div[data-widget-id="1924179"] { min-height: 300px; }
class="home blog paged custom-background wp-custom-logo paged-30 wp-theme-news-25 td-standard-pack group-blog hfeed">
Sot varrosen dy vëllezërit që vdiqën brenda ditës në Pejë

Sot varrosen dy vëllezërit e familjes Maloku në Pejë, të cilët vdiqën brenda një dite.

Rasti i rëndë ndodhi të dielën që e lamë pas, ndërsa të dy do të varrosen sot në varrezat e qytetit. Një ngjarje e rëndë ka ndodhur këtë të diel në Pejë.

Kështu ka bërë të ditur edhe Xhamia e Kuqe në Pejë.

“Allahu ju mëshiroftë. Allahu xh.sh ju lehtësoftë dhimbjen familjes e na bashkoftë atje ku s’ka me ndarje. Te Zotit jemi e tek Ai do te kthehemi… “, thuhet në njoftimin e xhamisë

Ndahet nga jeta drejtori i Bujqësisë në komunën e Deçanit

Ka ndërruar jetë drejtori i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural në Komunën e Deçanit, Rifat Stojkaj.

Lajmi për vdekjen e tij ka pikëlluar familjarët, miqtë, kolegët dhe qytetarët e komunës së Deçanit.

Rifat Stojkaj do të kujtohet si një zyrtar i përkushtuar dhe punëtor, i cili dha kontribut të vazhdueshëm në shërbim të qytetarëve dhe zhvillimit të sektorit të bujqësisë në komunë.

Për kohën e varrimit dhe ceremoninë mortore, familja pritet të njoftojë më vonë.

Pas Abelard Tahirit, edhe një figurë tjetër e rëndësishme tërhiqet nga kandidimi për deputet në zgjedhjet e 7 qershorit

Ish-deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Kujtim Gashi, ka bërë të ditur se nuk do të kandidojë për deputet në zgjedhjet e 7 qershorit.

Përmes një postimi në facebook, Gashi tha se vendimi vjen pas zhvillimeve dhe pakënaqësive që pasuan zgjedhjet e fundit në Prizren.

Gashi theksoi se politika për të nuk ka qenë thjesht pozitë apo ambicie personale, por përgjegjësi ndaj qytetarëve dhe mbështetësve të tij.

“Nuk po largohem. Nuk po dorëzohem. Thjesht po zgjedh që, në këtë periudhë, të kontribuoj ndryshe”, u shpreh ai.

Megjithëse nuk do të jetë kandidat, ai tha se do të vazhdojë angazhimin politik në mbështetje të kandidatëve dhe strukturave të PDK-së.

Gjatë ditës, edhe ish deputeti, Abelard Tahiri ka njoftuar se nuk do të kandidoj për deputet në zgjedhjet e 7 qershorit.

Mushkolaj i ashpër me Vjosa Osmanin: Pesë vjet në “krahët” e Albinit, tash të Lumirit

Analisti i njohur, Imer Mushkolaj ka kritikuar ashpër Vjosa Osmanin pas deklarimit të saj se “po kthehem në shtëpinë time”, pasi u zyrtarizua koalicioni me LDK-në.

Mushkolaj në postimin e tij tha se Osmani për pesë vjetë ishte në “krahët” e Kurtit, tash u rikthye tek Abdixhiku

“Pesë vjet në “krahët” e Albinit. Tash të Lumirit. Pa e brejtë hiç ndërgjegjja që e shkatërroi “shpinë e saj”. Për pushtet, jo për parime. Çfarë metamorfoze. Qr.”, u shpreh Mushkolaj.

Albin Kurti prezanton aderimin e ri në Vetëvendosje

Kryeministri në detyrë Kosovës, Albin Kurti, ka bërë të ditur se Krenare Çerkini i është bashkuar Lëvizjes Vetëvendosje dhe do të jetë pjesë e listës për deputete në zgjedhjet e ardhshme, raporton GazetaBlic.

Kurti tha se Çerkini vjen nga Ferizaj dhe përfaqëson një profil të ri lidershipi, me përgatitje të lartë akademike dhe përvojë në fushën e arsimit dhe punës me të rinjtë.

Ajo aktualisht po vijon studimet e doktoratës në Bruksel dhe ka përvojë si pedagoge universitare.

 

Osmani për Kurtin: I refuzoi 51 %, do zgjedhje çdo tre muaj – i pangopur

Vjosa Osmani në fjalën e saj në “Tubimin e Bashkimit”, u shpreh e ashpër me kryeministrin në detyrë Albin Kurti që po “kërcënon me zgjedhje çdo tre muaj, dhe që i refuzoi 51% nga populli”.

