Arresťohet 15-vjeçarja që ďhunoi shoqen

Pas reagimeve të shumta në rrjetet sociale dhe interesimit të lartë të opinionit publik lidhur me videon e publikuar për një ngjarje të ndodhur më 8 qershor, Drejtoria Vendore e Policisë Fier ka dhënë sqarime mbi veprimet e ndërmarra nga autoritetet për rastin e dhunimit të një 17-vjeçareje.

Sipas Policisë, më 8 qershor, e mitura është paraqitur në Komisariatin e Policisë Fier së bashku me nënën e saj, ku ka denoncuar se ishte dhunuar dhe filmuar në banesën e një 19-vjeçareje, L. L., nga kjo e fundit dhe dy vajza të tjera 15-vjeçare.

Pas kallëzimit, sipas njoftimit, strukturat e Policisë Fier kanë nisur menjëherë veprimet procedurale dhe hetimore në bashkëpunim me Prokurorinë, duke mbledhur të dhëna dhe duke marrë në pyetje personat e përfshirë në ngjarje.

Gjatë hetimeve janë shoqëruar në Komisariat 19-vjeçarja L. L. dhe dy 15-vjeçaret, të cilat, sipas Policisë, kanë pranuar se kishin ushtruar dhunë ndaj 17-vjeçares për motive të dobëta.

Në përfundim të veprimeve të para hetimore, më 9 qershor, materialet procedurale iu referuan Prokurorisë për veprën penale “Dëmtime të tjera me dashje”, ndaj tre shtetaseve të përfshira.

Ndërkohë, më 28 qershor, njëra prej 15-vjeçareve është arrestuar nga specialistët për Hetimin e Krimeve, në koordinim me Prokurorinë e Juridiksionit të Përgjithshëm Fier.

Arrestimi erdhi pas kallëzimit të nënës së saj, e cila deklaroi se ishte dhunuar nga vajza e saj dhe kishte pësuar dëmtime fizike.

Pas procedurave ligjore dhe vlerësimit të autoriteteve kompetente, 15-vjeçarja është dërguar për trajtim në një institucion të specializuar të shëndetit mendor në Tiranë.

Murati del me njoftim të rëndësishëm

Kosova pritet të mbetet ndër ekonomitë me rritjen më të shpejtë në Evropë gjatë pesë viteve të ardhshme, pavarësisht ngadalësimit të përgjithshëm ekonomik në kontinent, sipas parashikimeve të Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN), të cituara nga Euronews.

Ministri në detyrë i Financave, Hekuran Murati, e ka shpërndarë këtë artikull të Euronews.

“Euronews sot ka publikuar një artikull ku tregon se sipas FMN-së, Kosova pritet të jetë ndër top vendet me rritjen ekonomike më të shpejtë gjatë viteve të ardhshme”, ka shkruar Murati.

Sipas Euronews, ekonomitë e vogla evropiane pritet të vazhdojnë të tejkalojnë ritmin e rritjes së eurozonës edhe në fund të kësaj dekade, pavarësisht sfidave që përballen ekonomitë e kontinentit.

Artikulli thotë se Kosova pritet të mbetet një nga ekonomitë me rritjen më të shpejtë në Evropë, pavarësisht madhësisë së saj relativisht të vogël.

“Faktorët që nxisin rritjen janë të veçantë. Paratë e dërguara nga një diasporë e madhe, kryesisht në Gjermani dhe Zvicër, financojnë si konsumin ashtu edhe investimet e bizneseve, ndërsa shpenzimet publike për infrastrukturë dhe thellimi i sektorit bankar i shtohen kësaj tabloje”, thekson ndër të tjera artikulli.

