div[data-widget-id="1924179"] { min-height: 300px; }
class="home blog paged custom-background wp-custom-logo paged-3 wp-theme-news-25 td-standard-pack group-blog hfeed">
Trump jep kërcënimin e madh: Një qytetërim i tërë do të vdesë sonte

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, njoftoi në rrjetin e tij social Truth Social dhe i dërgoi një kërcënim Iranit.

“Një qytetërim i tërë do të vdesë sonte dhe nuk do të kthehet më kurrë. Nuk dua që të ndodhë, por ndoshta do të ndodhë. Megjithatë, tani që kemi një ndryshim të plotë dhe total të regjimit, në të cilin do të mbizotërojnë mendje të ndryshme, më të zgjuara dhe më pak të radikalizuara, ndoshta mund të ndodhë diçka e mirë revolucionare – kush e di? Do ta zbulojmë sonte, në një nga momentet më të rëndësishme në historinë e gjatë dhe komplekse të botës.”

“47 vjet zhvatje, korrupsion dhe vdekje më në fund do të marrin fund. Zoti i bekoftë njerëzit e mëdhenj të Iranit!” njoftoi Trump./Indeksonline/

Skandal në dasmën e BBVA? Miri dhe Arbër Hajdari “zhduken” nga kamerat, fansat akuzojnë produksionin

Prania e opinionistëve Arbër Hajdari dhe Monika Kryemadhi i dha një tjetër atmosferë dasmës në Big Brother, por ishte një detaj i veçantë ai që tërhoqi më së shumti vëmendjen e publikut.

Nga pamjet dhe postimet që po qarkullojnë gjerësisht, ndjekësit kanë vënë re një moment të pazakontë mes Mirit dhe Arbër Hajdarit.

Edhe pse dyshja ka pasur përplasje të vazhdueshme dhe debate të forta që prej fillimit të këtij sezoni, duke qenë shpesh në anë të kundërta, duket se mbrëmjen e kaluar situata ka marrë një kthesë të papritur.

Sipas materialeve të shpërndara nga fansat e emisionit, janë ngritur dyshime për mungesë transparence nga ana e produksionit.

Pretendohet se Miri dhe Arbri janë pozicionuar në një pjesë të shtëpisë që nuk mbulohej plotësisht nga kamerat, një situatë që është komentuar si ‘transparencë zero’.

Më tej u tha se Arbri e mori Mirin dhe janë larguar së bashku drejt një ambienti tjetër, pa qenë e qartë se ku shkuan apo çfarë u diskutua mes tyre.

Mbetet për t’u parë nëse këto dyshime do të sqarohen gjatë spektaklit të së martës në BBVA.

“Shet kollomoqa”, Haradinaj i përgjigjet ashpër Bajgorës: Askush mbi ligjin!

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka reaguar lidhur me rastin e qytetarit Korab Bajgora, i cili përmes një videoje të publikuar në rrjetin social Facebook ka ofenduar dhe kërcënuar rëndë atë dhe familjen e tij.

Gjatë një interviste në Dukagjin, moderatori Ermal Panduri bëri të ditur se i dyshuari merret me shitjen e kollomoqit.

Duke komentuar rastin, Haradinaj u shpreh se kushdo që shkel ligjin do të përballet me pasojat.

“Kushdo, të gjithë do ta marrin ndëshkimin që u takon, qoftë nga ligji apo nga Zoti. Askush nuk është mbi këtë dhe”, deklaroi ai, transmeton Indeksonline.

Ndërkohë, Prokuroria Themelore në Pejë ka bërë kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj Korab Bajgorës, nën dyshimin për veprën penale të kërcënimit ndaj ish-kryeministrit, njëherësh liderit të AAK-së, Ramush Haradinaj, dhe familjes së tij.

Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i Prokurorisë Themelore në Pejë, Shkodran Nikçi.

“Prokuroria Themelore në Pejë, Departamenti i Përgjithshëm, ka bërë kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit për të dyshuarin K.B.”, deklaroi Nikçi.

Sipas informacioneve të fundit, Korab Bajgora aktualisht ndodhet i hospitalizuar dhe po trajtohet në Klinikën e Psikiatrisë. /Indeksonline/

 

Rritet çmimi i naftës në Kosovë, bie i benzinës

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit (MINTI) njofton se bazuar ne vendimin e datës 05.04.2026 për caktimin e çmimit maksimal, për datën 06.04.2026, çmimet maksimale të lejuara për derivatet e naftës kanë ndryshuar nga dita e djeshme.

Derisa sa ditën e djeshme ishte 1.86 euro për litër sot nafta kushton 1.88 € për litër.

Po ashtu nga MINT, kanë bërë të ditur se çmimi maksimal i lejuar i produktit benzinë është 1.46 € për litër.

Kurti e do një “shmoklan President”, ndonjë Glauk apo Albulenë

Gazetari Valon Syla, ka thënë në “Pressing” të T7, se Albin Kurti po e dëshiron për President, siç u shpreh ai “një shmoklan”, duke përmendur emrin e Glauk Konjufcës dhe Albulena Haxhiut.

Syla tha se, Albin Kurti e ka bërë postin e Presidentit si bastore, e në fakt ai thotë se Presidenti do duhej t’i mbronte edhe ata që nuk janë me Albin Kurtin.

“Albin Kurti e do një smoklan President, një Glauk që kurdo e qet kandidat, apo një Albulenë që e kandidon 48 herë dhe e rrëzojnë”.