Në fjalimin e saj, Osmani tha se “njëra është rruga e izolimit e krizës së përhershme, në njërën anë është rruga e atyre që kërcënojnë ta dërgojnë vendin në zgjedhje çdo tre muaj sepse nuk ngopen kurrë”, tha Osmani para masës duke nxitur brohoritje të shumta.

“Rruga e atyre që e shndërrojnë në mision eliminimin e cdo njërit që interesin shtetëror e vendosin para atij partiak”, vijoi ajo.

Duke shtuar se vendi shkoi “në zgjedhje të panevojshme e ja refuzuan popullit 51 përqind vetëm për të eleminuar një presidente që ulet me presidentin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës”, tha Osmani në Tubimin e Bashkimit.

“Rruga tjetër është rruga e amanetit të Rugovës, rruga e shtetit serioz …”, vijoi Osmani.

Abelard Tahiri njofton se nuk do të jetë në listën e PDK-së për deputet

Abelard Tahiri ka njoftuar se në zgjedhjet e 7 qershorit nuk do të jetë në listën e kandidatëve për deputet.

Tahiri thotë se do të jetë pranë PDK-së dhe Bedri Hamza, duke i mbështetur për të arritur fitoren e merituar, siç thotë ai një fitore që do ta çojë Kosovën përpara në rrugën e saj euroatlantike dhe do të forcojë bashkëpunimin me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimin Evropian.

Postimi nga Tahiri:

Dëshiroj t’ju njoftoj se në zgjedhjet e 7 qershorit nuk do të jem në listën e kandidatëve për deputet të Republikës së Kosovës.

Do të jem pranë Kryeministrit Bedri Hamza, duke mbështetur Partinë Demokratike të Kosovës për të arritur fitoren e merituar, një fitore që do ta çojë Kosovën përpara në rrugën e saj euroatlantike dhe do të forcojë bashkëpunimin me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimin Evropian.

Shpreh mirënjohjen time të sinqertë ndaj çdo votuesi dhe përkrahësi të Partisë Demokratike të Kosovës për besimin dhe mbështetjen e tyre të vazhdueshme. Përkushtimi im ndaj vlerave demokratike dhe përmirësimit të shoqërisë vazhdon, edhe pa qenë pjesë e listës zgjedhore.

Faleminderit nga zemra për çdo mbështetje dhe besim!

 

 

 

Dy vëllezër ndërrojnë jetë brenda një ditë në moshë të hershme në Pejë

Bashkim e Gazmend Maloku, dy vëllezër nga Peja kanë ndërruar jetë në moshe të re. 

Njëri nga ta ka vdekur pas një sëmundje të rëndë, e tjetri në një aksident me motoçikletë ditë më parë.

Të dytë kanë ndërruar jetë brenda një ditë. Për vdekjen e tyre kanë reaguar familjarë të shumtë e miq të të ndjerve.

Vdekja e tyre hershme ka tronditur familjarët dhe qytetarët e Pejës.

Dy vetëm sot, Vjosa Osmani prezanton një tjetër prurje të re
Ish-presidentja Vjosa Osmani ka bërë të ditur se pjesë e ekipit të saj për zgjedhjet e 7 qershorit do të jetë Besim Kodra nga Shoqata e të Drejtave të Pacientëve në Kosovë.

Osmani këtë e njoftoi me anë të një shkrimi në ‘Facebook’, e cila la të nënkuptohet se Kodra do të kandidojë për deputet në listen e Osmanit, e cila është përbashkuar me Lidhjen Demokratike të Kosovës (LDK), shkruan Insajderi.

“Përmes Shoqatës së të Drejtave të Pacientëve në Kosovë (PRAK), Besimi ka dëshmuar se humanizmi është përkushtim i përditshëm ndaj njerëzve. Këtë mision Besimi do ta vazhdojë në një tjetër betejë: për ta përfaqësuar kauzën e pacientëve në Kuvend”, deklaroi ndër të tjera Osmani.

Osmani sot njoftoi edhe se pjesë e ekipit të saj do të jetë edhe Visar Xani.

Osmani me anë të një shkrimi në ‘Facebook’ prezantoi punën e Xanit ndër vite, të cilit ia vlerësoi angazhimin në shërbimin publik ndaj qytetarëve.

“Visari i përket atij brezi që e njohu Kosovën në lëvizje, në debat, në përpjekjen e saj të vazhdueshme për t’u bërë shtet më i fortë e më i drejtë. Fillimisht si gazetar e analist politik, me syrin kritik ndaj zhvillimeve shoqërore e politike, e më pas brenda vetë institucioneve, aty ku fjala duhet të shndërrohet në përgjegjësi dhe puna në rezultat”, deklaroi ndër të tjera Osmani.