“Njerëz që na demtojnë shendetin”, fermeri ia publikon Adriana Matoshit dokumentin kur vajza e saj u kap me ďrõgë: Unë nuk e heľmoj popullin tim

Fermeri Tafë Çeku i ka reaguar Adriana Matoshit nga Lëvizja Vetëvendosje, e cila së fundmi ka ‘shpërthyer’ me akuza ndaj deputetëve të opozitës dhe disa personaliteteve që i dolën në mbështetje fabrikës së qumështit në Istog rreth zhvillimeve të fundit.

“Kjo shoqni eshte shume n’situate t’rond. Domethon shteti ka ardhe ne pozite me luftu njerez qe na demtojne shendetin, n’anen tjeter dalin langarecat e mbrojne njerin qe don me na shkaktu semundje. N’vend se me raportu, kta e mbrojne te keqen”, tha ajo.

Kësaj deklarate, Çeku i ka reaguar duke ia pubikuar dokemntin e Kaona Sylejmanit, vajzës së Matoshit, e cila ishte kapur me supstanca narkotike nga Policia e Kosovës.

“Unë nuk e helmoj popullin tim se me gjak e kom mbrojtë bashkë më babë e vllaznit, ju jeni të helmuar familjarisht”, tha ai.

 

 

Shuhet në moshën 37-vjeçare këngëtarja e njohur

Këngëtarja britanike Lauren Bennett, një nga zërat kryesorë në hitin “Party Rock Anthem” të grupit LMFAO nga viti 2011, ka ndërruar jetë në moshën 37-vjeçare.

Lajmi u bë i ditur të hënën përmes një postimi në Instagram nga ish-grupi i saj muzikor, G.R.L.

“Me një pikëllim të thellë ndajmë lajmin për ndarjen nga jeta të Lauren-it tonë të dashur. Zemrat tona janë thyer dhe është e pamundur të përshkruajmë me fjalë sa shumë do të thoshte ajo për ne”, thuhet në deklaratë.

Në njoftim nuk u bë i ditur shkaku i vdekjes, ndërsa përfaqësuesit e Bennett-it nuk iu përgjigjën menjëherë kërkesës së BBC-së për koment.

Konflikti mes familjarëve përfundoi me pľagosje me ťhikë

Një konflikt familjar që përfundoi me therje me thikë në Prishtinë ka çuar në arrestimin e të dyshuarit, tetë ditë pas ngjarjes, raporton Sinjali.

Burimet e Sinjalit bëjnë të ditur se rasti kishte ndodhur më 28 qershor, rreth orës 23:30, në rrugën “Bekim Fehmiu”, ku pas një mosmarrëveshjeje verbale, V. G., 43 vjeç, ishte sulmuar me thikë nga djali i axhës së tij, K.G, 33 vjeç.

Si pasojë e sulmit, viktima kishte pësuar lëndime të rënda në këmbë dhe kishte marrë trajtim mjekësor, ndërsa në vendin e ngjarjes kishin dalë njësitë relevante policore për të kryer ekzaminimet dhe mbledhur provat.

Gjatë hetimeve janë intervistuar edhe dy dëshmitarë të rastit, ndërsa pas veprimeve intensive hetimore, më 6 korrik, Policia ka siguruar prezencën e të dyshuarit.

K.G është intervistuar në prani të avokatit mbrojtës dhe, me aktvendim të Prokurorit të Shtetit, është ndaluar për 48 orë, duke u dërguar në Qendrën e Mbajtjes.

Rasti po hetohet si “Lëndim i rëndë trupor”.

Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

AUV reagon pas deklaratës së Vitës: Analizat ende nuk kanë përfunduar

Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë ka reaguar pas deklaratave të bëra nga Qumështorja Vita, e cila ka pretenduar se ka pranuar rezultatet e analizave laboratorike të mostrave të qumështit të marra më 02.07.2026.

AUV ka sqaruar se këto rezultate nuk janë zyrtare dhe se procesi i analizave ende nuk ka përfunduar, duke theksuar se nuk është dërguar asnjë komunikim zyrtar me rezultate.

“Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë demanton lajmin e publikuar lidhur me pretendimet se janë publikuar rezultatet e analizave laboratorike të mostrave të qumështit të marra më 02.07.2026. AUV nuk ka përcjellur asnjë email me rezultate sepse të tilla ende nuk ka”, thuhet në reagimin e institucionit.

Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë ka reaguar pas deklaratave të bëra nga Qumështorja Vita, e cila ka pretenduar se ka pranuar rezultatet e analizave laboratorike të mostrave të qumështit të marra më 02.07.2026.

AUV ka sqaruar se këto rezultate nuk janë zyrtare dhe se procesi i analizave ende nuk ka përfunduar, duke theksuar se nuk është dërguar asnjë komunikim zyrtar me rezultate.

“Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë demanton lajmin e publikuar lidhur me pretendimet se janë publikuar rezultatet e analizave laboratorike të mostrave të qumështit të marra më 02.07.2026. AUV nuk ka përcjellur asnjë email me rezultate sepse të tilla ende nuk ka”, thuhet në reagimin e institucionit.

Theren me thikë dy persona në Rahovec

Dy persona janë arrestuar në Rahovec, pasi dyshohet se kanë therur me thikë dy të tjerë.

Bazuar në raportin e policisë, rasti ka ndodhur mbrëmjen e së dielës, ndërsa bëhet e ditur se viktima kanë pranuar tretman mjekësor.

Ndërkohë, dy të dyshuarit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje.

Alarm për udhëtarët: Kosova u bën thirrje qytetarëve të mos kalojnë nëpër Serbi

Ministria e Jashtme u ka bërë thirrje qytetarëve të Kosovës, përfshirë bashkatdhetarëve që jetojnë në mërgatë dhe planifikojnë të udhëtojnë drejt Kosovës, që t`i përdorin rrugët alternative dhe ta shmangin kalimin përmes Serbisë.

Sezoni i pushimeve ka shtuar ndjeshëm numrin e mërgimtarëve drejt Kosovës që kalojnë nëpër Serbi. Para pak ditësh autoritetet serbe arrestuan Osmam Selmanin nën dyshimet e Serbisë për krime lufte të pretenduara në vitin 1999.

Nga kjo pikë kufitare kalojnë dhjetëra mijëra bashkatdhetarë tanë, viteve të fundit janë shënuar edhe incidente të shumta, që kryesisht kanë të bëjë me kontrolla më të zgjatura dhe marrja në pyetje.

Vetëm Brenda dy viteve të fundit janë raportuar edhe arrestime që kryesisht lidhen me akuza mbi thyerjen e rendit kushtetues të republikës së Serbisë.

Për këtë ka reaguar edhe avokati Arianit Koci, ai thotë se duhet pasur kujdes gjatë kalimit nëpër Serbi

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës apelon që mërgimtarët të përdorin rrugë alternative për ardhje në Kosovë.

MPJD vazhdimisht u ka bërë thirrje qytetarëve të Kosovës, përfshirë bashkatdhetarët tanë që jetojnë në mërgatë dhe planifikojnë të udhëtojnë drejt Kosovës, që të përdorin rrugë alternative dhe të shmangin kalimin përmes Serbisë, duke pasur parasysh rastet e përsëritura të ndalimeve dhe arrestimeve të qytetarëve të Republikës së Kosovës nga autoritetet serbe.

Sipas MPJD përmes Zyrës Ndërlidhëse të Republikës së Kosovës në Serbi, monitoron dhe trajton çdo rast të raportuar nga qytetarët ose familjarët e tyre dhe njoftuar vazhdimisht delegacionin e Bashkimit Evropian në Serbi, si dhe ka dërguar nota verbale pranë misioneve diplomatike të vendeve të Quint-it të akredituara në Serbi. /RTK

Bahtiri: Fermerët po manipulohen, kompania e mbylli vetë punën dhe jo AUV-i

Deputeti i rizgjedhur nga Lëvizja Vetëvendosje, Agim Bahtiri, ka reaguar pas protestës së fermerëve para Ministrisë së Bujqësisë, duke shprehur shqetësim për situatën dhe duke akuzuar kompaninë “Vita” për manipulim të fermerëve.

Sipas Bahtirit, është e pakuptimtë që një kompani të pezullojë vetë aktivitetin e saj vetëm për shkak të një inspektimi rutinor për marrjen e mostrave, pa pasur ende një raport apo vendim zyrtar nga institucionet për mbylljen e saj.

Ai thekson se Inspektorati ka të drejtë ligjore të kontrollojë çdo biznes dhe se një inspektim nuk nënkupton domosdoshmërisht mbylljen e aktivitetit. Bahtiri ngre dyshime se vendimi i kompanisë për të ndërprerë punën mund të jetë bërë për të përdorur fermerët si mjet presioni dhe propagande.

Në reagimin e tij, Bahtiri thekson se mbrojtja e shëndetit të qytetarëve duhet të jetë prioritet absolut i institucioneve të Kosovës. Ai shprehet se çdo biznes që, sipas pretendimeve të tij, zëvendëson qumështin natyral me qumësht pluhur, vaj palme apo përbërës të tjerë të dëmshëm, dëmton konsumatorët dhe fermerët.

Më tej, ai pretendon se kompani të caktuara, të cilat sipas tij kanë përfituar për vite me radhë në dëm të shtetit, po përpiqen të përdorin fermerët për të mbrojtur interesat e tyre.

Në fund të reagimit, Bahtiri u bën thirrje fermerëve të mos bien pre e manipulimeve dhe i siguron se Ministria e Bujqësisë do të vazhdojë të marrë vendime në favor të tyre. Ai apelon që të mos lejohet, sipas tij, që propaganda të mbizotërojë mbi të vërtetën.

Dorëhiqet drejtoresha e Nefrologjisë në QKUK – zbulon arsyen

Drejtoresha e Klinikës së Nefrologjisë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, Mimoza Berbatovci-Ukimeraj, ka dhënë dorëheqje nga kjo pozitë pas pesë vitesh udhëheqje.

Përmes një njoftimi publik, ajo ka bërë të ditur se vendimi i saj erdhi pas, siç ka deklaruar, mungesës së bashkëpunimit institucional me strukturat udhëheqëse të Shërbimit Spitalor dhe Klinik Universitar të Kosovës (SHSKUK) dhe QKUK-së, si dhe për shkak të presioneve të vazhdueshme gjatë ushtrimit të detyrës.

Berbatovci-Ukimeraj ka thënë se ka tentuar ta udhëheqë klinikën me profesionalizëm dhe transparencë, por sipas saj, rrethanat e krijuara kanë vështirësuar realizimin e përgjegjësive në interes të pacientëve dhe stafit mjekësor.

Gjatë mandatit të saj, ajo ka përmendur disa projekte të realizuara, përfshirë funksionalizimin e qendrave të hemodializës në Rahovec dhe Podujevë, futjen e matjes së niveleve të barnave imunosupresive për pacientët e transplantuar, si dhe avancime në shërbimet e trajtimit të pacientëve me sëmundje të veshkave.

Ajo ka bërë të ditur se disa projekte kanë mbetur ende në proces, përfshirë shërbime të reja diagnostikuese dhe renovimin e hapësirave të Klinikës së Nefrologjisë.

Drejtoresha në largim ka falënderuar stafin e klinikës për bashkëpunimin dhe ka theksuar se dorëheqja e saj është një vendim i marrë mbi bazën e përgjegjësisë profesionale.

Mimoza Berbatovci-Ukimeraj ishte emëruar në këtë pozitë përmes një konkursi publik dhe ka udhëhequr Klinikën e Nefrologjisë për dy mandate.