“E ka bë Presidentin si bastore, Presidenti është fuqi një gjysmë pushteti, Presidenti më mbron edhe mua që nuk jam me Albin Kurtin”, ka thnëë Syla.

Lideri i Iranit thyen heshtjen, lëshon një deklaratë të rrallë publike

Ayatollah Mojtaba Khamenei ka shprehur ngushëllimet e tij për vrasjen e shefit të inteligjencës së Gardës Revolucionare Islamike.

Khamenei tha se Gjeneral Major Majid Khademi iu bashkua një “vije të palëkundur luftëtarësh dhe luftëtarësh” për të sakrifikuar jetën e tyre.

Ndryshek, Khamenei i ri nuk është parë ose dëgjuar për të në publik që kur ai pasoi të atin si udhëheqës suprem.

Deklarata e ti vjen pasi ushtria izraelite mori përgjegjësinë për vrasjen e shefit të inteligjencës së IRGC-së, Seyyed Majid Khademi.

Forcat Mbrojtëse të Izraelit thanë se ai u “eliminua” në një sulm në Teheran të dielën.

“Khademi ishte një nga komandantët më të lartë të IRGC-së dhe kishte grumbulluar përvojë të gjerë ushtarake dhe të sigurisë gjatë shumë viteve”, thanë Forcat.

Sulmet izraelite kanë vrarë dhjetëra udhëheqës të lartë iranianë, përfshirë babanë e Khameneit.

Takimi me Kurtin, Abdixhiku shtron kërkesën: Presidenti dhe tri ministri

Analisti Albatros Rexhaj, ka thënë se kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku ka pasur një takim të mirë me kreun e Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kuritn.

Rexhaj tha në “Pressing” të T7, se Abdixhiku ka kërkuar Presidentin dhe tri ministri.

Por, sipas Rexhajt PDK është subjekti më serioz për t’u arritur marrëveshje për Presidentin, e jo LDK.

“PDK është subjekti për serioz për me arritë marrëveshje, LDK nuk është pa marrë parasysh çka mendon Abdixhiku, i cili sot e ka pasur një takim të mirë dhe ka kërkuar Presidentin dhe tri ministri me atë idenë e ndarjes së pushtetit”, ka thënë ai.
Ulja e akcizës dhe çmimet tavan: Do të befasoheni nga çmimet e reja të naftës në Kroaci

Çmimet e karburantit dizel në Kroaci, vend i Bashkimit Evropian, rreth 20 cent më të lira sesa në Kosovë. 

Qeveria e Kroacisë ka publikuar çmimet fikse të derivateve për dy javët e ardhshme me zbatimin e masave që synojnë uljen e çmimeve të karburanteve.

Në një mbledhje elektronike të hënën, qeveria kroate miratoi rregulloren që vazhdon zbatimin e masës për uljen e akcizës për naftës, benzinës dhe produkteve energjetike, për një periudhë të mëtejshme dy javore nga 7 prilli deri më 20 prill.

Gjithashtu, u miratua rregullorja për përcaktimin e çmimeve tavan me marzhë të fitimit prej 0.10 cent për litër të karburantit dizel.

Rregullorja hyn në fuqi ditën e parë të publikimit të saj dhe ky regjim do të zbatohet për periudhën 14-ditore në vijim, shkruan sot mediumi kroat Jutarnji List.

Çmimet e reja do të jenë:

1.66 EUR/l për benzinë ​​(rritje prej 0.04 EUR/l)

1.85 EUR/l për karburantin dizel (rritje 0.12 EUR/l)

1.36 EUR/l për naftë blu (rritje prej 0.17 EUR/l)

Kjo është gruaja nga Kosova që dyshohet se u vrau nga ish-burri në Austri

Një krim i rëndë ndodhi të dielën e Pashkëve pasdite në Austrinë e Poshtme. Një grua 39-vjeçare u gjet e vdekur në kopshtin e shtëpisë së saj me plagë nga thika dhe arma e zjarrit.

I dyshuari kryesor është ish-burri i saj, 47-vjeçar i cili ndodhet në paraburgim.

Sipas mediave austriake, gruaja është nga Kosova, dhe emri i saj është Zoja Oroshi nga Gjakova me banim në Baden të Austrisë.

Ata raportohet se kishin katër fëmijë së bashku, dhe se të njëjtit kishin pasur konflikte familjare.

Mediat atje shkruajën se krimi mund të ketë ndodhur si shkak i një mosmarrëveshjeje, megjithatë ende nuk dihet motivi i kësaj ngjarjeje të rëndë.

 

Çështja e Presidentit, Abdixhiku deklarohet pas takimit me Kurtin

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, është deklaruar para mediave, pas takimit me kryeministrin Albin Kurti, për çështjen e presidentit.

Abdixhiku tha se nga këto diskutime, nuk pati lëvizje të reja dhe si rezultat s’ka marrëveshje akoma.

Megjithatë, sipas tij, takimet do të vazhdojnë që të gjendet një zgjidhje, sepse në të kundërtën, vendi shkon në zgjedhje.

“Nuk kemi ndonjë të re. Zhvillova takimin e radhës me kryetarin e LVV dhe kryeministrin Albin Kurti. Diskutuam për afatin kohor, kemi më pak se 3 javë për të arritur një konsensus dhe për të arritur një marrëveshje eventuale, në të kundërtën vendi shkon në zgjedhje. Po provojmë që përmes takimeve të gjejmë një zgjidhje të përbashkët. Nuk kemi ndonjë lëvizje të re nga ky takim i sotëm”, tha Abdixhiku.