshme të ndryshohet pronësia në NIS, si dhe se kjo do të ndodhë brenda 50 ditësh, dhe se shteti serb jep garanci që kjo do të ndodhë pas skadimit të atij afati.
Vuçiq u shpreh se nga SHBA-ja u ka thënë që sanksionet i kanë paralajmëruar që para tetë-nëntë muajsh.
Sanksionet amerikane ndaj NIS-it hynë në fuqi më 9 tetor dhe janë pjesë e një përpjekjeje të administratës amerikane për të penguar Rusinë që të përdorë të ardhurat nga energjia për luftën në Ukrainë. Këto sanksione ishin shtyrë më parë tetë herë.
Vuçiq përsëriti se Serbia nuk është pronarja kryesore e kompanisë dhe se ajo nuk mund të vendosë në emër të rusëve se çfarë do të bëjë me të.
Ai kujtoi se Serbia kishte vetëm të drejtën e përparësisë për blerje si aksionere minoritare e NIS-it dhe se e ka hequr dorë nga kjo e drejtë për t’u lënë rusëve mundësinë që ta bëjnë “sipas dëshirës së tyre”, sepse kjo është “e drejtë” kur dikush duhet të shesë nën presion, dhe sanksionet janë vendosur nga jashtë.
NIS është kryesisht në pronësinë e kompanive ruse, ndërsa Serbia ka 29.87 për qind të aksioneve, dhe pjesa tjetër është në duart e hisedarëve më të vegjël.
Vuçiq tha se është pothuajse i sigurt se presidenti amerikan, Donald Trump, nuk i di detajet, por se ato i dinë shumë zyrtarë të lartë në Departamentin e Shtetit dhe se kjo dukshëm është politika që ata mbështesin.
Udhëheqësi serb tha se kishte përpjekur dhe ishte i sigurt se amerikanët do të merrnin një vendim pozitiv pas Ditës së Falënderimeve, e cila ishte të enjten, por kjo nuk ndodhi, dhe tani nuk e pret më këtë.
“Tani duhet të përgatitemi dhe të bëjmë punën tonë, për të siguruar vendin. Këtu do të na tërheqin të gjithë dhe do të kërkojnë që të jemi në kampin e tyre, askush nuk do të na lejojë të jemi neutralë dhe të merremi me punët tona”, tha Vuçiq.
Ai shtoi se te rusët “nuk ka shumë nxitim – për ta më e rëndësishme është që pronësia e tyre të qëndrojë sa më gjatë të jetë e mundur” dhe shtoi se Serbia është në “një situatë shumë të vështirë”, por se do ta “zgjidhë problemin”.
Ai përmendi gjithashtu se Serbia ka një marrëveshje për gaz me Rusinë deri më 1 janar dhe se do të përpiqet të diskutojë edhe një herë për zgjatjen e saj me rusët, “dhe nëse kjo nuk bëhet, do të shkojmë te të tjerët”.
“Ne do të luftojmë dhe do të përpiqemi të ruajmë aty ku mund marrëdhënie miqësore, dhe aty ku mundet, marrëdhënie partneriteti”, theksoi ai.
Prej dekadash, Serbia varet nga gazi rus nga i cili siguron më shumë se 80 për qind të nevojave të saj energjetike, por shteti nuk ka një kontratë afatgjatë me Rusinë për furnizim me gaz.