Aksident tragjik në Vushtrri, humbin jetën dy të rinj

Dy persona kanë humbur jetën, si pasojë e një aksidenti fatal në fshatin Smrekonicë të Vushtrrisë.

Sipas policisë, viktimat janë të moshës 22 dhe 24 vjeç, raporton IndeksOnline.

Në njoftimin e policisë, mes të tjerash thuhet.

Rreth orës 02:53, të datës 19 gusht 2026, në rrugën nacionale Mitrovicë–Prishtinë përkatësisht në segmentin rrugor në fshatin Smrekovnicë, ka ndodhur një aksident trafiku me fatalitet.

Sipas të dhënave të para nga vendi i ngjarjes, në aksident është përfshirë një veturë, në të cilën ndodheshin shoferi dhe pasagjeri. Të njëjtit janë dërguar për trajtim mjekësor, ku mjekët kanë konstatuar vdekjen e tyre.

Me urdhër të prokurorit kompetent, trupat e pajetë të viktimave,  meshkuj të moshës 22 dhe 24 vjeç, janë dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.

Njësia Rajonale e Trafikut, në koordinim dhe nën udhëheqjen e prokurorit kompetent, është duke ndërmarrë veprimet hetimore për rrethanat  dhe shkaqet e  aksidentit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *