div[data-widget-id="1924179"] { min-height: 300px; }
class="home blog paged custom-background wp-custom-logo paged-29 wp-theme-news-25 td-standard-pack group-blog hfeed">
Gjakova bastion i AAK-së, por votuan bindshëm Albin Kurtin, kjo është përqindja

Gjakova, e njohur tradicionalisht si një nga bastionet kryesore të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, ka dhënë një mesazh të qartë në zgjedhjet e parakohshme parlamentare të vitit 2025.

Sipas rezultateve preliminare të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, fituese bindëse në këtë komunë ka dalë Lëvizja Vetëvendosje.

Me mbi një të tretën e votave të numëruara, Vetëvendosje ka marrë 53.88% të votave në Gjakovë, duke lënë pas AAK-në me 22.97%.

Partitë e tjera parlamentare kanë mbetur dukshëm prapa, me LDK-në dhe PDK-në rreth 9–10 për qind secila./Insajderi

Haradinaj: AAK e gatshme të bashkëpunojë me LDK-në dhe PDK-në për formimin e qeverisë

Pas mbylljes së vendvotimeve dhe publikimit të Exit Poll-eve, Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj në konferencë për media tha se institucionet e vendit duhet të krijohen pa u vonuar shumë.

Ai theksoi se për të pasur Kosova qeveri, duhet të ketë marrëveshje mes LDK-së dhe PDK-së.

Haradinaj gjithashtu tha se partia që ai drejton është e gatshme të bashkëpunojë me këto dy parti.

“Ende jemi në një situatë afërsisht të njëjtët. Po flitet për mundësinë e ndonjë rritje në numër të deputetëve. Është situatë pak a shumë e ngjashme si herën para kësaj. Jemi dakord që të krijohen institucionet e vendit, mos të ketë vonesa. Për të pasur qeveri Kosova tani duhet të presim marrëveshje mes LDK-së dhe PDK-së, përshkak se e dijmë që bllokada është shkaktuar një vit nga Kurti dhe VV. Por s’kemi parë gatishmëri nga këto dy parti. AAK nuk ka qitë kushte për opozitën, por tani është momenti që të reflektojmë të gjithë, të mos e vonojmë vendim. Jemi të gatshëm të bashkëpunojmë me LDK dhe PDK”, tha Haradinaj në konferencë për media.

Vjen reagimi i parë nga LDK: Kokën lartë

Jehona Lushaku është zyrtarja e parë e LDK-së që ka reaguar pas publikimit të exitpolleve televizive. Kryetarja e gruas në parti ka bërë thirrje që votuesit e tyre të mbajnë kokën lartë.

“Për të gjithë votuesit e sotëm të LDK-së: kokën lartë! Ju dua” shkruan Lushaku në reagim.

EXIT POLL-i i RTV Dukagjinit: Kaq deputetë i fiton VV-ja

RTV Dukagjini ka prezantuar Exit Poll-in e realizuar nga kompania UBO Consulting për zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 28 dhjetorit.

Sipas këtij Exit Polli, Lëvizja Vetëvendosje del e para me 45.7%.

Në vend të dytë Partia Demokratike e Kosovës me 22%.

Lidhja Demokratike e Kosovës me në krye Lumir Abdixhikun, gjithmonë sipas këtij Exit Poll-i, del të jetë e treta me 15.6%.

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës me 5.3%.

Nisma nga ky Exit Poll të UBO-s ka arritur të marrë 1.7%.

Nga këto rezultate, Lëvizja Vetëvendosje pritet të marrë 52 ulëse në Kuvend, PDK 25, LDK 17, ndërsa AAK 6.

/Reporteri.net/

Kjo do të jetë ndarja e ulëseve në Kuvend sipas Exit Poll’it të Baton Haxhiut

Në T7 është prezantuar Exit Poll’i i gazetarit Baton Haxhiu për zgjedhjet e mbajtura sot, sipas të cilit VV renditet e para, pasuar nga PDK, LDK dhe AAK.

Sipas këtij exit poll’i, VV ka marrë  43.5përqind, PDK  23.6 përqind, LDK 15.9 përqind dhe AAK 7.2  përqind, shkruan Reporteri.net.

9.8% kanë marrë partitë tjera.

Sipas Haxhiut, ndarja e ulëseve në Kuvend do të jetë: VV 49 deputetë, PDK 26, LDK 17, AAK 8./Reporteri.net